E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
FRANCË- Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti të dielën në Francë për një vizitë shtetërore organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron. Çështje që variojnë nga Ukraina tek tregtia, pritet të jenë në krye të axhendës së udhëheqësit francez.
Vizita e zotit Xi në Francë, që përkon me 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve shënon fillimin e udhëtimit të tij të parë në Evropë që nga viti 2019. Udhëheqësi kinez pritet të vizitojë gjithashtu Serbinë dhe Hungarinë.
Zgjedhja e Francës nga zoti Xi si vendi i vetëm i madh evropian që do të vizitojë gjatë këtij turneu, tregon ngrohtësinë relative në marrëdhëniet mes dy vendeve që kur zoti Macron zhvilloi vizitën e tij shtetërore në Kinë në prill të vitit 2023. Pekini ra dakord që udhëheqësi francez të luante rolin e ndërmjetësuesit mes Kinës dhe BE-së.
Transmetuesi shtetëror kinez 'CCTV' njoftoi se avioni që transportonte presidentin Xi kishte mbërritur në Paris.
Udhëheqësi i shtetit njëpartiak komunist, me më shumë se 1.4 miliardë banorë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Peng Liyuan, u prit në aeroportin e Parisit Orly nga kryeministri Gabriel Attal.
Të hënën Macron-Xi do të zhvillojnë bisedime në Paris– me pjesëmarrjen edhe të shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen – ndjekur nga një banket shtetëror organizuar nga presidenti francez.
Të martën zoti Macron do të shkojë me zotin Xi në malet e Pirenej, një zonë që ai e vizitonte kur ishte i ri, për një ditë bisedimesh jashtë vëmendjes së publikut.
Një përparësi kryesore e zotit Macron do të jetë paralajmërimi i zotit Xi mbi rrezikun që paraqet mbështetja e Rusisë në sulmin e saj kundër Ukrainës. Zyrtarët perëndimorë janë të shqetësuar se Moska tashmë po përdor makineri kineze në prodhimin e armëve.
Lidhjet e Pekinit me Moskën janë ngrohur që pas sulmit dhe Perëndimi po kërkon mbi të gjitha që Kina të mos furnizojë me armë Rusisë duke rrezikuar të prishë ekuilibrat në konflikt.
“Është në interesin tonë që ta bëjmë Kinën të kontribuojë në stabilitetin e rendit ndërkombëtar”, tha zoti Macron në një intervistë për gazetën 'Economist' që u botua të enjten.
“Ndaj ne duhet të punojmë me Kinën për të ndërtuar paqen”, shtoi ai.
Zoti Macron tha gjithashtu se Evropa duhet të mbrojë "interesat e saj strategjike" në marrëdhëniet ekonomike me Kinën, si dhe akuzoi Pekinin se nuk po respekton rregullat mbi tregtinë ndërkombëtare./VOA
foto ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka njoftuar se Aksioni ushtarak izraelit në Rafah mund të nisë shum...
foto ilustruese JERUSALEM- Autoritetet izraelite bastisën një dhomë hoteli në Jerusalem të përdorur nga Al Jazeera si zyr&eum...
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale,...
foto ilustruese UKRAINA- Ndërsa Ukraina shënoi Pashkët e saj të tretë në luftë, Rusia sulmoi vendin me një bresh&eu...
foto ilustruese SHBA- Ndërkohë që disa shtete amerikane po konsiderojnë metoda të reja për të zbatuar dënimin me vd...
Josep Borrell BRUKSEL- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pranoi se jo çdo shtet anëtar pranon ta shohë Rusinë si kërc&e...
Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën se dialogu me Rusinë duhet të mbahet. “Ne po bëjm&e...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, priten në aeroportin Orly të Parisit nga kryeministri francez, Gabri...
Bernard Hill Bernard Hill i cili luante për rolet në Titanikun dhe "Lord of the Rings", ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai ...
Ivica Daçiç KOSOVA- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot se ka presion per&eum...