I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Administrata e Presidentit Trump vazhdon të theksojë rëndësinë e vënies së tarifave për importet nga Kanadaja, Kina dhe Meksika. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, të tre vendet kanë thënë se do të marrin masa hakmarrëse, ndonëse kanë lënë të kuptohet se janë ende të hapura për dialog dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Të martën hyjnë në fuqi tarifat që Shtetet e Bashkuara kanë vënë ndaj importeve nga Kanadaja, Kina dhe Meksika. Uashingtoni argumenton se këto vende nuk kanë bërë sa duhet për ndaluar hyrjen e fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, foli për këtë çështje një ditë më parë.
“Për këto vende ekziston mundësia që të pajtohen me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe të bëhen partnere me ne për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, për të pranuar shtetasit e tyre të futur ilegalisht në vendin tonë”.
Analistët thonë se tarifat mund të shkaktojnë rritjen e çmimit të perimeve dhe pjesëve të këmbimit për makinat, mes mallrave të tjera që blejnë amerikanët. Presidenti Trump tha të dielën në rrjetin “TruthSocial” se tarifat mund të kenë efekte të vogla negative.
Presidenti shkroi mes të tjerash: “A do të ketë efekte negative? Ndoshta po ndoshta jo. Por ne do ta bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri dhe për këtë ja vlen të paguash çdo çmim”. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, foli për këtë çështje në rrjetin televiziv NBC.
“Nëse rriten çmimet, kjo është për shkak të reagimit të individëve të tjerë ndaj ligjeve të Amerikës”.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, njoftoi të shtunën masa hakmarrëse, përfshirë tarifa prej 25% për mallrat amerikane nëse hynë në fuqi tarifat amerikane. Sidoqoftë, zoti Trudeau ende shpreson tek bashkëpunimi dypalësh. Ambasadorja e Kanadasë në Shtetet e Bashkuara, Kirsten Hillman, foli në emisionin “This Week” të rrjetit ABC.
“Nga ato që po dëgjojmë nga Shtëpia e Bardhë, agjencitë tona, me çfarë po dëgjojmë nga Kina, po përpiqemi të kuptojmë situatën. Është e vështirë ta kuptojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë, por padyshim jemi të hapur ndaj çdo sugjerimi”.
Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, bëri thirrje për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për të trajtuar sfidat e përbashkëta. Ajo shkroi në rrjetin X se vendi i saj është gati të vendosë masa hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara.
Kina njoftoi se do t’i sfidojë tarifat amerikane pranë Organizatës Botërore të Tregtisë, por nuk dha detaje se çfarë kundërmasash po shqyrton ndërsa i kërkoi Uashingtonit që të angazhohet në dialog./ VOA
trump, sheinbaum SHBA- Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të pezullojë për një muajt tarifa ndaj Meksikës. Vendimi p...
foto ilustruese LONDËR- Një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën në pasi u godit me thikë në një shkoll&eum...
foto ilustruese GAZA- Lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës ia ka dobësuar aftësitë luftarake Hamasit – grupi...
grenell, kurti SHBA- I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ndërkombëtare, Richard Grenell ka shprehur...
SHBA- Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH do të diskutojnë një shkurtim ...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë ndërkomb&eum...
foto ilustruese BRITANI- Më shumë njerëz po kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla në fundjavë. Analiza e të dh&e...
Elon Musk SHBA - Punonjësit e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USA-id) u udhëzuan të qëndrojnë j...
GREQI - Tërmetet e forta që kanë goditur Greqinë ditët e fundit kanë shkaktuar problematika në Gjirin e Athinor. Mediat e h...
VATIKAN- Papa Françesku dënoi sot vdekjen e fëmijëve në konfliktet në mbarë botën, duke theksuar në një ko...