Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se ai nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Këshillit të Evropës që do të mbahet në Islandë më 16 dhe 17 maj. Shkak për këtë është hedhja poshtë e kërkesës së Beogradit, që deklaratës, e cila pritet të miratohet në këtë samit, t’i shtohet një fjali në mbrojtje të sovranitetit të Serbisë, pjesë kjo e përpjekjeve të Beogradit për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Zoti Vuçiç tha se Serbia do të përfaqësohet në këtë samit në nivelin më të ulët shtetëror.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ai dhe zyrtarët e tjerë të lartë serbë do e bojkotojnë samitin e ardhshëm të Këshillit të Evropës, që do të mbahet në Islandë më 16 dhe 17 maj.
Zoti Vuçiç e bëri njoftimin pas takimit në Beograd me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai tha se Serbia do të përfaqësohet në “nivelin më të ulët” në samitin e Rejkjavikut, pasi Këshilli i Evropës hodhi poshtë kërkesën e Serbisë që deklarata përfundimtare, ku përmendet integriteti territorial i Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të zgjerohej, duke përfshirë përcaktimin “të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Evropës”, për të përfshirë kështu në të edhe Serbinë.
“Pas refuzimit të kërkesës tonë, duke na bërë të qartë se janë gati të shkelin sovranitetin e Serbisë dhe kartën e OKB-së, kam vendosur, në konsultim me kryeministren Bërnabiç dhe ministrin e jashtëm Daçiç, se Republika e Serbisë do të përfaqësohet në nivelin më të ulët. Unë nuk do të shkoj në Rejkjavik dhe Serbia do të abstenojë nga votimi për deklaratën e tyre. Ne nuk mund ta pengojmë miratimin e tij, por ata do të duhet të pranojnë se ai nuk ishte unanim”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Më 24 prill Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.
Kërkesa i ka kaluar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që do të diskutojë çështjen para se ta hedhë në votim në një nga seancat plenare të Asamblesë Parlamentare. Nëse kërkesa mbështetet nga dy të tretat e vendeve anëtare atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e organizatës. Debatet për këtë mund të shtohen në njërën nga seancat e radhës në muajin qershor apo muajin tetor të këtij viti.
Beogradi vazhdon ta refuzojë njohjen e Kosovës dhe lobon kundër hyrjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
“Ne jemi të gatshëm të mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, por nuk jemi të gatshëm të heqim dorë lehtësisht nga integriteti territorial i Serbisë”, tha zoti Vuçiq.
Ai e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po kërkon konflikt.
“Kur dikush me aq entuziazëm dëshiron konflikt, pothuajse me çdo kusht, siç bën Albin Kurti, sado që përpiqesh të vraposh, të mbulohesh, të tërhiqesh dhe ta shmangësh atë, konflikti vazhdon dhe paqja bëhet më e vështirë për t'u ruajtur”, tha presidenti serb, Vuçiç.
Serbia dhe serbët e Kosovës kërkojnë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Më 18 mars, Prishtina dhe Beogradi ranë dakord verbalisht në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar një plan të mbështetur nga Perëndimi që synon përmirësimin e marrëdhënieve dhe uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Plani përfshin dhënien e një autonomie më të madhe për serbët lokalë, ndërsa Prishtina mban kontrollin përfundimtar dhe që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
Megjithatë, serbët argumentojnë se marrëveshja nuk ka prodhuar rezultate konkrete.
Serbët në veri të Kosovës kanë bojkotuar institucionet lokale dhe nuk morrën pjesë në zgjedhjet e fundit, duke kërkuar më parë krijimin e asociacionit./VOA
SERBI- Gazeta prestigjoze 'New York Times' publikoi disa ditë më parë një artikull për presidentin e Serbisë, Aleksandë...
BELGJIKË- Një operacion blic është zhvilluar nga autoritetet në Belgjikë, në kuadër të së cilës ës...
Ushtria izraelite ka vrarë dy komandantë palestinezë të Xhihadit Islamik në sulmet ajrore në Gaza gjatë ditës së ...
Sot skandon urdhri ekzekutiv i miratuar gjatë pandemisë së koronavirusit, i cili u dha mundësi, për rreth 3 vjet autoriteteve amerika...
Rreth 27 të rinj, kryesisht fëmijë, u plagosën të enjten, më 11 maj, në Finlandë, kur një urë e përkohs...
Prokuroria e Serbisë për krim të organizuar (TOK) njoftoi se është arrestuar një grup personash të dyshuar për trafik ...
Një juri në Manhattan arriti të martën në përfundimin se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duhet të...
SPANJË- Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, hodhi poshtë çdo aludim se marrëdhënia e futbollistit me Georginë...
Dëshmitari i katërt në procesin kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte sekret dhe u d&eu...
Në Mbretërinë e Bashkuar, lindi foshnja e parë e krijuar me ADN-në e tre personave. Ajo erdhi në jetë pas një procedur...