BOTA

The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në shekullin e 19-të

M.B. Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 14:04

The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në

SHBA- Pak vetë e kishin parashikuar se do të shkonte kaq larg. Në një kthesë tronditëse të politikës ekonomike amerikane, Donald Trump ka rritur tarifat për të gjitha importet. Më 2 prill, duke folur nga Rose Garden në Shtëpinë e Bardhë, ai shpalli se SHBA do të vendosë një taksë prej 10% mbi të gjitha importet, si dhe tarifa të larta “reciproke” – shumë më të larta në disa raste – për të ndëshkuar vendet që, sipas tij, kanë trajtuar Amerikën në mënyrë të padrejtë.

Duke shtuar edhe tarifat e mëparshme që ai ka shpallur që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, rezultati është një mur proteksionist rreth ekonomisë amerikane, i ngjashëm me periudhën e fundit të shekullit XIX (shih grafikun). Për Trumpin, këto masa përfaqësojnë një përpjekje për t’i dhënë fund një epoke të gjatë të tregtisë globale të lirë.

Sipas tij, kjo hapje ndërkombëtare u ka mundësuar vendeve të tjera të “shfrytëzojnë” Amerikën. “Për vite me radhë, qytetarët amerikanë që punojnë fort janë detyruar të qëndrojnë në periferi ndërsa vendet e tjera pasurohen dhe fuqizohen, shpesh në kurriz të nesh… tani është radha jonë të lulëzojmë,” deklaroi ai në fjalimin e tij. Tarifat e reja – më të gjera se çdo masë që ka ndërmarrë ndonjëherë më parë – u cilësuan prej tij si një “shpallje e pavarësisë ekonomike”.

Çfarë Trump zgjedh të anashkalojë është fakti se globalizimi ka sjellë mirëqenie të paprecedentë për SHBA-në dhe se vetë vendi ka qenë arkitekti kryesor i rregullave që mbështesin sistemin e tregtisë ndërkombëtare. Nëse Trump arrin të realizojë objektivat e tij, rendi ekonomik i ngritur me kujdes pas Luftës së Dytë Botërore do të rrënohet plotësisht. Në vend të tij, Trump lavdëroi pasurinë e Amerikës në fund të shekullit XIX – një periudhë kur vendi ishte ndjeshëm më i varfër se sot. “Ne mund të jemi shumë më të pasur se çdo vend tjetër, është e pabesueshme,” tha ai.

Bizneset, investitorët dhe diplomatët janë ende duke përpjekur të kuptojnë hollësitë e tarifave të reja. Por në tërësi, këto masa duken më të ashpra sesa edhe skenarët më pesimistë të parashikuar vetëm disa ditë më parë. Sipas firmës së kërkimeve Evercore ISI, importet drejt Amerikës do të përballen tani me një tarifë mesatare të ponderuar prej 24% – një rritje dramatike krahasuar me rreth 2% që ishte një vit më parë.

Për amerikanët dhe botën në tërësi, ka shumë pak kohë për t’u përshtatur. Tarifa e përgjithshme prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat “reciproke” që synojnë vendet me suficit të lartë tregtar bilateral me SHBA-në, do të aplikohen nga 9 prilli. Për të llogaritur këto tarifa reciproke, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ka marrë parasysh nivelin e tarifave të secilit vend ndaj SHBA-së, së bashku me faktorë të tjerë si manipulimi i monedhës dhe barrierat tregtare, duke e ndarë rezultatin për së gjysmës – një “akt bujarie”, siç e quajti vetë Trump.

Megjithatë, të dhënat sugjerojnë se zyrtarët mund të kenë përdorur një metodologji më të thjeshtë: kanë krahasuar deficitin bilateral të SHBA-së me secilin vend si përqindje e importeve nga ai vend – një mënyrë llogaritjeje mjaft e pasaktë dhe e papërpunuar.

Si pasojë, Bashkimi Evropian do të përballet me tarifa prej 20%, India me 27%, dhe Vietnami me 46%. Ndërkohë, Kina do të përballet me një total prej 65% tarifash, pasi tarifa reciproke do të shtohet mbi tarifat ekzistuese. Trump premtoi gjithashtu të mbyllë një “shteg ligjor” që lejon prodhuesit e huaj – shpesh kinezë – të dërgojnë produkte me vlerë më të vogël se 800 dollarë në SHBA pa paguar taksa doganore. Ky veprim pritet të ketë ndikim të madh në sektorin e e-commerce.

Një lehtësim i vogël është se tarifat për sektorë të veçantë – përfshirë edhe tarifën e re prej 25% për makinat – nuk do të shtohen mbi tarifat e vendit përkatës. Kjo do të thotë se, për shembull, automjetet e prodhuara në Gjermani do të përballen vetëm me këtë tarifë 25%, pa u ngarkuar edhe me tarifën shtesë për Bashkimin Evropian. E njëjta logjikë zbatohet edhe për importet e aluminit dhe çelikut.

Malli që vjen nga Meksika dhe Kanadaja, dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës, gjithashtu do të përjashtohet nga tarifat, me kusht që të jenë në përputhje me marrëveshjen USMCA (Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada), të cilën Trump e rinegocioi gjatë mandatit të tij të parë. Produktet që nuk i plotësojnë kushtet do të përballen gjithsesi me një tarifë 25%. Dhe kjo ishte thuajse e tëra sa i përket përjashtimeve.

“Nëse doni që tarifa për produktin tuaj të jetë zero, atëherë prodhojeni këtu në Amerikë,” deklaroi Trump.

Mur i ndërtuar tullë pas tulle

Deri vonë, shumë analistë e interpretonin sjelljen e Trump me njëfarë shprese. Një teori ishte se ai po përdorte tarifat vetëm si një mjet presioni për të marrë lëshime nga vendet e tjera. Teoria tjetër ishte se presidenti do të ndikohej nga tregjet financiare, për të cilat ai kujdesej shumë, dhe se do të tërhiqej nga proteksionizmi nëse investitorët reagonin negativisht.

Të dyja këto ide, që tashmë kishin filluar të dobësoheshin pas valës së tarifave të shpallura që nga janari, u rrëzuan edhe më tej pas deklaratave të tij të 2 prillit. Siç shpjegoi ai vetë – duke përmendur edhe intervista televizive të dhëna rreth 40 vjet më parë – Trump ka qenë gjithmonë skeptik ndaj tregtisë së lirë, duke besuar se vendet e tjera kanë përfituar duke shfrytëzuar Amerikën. Ai nuk fajësoi udhëheqësit e huaj, duke thënë se ata po silleshin me mençuri, por akuzoi pararendësit e tij në Shtëpinë e Bardhë që nuk e mbrojtën interesin amerikan. Sa për tregjet financiare, ai minimizoi rëndësinë e tyre, duke theksuar se suksesi i tij i vërtetë do të matet me rilindjen e fabrikave amerikane.

Kjo natyrisht ngre pyetjen: sa e rëndë do të jetë goditja për tregjet financiare dhe për ekonominë reale në javët dhe muajt në vijim? Indeksi S&P 500, që përfshin korporatat më të mëdha amerikane, ka rënë pothuajse 10% që nga fundi i shkurtit, kur arriti një rekord historik. Në ditët përpara shpalljes së tarifave, tregjet ishin stabilizuar, por sapo Trump përfundoi fjalimin – menjëherë pas mbylljes së tregut – kontratat futures ranë ndjeshëm, duke treguar një rënie të fortë për datën 3 prill.

Kjo tronditje mund të jetë vetëm paralajmërimi i parë i dhimbjes që do të ndiejë jo vetëm tregu, por edhe qytetarët dhe kompanitë në përgjithësi. Për shkak të përmasave dhe shtrirjes së gjerë të tarifave – përfshirë ato ndaj vendeve aziatike si Bangladeshi e Vietnami, që furnizojnë SHBA-në me mallra bazë – çmimet e konsumatorëve pritet të rriten. Inflacioni, që ishte në rënie dhe po kthehej drejt objektivit prej 2% në vit, mund të tejkalojë 4% para fundit të vitit, sipas firmës kërkimore Capital Economics.

Ndërkohë, dëmi për rritjen ekonomike amerikane pritet të jetë shumë më i madh se ç’është parashikuar më herët. Edhe para shpalljes së tarifave, treguesit e besimit të konsumatorëve ishin zbehur, dhe pasiguria në sektorin e biznesit kishte arritur nivele të larta. Megjithatë, shumica e ekonomistëve besonin se, për sa kohë që ekonomia ruante njëfarë vrulli të brendshëm, kjo do të përkthehej thjesht në një ngadalësim. Sot, kjo qasje duket tepër optimiste. Mark Zandi nga agjencia Moody’s paralajmëron se një recesion është i pashmangshëm nëse politikat e shpallura zbatohen plotësisht.

Dhimbja afatshkurtër është një çmim që Trump duket i gatshëm ta paguajë për të përmbushur vizionin e tij. Sipas tij, krahas rikthimit të fuqisë industriale amerikane, tarifat do të gjenerojnë “miliarda dhe miliarda dollarë” për buxhetin, duke mundësuar ulje taksash dhe shlyerje të borxhit kombëtar. Këto pritshmëri duken jorealiste: ndikimi negativ nga tarifa të përhershme që mbrojnë kompani jo-konkurruese do të zbehë çdo përfitim potencial. Por Trump është i bindur se, në “gjeniun” e tij, ai e ka zbuluar mashtrimin që qëndron pas tregtisë globale.

“Tani duhet të fillojmë të kujdesemi për vendin tonë,” u shpreh ai.

Në botën e Trumpit, Amerika – vendi më i pasur dhe më i fuqishëm në botë – është një viktimë, dhe ka ardhur koha të kundërpërgjigjet./ The Economist

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan