Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANA- Paketa e re e politikave tregtarë të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndikojnë te shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Tregu amerikan është i rëndësishëm për eksportin si direkt të bimëve mjekësore, ashtu dhe atë indirekt, nëpërmjet shteteve të BE-së, si Italia dhe Gjermania.
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka pohoi për Monitor se parimisht aplikimi i tarifës për eksport nga zero që është aktualisht drejt SHBA-së pritet të japë efekt te zinxhiri i sektorit, duke nisur që nga fermerët te grumbulluesit dhe përpunuesit.
“Vendosja e tarifës së eksportit do të rëndojë mbi të gjithë fermerët, përpunuesit, grumbulluesit dhe eksportuesit e bimëve mjekësorë. Sektori vuan problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, si për kultivimin dhe grumbullimin e tyre e bimëve në male. Vendosja e një tarife do të sjellë një valë të re çmimesh. Vendi ynë është i ekspozuar ndaj këtyre ndryshimeve, pasi në shtetet ku eksportohet do të synohet të mbrohen konsumatorët me mos ndryshim çmimesh shitjeje, por mund të shkohet drejt uljes së tyre nga eksporti”.
Gjoka tha gjithashtu se Shoqata e Eksportuesve të Bimëve medicinale dhe Aromatike ka nisur studimin e efekteve të mundshme për aplikimin e tarifës 10% për eksportet shqiptare drejt SHBA.
SHBA-të janë tregu kryesor për eksportin e bimëve mjekësore nga Shqipëria, me 32% të totalit të shitjeve në 2024-n. Sipas INSTAT, në vitin 2024, eksportet e bimëve drejt këtij shteti ishin 1.65 miliardë lekë, ose rreth 16.4 milionë dollarë, me një rritje prej 17.5% me bazë vjetore.
Tregu i dytë është Gjermania, me 23% të totalit, por një pjesë e konsiderueshme sërish rieksportohet në SHBA. Drejt Gjermanisë u eksportuan 11.8 milionë euro bimë mjekësore në 2024-n. Tregu i tretë është Spanja, me 7% të totalit, i ndjekur nga Turqia me 5%. Në total, nga Shqipëria u eksportuan 5.1 miliardë lekë bimë mjekësore (rreth 51 mln euro) në vitin 2024, rreth 1.4% e totalit të eksporteve në vend.
Bimët mjekësore, produkti i dytë me vlerën më të lartë i eksportuar në SHBA
Bimët mjekësore janë produkti i dytë me vlerën më të lartë që eksportohet drejt SHBA-ve, me 23% të totalit. Produkti kryesor i eksportuar në SHBA ishte giza dhe çeliku, me vlerë 2.95 miliardë lekë, ose 42% të totalit. Në total, eksportet drejt SHBA-ve ishin 7 miliardë lekë në 2024-n (rreth 70 milionë euro), me një rënie prej 28% me bazë vjetore, si rrjedhojë e tkurrjes së shitjeve të gizës e çelikut. Eksportet drejt SHBA-ve zinin rreth 2% të totalit në vitin 2024./ Monitor
SHBA- Pak vetë e kishin parashikuar se do të shkonte kaq larg. Në një kthesë tronditëse të politikës ekonomike amerika...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për tarifa gjithëpërfshirëse reciproke të mërkurën, duke thën&e...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hodhi poshtë atë që ai tha se ishte “histeri” për të ardhmen e Amerik&eu...
GJERMANI- Ministri i Ekonomisë Robert Habeck shprehet se tarifat e SHBA mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha në mbar...
HUNGARI- Qeveria e Hungarisë ka vendosur të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, menjëherë pasi lideri izraelit Benja...
SHBA- Regjisori fitues i Oscarit, Oliver Stone, do të dëshmojë në Kongres për mijëra dokumente të sapopublikuara qeveritare q...
BRUKSEL- Më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë p&eum...
BOTA- Pyetjes nëse mund të stërvitesh gjatë shtatzënisë, mjekët i përgjigjen me po, sepse në përgjithës...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA, në pë...
UKRAINË- Në verë në Ukrainë mund të ketë zgjedhje presidenciale, shkruan gazeta e përjavshme "The Economist". Por ka p...