Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GJERMANI- Takimi i Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit u zhvillua mes diskutimeve për kontrolin e kufijve nga Gjermania. Fokusi i ministerialit të parë të Procesit të Berlinit për këtë vit ishte në çështjet e sigurisë, migracionit dhe krimit të organizuar. Ministrat nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë nga BE-ja, Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe, ranë dakord në një deklaratë qëllimi që të intensifikojnë bashkëpunimin në këto fusha: "Ramë dakord të përmirësojmë shkëmbimin e të dhënave me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e menaxhimit të migracionit dhe krimit të organizuar", sqaroi në fund të takimit ministrja gjermane e punëve të Brendshme, Nancy Faeser. Konkretisht bëhet fjalë për regjistrimin biometrik të refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm.
Lufta kundër krimit të organizuar
Faeser theksoi nevojën për përfshirjen e autoriteteve financiare dhe sociale në luftën kundër rrjeteve kriminale, me qëllim ndjekjen e pasurive të tyre dhe ndërprerjen e rrjedhave të paligjshme të parave: "Ne do të zbatojmë metodën 'Follow-the-Money' edhe në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që autoritetet e zbatimit të ligjit të mund të identifikojnë, bllokojnë dhe konfiskojnë pasuritë kriminale." Gjithashtu, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht e fokusuar në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, mbetet një prioritet i përbashkët: "Ky aktivitet kriminal duhet të ndalet. Ne duhet të mbrojmë veçanërisht viktimat, gratë dhe fëmijët," shtoi Faeser.
Migracioni i parregullt nga vendet e Ballkanit në ulje
Migracioni i parregullt përmes Rrugës së Ballkanit ka rënë me 77% këtë vit, falë bashkëpunimit me Frontex. Sipas të dhënave, deri më tani janë regjistruar rreth 14,700 emigrantë të paligjshëm në BE përmes kësaj rruge. Ministrat shprehën shqetësim për mbylljen e kufijve dhe kërkuan zgjidhje të përbashkëta në kuadër të BE-së. Ministri grek, Nikos Panagiotopoulos, kërkoi një rregullim të përbashkët në kuadër evropian. Ai tha para gazetarëve, se në veprime të njëanshme, si vendosja e kontrolleve kufitare nga ana e Gjermanisë, qofshin këto edhe të përkohshme, nuk e zgjidhin problemin.
Para 10 vitesh, Gjermania filloi të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, aty marrin pjesë edhe një sërë vendesh antare të BE-së si Bullgaria, Franca, Greqia, Italia, Kroacia, Austria, Polonia, Sllovenia, si edhe Britania e Madhe. Qëllimi është të ndihmojë këto vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar organizatore ishte Shqipëria. Gjermania është organizatorja e këtij viti. Në javët në vazhdim në Berlin zhvillohen një sërë ministerialesh për tema si romët, gender, ekonomi, politika e jashtme, të cilat do të përgatisin samitin e Procesit të Berlinit, që zhvillohet në zyrën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, më 14 tetor./ DW
Foto ilustruese ANGLI- Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Britanisë të mos kopjojë qasjen e Italisë...
Vucic SERBI- Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë pë...
KOSOVË- Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajt&eu...
BRUKSEL- Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar që kryengociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi të...
SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump, i është kthyer aktiviteteve të fushatës zgjedhore ...
SERBI- Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçi...
UELLS- Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në punë për herë të parë që kur njoftoi se ka p&...
AUSTRALIA- Policia australiane ka njoftuar se depërtuar në aplikacionin 'Ghost', një program i koduar komunikimi global i ndërtuar pë...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka falënderuar gruan që pikasi autorin që dyshohet se po planifikonte atentat n...
SPANJË- Një turiste gjermane vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen të hënën, rreth 500 kilometra larg arkipelagut të Ishujve...