BOTA

Projekti madhor kinez që sinjalizon thellimin e lidhjeve të Pekinit me Turqinë

n.f Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 20:05
Projekti madhor kinez që sinjalizon thellimin e lidhjeve të Pekinit me
China Electric Vehicles

KINA- Njoftimi se gjigandi kinez i makinave BYD do të ndërtojë një fabrikë me vlerë miliarda dollarësh në Turqi shënon një kthesë të madhe në marrëdhëniet midis dy vendeve. Njoftimi vjen pas vitesh tensionesh për shkak të mbështetjes së Ankarasë për pakicën ujgure në Kinë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, të dy vendet po gjejnë gjithnjë e më shumë gjuhë të përbashkët, jo vetëm për çështje ekonomike, por edhe ato diplomatike.

Në muajin korrik, gjigandi kinez i makinave BYD nënshkroi një marrëveshje për të ndërtuar një fabrikë me vlerë miliarda dollarësh në Turqi. Fabrika do të prodhojë 150,000 automjete në vit, kryesisht për tregun e Bashkimit Evropian. Analistët thonë se marrëveshja shënon një pikë kthese në marrëdhëniet turko-kineze.

“Kjo marrëveshje mund të ulë deficitin tregtar të Turqisë. Për Kinën, marrëveshja është gjithashtu e rëndësishme sepse produktet e prodhuara në Turqi do të përjashtohen nga tarifat për faktin se Turqia ka marrëveshje me Bashkimin Evropian për doganat”, thotë Sibel Karabel, drejtoreshë e departamentit të Azi-Paqësorit në Universitetin ‘Gedik’ në Stamboll.

Analistët thonë se plani për këtë fabrikë është një mënyrë për të shmangur tarifat e reja të BE-së për automjetet kineze. Ata thonë se investimi i ri është gjithashtu shenjë e një ndryshimi në politikën e Pekinit pas viteve të shmangies së investimeve në Turqi.

“Investime kineze nuk ka në Turqi sepse Kina e sheh Turqinë si një vend me rrezik të lartë politik në rajon”, thotë Ceren Ergenc, ekspert për Kinën i Qendrës për Studimin e Politikave Evropian.

Kjo po ndryshon tani dhe disa pjesëtarë të pakicës ujgure janë të shqetësuar që Turqia po i braktis. Ankaraja ka qenë kritike ndaj shtypjes që Pekini i bëri minoritetit kryesisht mysliman të ujgurëve. Turqia u ka ofruar strehim shumë ujgurëve. Analistët thonë se disidentët ujgurë kanë frikë që investimi kinez prej miliarda dollarësh në Turqi mund të ketë qenë pjesë e një marrëveshjeje që është arritur gjatë vizitës së realizuar së fundmi të ministrit të jashtëm turk Hakan Fidan në Kinë.

“Ka spekulime se pala kineze po bën trysni për ratifikimin e marrëveshjes për ekstradim duke kërkuar që ujgurët e strehuar në Turqi, të paktën disa prej tyre, të kthehen për tu përballur me gjyqe në Kinë”, thotë Cagdas Ungor nga Universiteti i Marmarës.

Të tjerë thonë se ndryshimi i politikave të Kinës ndaj Turqisë, vend anëtar i NATO-s, mund të jetë pjesë e një gare në rritje, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, për ndikim global. Analistët thonë se Ankaraja dhe Pekini po gjejnë gjithashtu gjuhë të përbashkët diplomatike, duke përfshirë edhe kritikat ndaj luftës së Izraelit kundër Hamasit.

“Nëse e shikoni çështjen e Gazës momentalisht, Turqia dhe Kina kanë qëndrim të ngjashëm. Politikat e tyre të jashtme janë të ngjashme duke qenë shumë më ndryshe se ato të vendeve të perëndimit. Edhe në nivelin rajonal, Kina duket të jetë një partner shumë më i mirë se sa vendet e perëndimit”, thotë analisti Cagdas Ungor.

Ankaraja e përshëndeti pritjen që Pekini iu bëri udhëheqësve palestinezë gjatë muajit korrik. Lufta e Izraelit ka rrezik të përshkallëzohet dhe analistët thonë se kjo mund ta afrojë edhe më shumë Kinën me Turqinë./ VOA

china electric vehicles turqia pekin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë