Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
GJEORGJIA- Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjentët e huaj”, i cili pritet të kalojë në leximin përfundimtar në Parlamentin e Gjeorgjisë, kanë vazhduar në kryeqytetin gjeorgjian. Qytetarët gjeorgjianë marshuan në kryeqytet mbrëmjen e 7 majit në shenjë kundërshtimi të vendimeve të Qeverisë për të sjellë legjislacione të cilat rrezikojnë dëmtimin e marrëdhënieve të Tbilisit me Perëndimin.
Ata marshuan nga ndërtesa e Parlamentit në drejtim te zyrave qendrore të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ku u përballën me një kordon policor. Disa prej tyre bartnin flamuj të BE-së dhe të Gjeorgjisë. Nuk u raportua për dhunë. Në protestat tashmë javore kundër, siç e quajnë kritikët “ligjit rus”, ka pasur nganjëherë edhe veprime të ashpra policore për shpërndarjen e turmave. Raportohet se ka pasur përdorim të plumbave të gomës, arrestime dhe banda të cilat i kanë sulmuar demonstruesit.
Njëri prej organizatorëve të protestës më të fundit, Zviad Tsetskhladze, tha se kundërshtarët e projektligjit e kanë krijuar një grup, i cili do të përpiqet të sigurojë mbështetje financiare për individët të cilët pushohen nga puna e tyre në sektorin publik, për shkak të kundërshtimit të projektligjit. Dhjetëra mijëra gjeorgjianë kanë dalë në rrugët e Tbilisit dhe të qyteteve të tjera në protestat të cilat kanë hasur në përgjigje të ashpër policore, si sprej kimik dhe gaz lotsjellës, topa uji, dhe siç dyshohet, edhe plumba gome. Projektligji i detyron mediat dhe organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse të regjistrohen si “ndjekëse të interesave të një pushteti të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e të ardhurave të tyre vijnë nga jashtë.
Qeveria ngul këmbë se ligji do të jetë në përputhje me standardet e BE-së dhe se qëllimi i vetëm i tij është rritja e “transparencës” dhe parandalimi i “ndikimit të dëmshëm nga jashtë” në skenën politike të vendit. Projektligji pritet të hidhet në votim për leximin e tretë dhe të fundit deri më 13 maj. Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj duket se i kanë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë projektligj dhe, mbase, edhe për ta rrëzuar veton, të cilët presidentja Salome Zourabichvili është zotuar se do ta përdorë.
Liderët e BE-së kanë thënë se zbatimi i këtij ligji do të ndikojë në shpresat e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar bllokut. Projektligji është dënuar edhe nga SHBA-ja, e cila ka qenë mbështetësja më e madhe e ish-republikës sovjetike në vitet e fundit./ REL
Foto nga vendi i ngjarjes UKRAINA- Zyrtarët ukrainas thanë mëngjesin e së mërkurës se ushtria ruse e ka goditur infrastruktur...
Foto ilustruese SERBI- Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 majit për një vizitë dyditore n&...
PRISHTINË- Një aksident mes dy automjeteve është regjistruar ditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur...
Deputeti Andrew Bowie flet gjatë pyetjeve gojore për Departamentin për Sigurinë e Energjisë dhe Net Zero në Dhomën e Komuna...
Foto ilustruese RUSIA- Rusia ka bombarduar sërish territorin e saj në afërsi të vijës kufitare me Ukrainën. Mësohet se a...
landy parraga EKUADOR- Një postim në Instagram me një foto të ushqimit që po konsumonte duket se është ajo që ...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izrae...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Teksa ka komentuar sulmet ruse të mbrëmjes së 7 dhe 8 majit, presidenti Volodymyr Zelensky ka thën&eu...
foto ilustruese EVROPË- Bota përjetoi temperatura të jashtëzakonshme në prill, pasi u regjistruan rekorde mujore të...
astrazeneca SHBA- AstraZeneca ka njoftuar se po tërheq vaksinën e saj "Vaxzevria" kundër Covid-19 muaj pasi pranoi se&nb...