Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli kishte vendosur ta pushtonte qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën vonë.
Dërgesa e pezulluar përmbante bomba prej 900 dhe 225 kilogramësh, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonime. Shqetësimi i SHBA-së ishin këto bomba të mëdha dhe se si Izraeli do t’i përdorte ato në vendbanime me popullsi të dendur. Izraeli nuk i ka “adresuar plotësisht” shqetësimet e SHBA-së për nevojat humanitare të civilëve në Gazë, sipas zyrtarit amerikan.
Më shumë se 1 milion civilë janë strehuar në Rafah, pasi kanë ikur nga pjesë të tjera të Gazës në luftën që Izraeli po e zhvillon kundër Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. SHBA-ja i ka dhënë Izraeli ndihmë jashtëzakonisht të madhe ushtarake historikisht. Kjo ndihmë është rritur dukshëm pas sulmit që Hamasi e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë.
Pezullimi i furnizimit me bomba është treguesi më i madh deri tani i rritjes së mospajtimeve mes Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, e cila i ka bërë thirrje Izraelit të bëjë shumë më shumë për t’i mbrojtur jetët e civilëve të pafajshëm në Gazë.
Të martën, trupat izraelite e morën nën kontroll pikëkalimin kufitar kryesor në Rafah. SHBA-ja e përshkroi këtë si një operacion të kufizuar që nuk ishte pushtim i plotë i Rafahut nga Izraeli, pasi Bideni vazhdimisht i ka bërë thirrje Netanyahut të mos e bëjë një gjë të tillë. Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej së Izraeli e nisi luftën në enklavën palestineze tetorin e kaluar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Marrë nga REL
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Teksa ka komentuar sulmet ruse të mbrëmjes së 7 dhe 8 majit, presidenti Volodymyr Zelensky ka thën&eu...
foto ilustruese EVROPË- Bota përjetoi temperatura të jashtëzakonshme në prill, pasi u regjistruan rekorde mujore të...
astrazeneca SHBA- AstraZeneca ka njoftuar se po tërheq vaksinën e saj "Vaxzevria" kundër Covid-19 muaj pasi pranoi se&nb...
Përfaqësuesit SUEDIA- Mbrëmjen e shkuar ka startuar Festivali europian i këngës, "Eurovision Song Contest 2024" ku dhe u zhvi...
foto ilustruese SHKUP- Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhje të dyfishta. Për zgjedhjet presidenciale janë...
Eurovizion SUEDI- Megjithëse Eurovizioni pretendon gjithnjë se është vetëm një event kulturor, shpesh ngarkesa politike e fes...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Më 8 maj zhvillohen zgjedhjet presidenciale (raundi i dytë) dhe ato parlamentare. Rezultatet do të jen&eu...
Foto ilustruese BRAZIL- Një punëtor ndërtimi brazilian është shpëtuar mrekullisht nga mjekët pasi ra nga lartësia g...
Pamje nga vendi i ngjarjes KENIA- Një pallat u shemb të martën mbrëma në Nairobi ku janë bllokuar katër person...
Porti GAZA- Ushtria amerikane ka përfunduar ndërtimin e skelës lundruese në Gazë, e cila do të përdoret për d&...