“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
SHBA- Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra protestues propalestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në kampusin e Universitetit të Kolumbias në orët e vona të 30 prillit. Pas arrestimeve, policia arriti t’i shpërndajë protestuesit, gjë që të cilët udhëheqësia e universitetit kishte tentuar të bëjë që gati dy javë.
Menjëherë pasi policia hyri brenda ndërtesës ku protestuesit po rrinin, presidentja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik, publikoi një letër në të cilën i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj, dy ditë pas ceremonisë së diplomimit, “për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet të mos rivendosen”.
Brenda tre orëve, protestuesit u larguan nga kampusi, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se u bënë “dhjetëra” arrestime.
“Kolumbia do të jetë krenare për këta studentë pas pesë vjetësh”, tha Sueda Polat, studentet e Universitetit të Kolumbisë, që mori pjesë në koalicionin e grupeve studentore për organizimin e protestave.
Ajo tha se studentët nuk përbëjnë rrezik dhe i bëri thirrje policisë që të tërhiqej, në një intervistë të dhënë gjatë kohës sa policët i bërtisnin asaj dhe të tjerëve që të tërhiqeshin ose të largoheshin nga kampusi. Protestuesit kishin tre kërkesa për Universitetin e Kolumbisë: tërheqje nga bashkëpunimi me kompanitë që mbështesin qeverinë izraelite, transparencë më të madhe për financat e universiteteve dhe amnisti për studentët dhe fakultetet e ndëshkuar me masa disiplinore gjatë protestave.
Presidentja Shafik ka thënë se Kolumbia nuk do të heqë dorë nga të ardhurat financiare nga Izraeli. Në vend të kësaj, ajo ofroi të investonte në shëndetësi dhe arsim në Gazë dhe t'i bënte më transparente investimet e Kolumbisë. Në letrën e saj të publikuar më 30 prill, Shafik tha se protestuesit kishin vandalizuar pronën e Universitetit dhe se ata janë pezulluar nga universiteti.
Izolimi brenda ndërtesës së fakultetit filloi gjatë natës kur protestuesit thyen xhamat, hynë brenda dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Hind's Hall”, si shenjë se ata donin ta riemërtonin ndërtesën në nder të një fëmijë 6-vjeçar palestinez të vrarë në Gazë nga ushtria izraelite. Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe ofensiva izraelite që pasoi kanë shkaktuar protestat më të mëdha studentore në SHBA që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.
Protestuesit propalestinezë u mblodhën gjithashtu në City College të Një Jorkut, me universitetin që i urdhëroi ata të largoheshin nga kampusi, tha zëvendëskomisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Kaz Daughtry. Dhjetra protestues u arrestuan, raportoi Neë York Times. Daughtry tha gjithashtu se universiteti kishte kërkuar praninë e policisë për të ndihmuar në shpërndarjen e protestuesve. Shumë nga protestat nëpër SHBA janë pritur me kundërprotesta që i akuzojnë ata për nxitje të anti-semitizmit.
Pala propalestineze, përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gazq, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikat ndaj qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut. Çështja ka marrë ngjyrime politike në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, me republikanët që akuzojnë disa administratorë të universiteteve për mbylljen e syve ndaj retorikës anti-semitike. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, të martën e quajti hyrjen me forcë brenda ndërtesave të kampusit “qasje të gabuar”./ REL
Foto ilustruese BRUKSEL- “Big Bang”, Ribashkimi i madh europian u realizua më 1 maj 2004 me raundin e madh të zgjerimit lindor. Por t...
Foto nga vendi i ngjarjes KINA- Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në provincën Guangdong, në Kinë, nga sh...
Harta KROACIA- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 ë në Kroaci përgjat...
Foto ilustruese SHBA- Çmimet e naftës ranë me 1% të martën, duke zgjeruar humbjet nga e hëna, si pasojë e rritjes s&eu...
Donald Trump SHBA- Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon...
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar “mot jashtëzakonisht të nxehtë” në qytetet verilindore të vendi...
Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit ra me 33.6% në gjashtë muajt e parë të mandatit të Presidentit Luiz Inácio L...
Të gjitha aktivitetet eksploruese të Ocean Gate janë pezulluar. Kjo masë u mor pas fundosjes së Titanit muajin e kaluar, që...
Walt Nauta, ndihmës i ish-Presidentit Donald Trump deklaroi se ishte i pafajshëm për akuzat se kishte ndihmuar ish-shefin e tij t’u fsheh...
Kompania “Meta” në pronësi të Mark Zuckerberg ka lancuar zyrtarisht të mërkurën një aplikacion të ri t&eum...