BOTA

Protestat e dhunshme në Torino, të paktën 11 të plagosur. Meloni: Këto nuk janë protesta, por sulm ndaj shtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Janar 2026, 22:31
Protestat e dhunshme në Torino, të paktën 11 të plagosur.

Përplasje të rënda dhe akte dhune u regjistruan në Torino gjatë manifestimit në mbështetje të qendrës sociale Askatasuna, ku u mblodhën grupe antagoniste nga e gjithë Italia. Bilanci paraprak flet për të paktën 11 të plagosur, mes tyre efektivë të forcave të rendit, si dhe 10 persona të arrestuar.

Gjatë trazirave u sulmua edhe një trupë e gazetarëve RAI, ndërsa një agjent policie u rrethua dhe u godit brutalisht me mjete metalike.

Sipas autoriteteve, në orët e mbrëmjes grupe autonome dhe anarkistësh u shkëputën nga kortezhi kryesor dhe tentuan të çanin kordonët e policisë. Përplasjet më të ashpra ndodhën pas kampusit universitar Einaudi dhe më herët në Corso Regina Margherita 47, ish-selia historike e Askatasuna-s, e liruar nga policia në dhjetor pas gati 30 vitesh banimi të paligjshëm.

Manifestuesit hodhën shishe, gurë, bomba artizanale, fishekzjarre të ndërtuara me tuba metalikë, tymuese dhe sende të ndryshme të marra nga rruga. U dogjën kazanë mbeturinash, u shkatërruan pajisje urbane dhe u dëmtua edhe një mjet i blinduar i policisë, flakët e të cilit u shuan nga vetë efektivët. Policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ndërhyrje për shpërndarjen e turmës. Përballja direkte zgjati mbi një orë e gjysmë.

Në manifestim morën pjesë rreth 15 mijë persona sipas forcave të rendit, ndërsa organizatorët pretendojnë deri në 50 mijë. Mes pjesëmarrësve kishte sindikata bazë, aktivistë të qendrave sociale, lëvizjen No Tav, figura publike si ilustratori Zerocalcare, si dhe disa politikanë të së majtës.

“Është goditur Shteti”

Qeveria italiane e ka cilësuar dhunën e ushtruar si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shtetit. Objektiv i sulmeve ishin forcat e rendit përfaqësues të autoritetit shtetëror  si dhe pronat publike dhe rendi kushtetues. Tentativat për të thyer kordonët e sigurisë, përdorimi i mjeteve të rrezikshme dhe dëmtimi i infrastrukturës publike janë interpretuar si përpjekje për të sfiduar autoritetin e shtetit dhe ligjin.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, duke deklaruar: “Këto nuk janë protesta apo mospajtim, por sulme të dhunshme me qëllim goditjen e Shtetit dhe atyre që e përfaqësojnë. Dhe për këtë arsye duhet të trajtohen për atë që janë, pa asnjë justifikim dhe pa asnjë tolerancë.”

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, telefonoi këtë mbrëmje ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi për të shprehur solidaritetin e tij ndaj agjentëve të sulmuar dhe forcave të rendit. Edhe kryetari i bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, i dënoi ashpër ngjarjet, duke i cilësuar si “skena të tmerrshme” dhe njoftoi se Bashkia do të paraqitet si palë civile kundër autorëve të dhunës.

Reagime të forta pati edhe nga forcat politike, shumica e të cilave dënuan aktet e dhunës dhe shprehën solidaritet me policinë dhe gazetarët e sulmuar. Autoritetet kanë paralajmëruar se përgjegjësit do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.

“Ato që vijnë nga Torino janë pamje të papranueshme të një dhune të patolerueshme. Solidariteti im dhe i të gjithë Partisë Demokratike shkon për efektivët e forcave të rendit dhe gazetarët e goditur, si edhe për qytetin e Torinos, të cilët kanë pësuar një agresion kriminal nga grupe të dhunshme të organizuara dhe me fytyra të mbuluara. Dënimi ynë i dhunës është, si gjithmonë, më i vendosuri dhe shpresojmë që agresorët të identifikohen sa më shpejt",  u shpreh sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

“Çfarë ndodh në Torino konfirmon se kush janë dhunuesit e vërtetë dhe kush përfaqëson rrezikun autentik për bashkëjetesën civile dhe për demokracinë tonë: antagonistët, të strehuar në qendra sociale të zëna në mënyrë të paligjshme, edhe falë mbështetjeve politike të mirë identifikueshme. 


Edhe këtë herë, nga e majta do të dëgjojmë arsyetime hipokrite dhe surreale që synojnë të minimizojnë përgjegjësitë e këtyre delinkuentëve. Do të ketë dallimet e zakonshme mes “mirësisë” së kauzës për të cilën u protestua dhe disa manifestuesve të padisiplinuar që duhen ‘kuptuar’, por jo dënuar. Me gjasë, sot si dje, për ndonjë mendjehapur duhet të mbrohen sepse, edhe pse gabojnë, janë gjithsesi shokë lufte", deklaroi në një notë zyrtare Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë