Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Prania e Laura Loomer, një prej teoricieneve të konspiracionit të së djathtës në fushatën e fushatën e Donald Trump ka ngritur shqetësimin, edhe tek disa republikanë për ndikimin që ajo mund të ketë tek kandidati për President. Loomer është e njohur për retorikën e saj anti-myslimane dhe për përhapjen e teorive konspirative. Gjithashtu ajo është një nga mbështetëset e teorisë se sulmet e 11 shtatorit ishin një punë e brendshme e kryer nga qeveria amerikane.
Laura Loomer, iu bashkua ish-presidentit Trump në një aktivitet të mërkurën në përkujtimin e sulmeve, duke bërë që shumë vetulla të ngrihen dhe duke shkaktuar zemërim në disa media amerikane. Ndërkohë të martën, 31-vjeçarja udhëtoi për në Filadelfia në bordin e avionit të Trump për debatin presidencial. Momenti më pikant i atij debati mbeti ai kur Trump përsëriti një pretendim të pabazuar se emigrantët e paligjshëm nga Haiti kanë ngrënë kafshë shtëpiake në një qytet të vogël të Ohajos.
“Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje” tha Trump.
Trump tha se po përsëriste pretendimet që kishte dëgjuar në televizion, por teoria u përhap pikërisht nga Loomer një ditë para debatit. Të hënën ajo i përsëriti këto pretendime për 1.2 milionë ndjekësit e saj në “X”. Teksa niveli i aksesit që Loomer ka te Trump është i paqartë edhe kandidati për zv.President, JD Vance ka përhapur gjithashtu teoritë e pabaza të saj. Prania e saj në Filadelfia ka bërë që disa republikanë ta fajësojnë atë për pretendimin e pabazë që ish-presidenti mbajti në debat. Një burim anonim i afërt me zyrën e fushatës së Trump tha për gazetën amerikane “Semafor” se ata ishin “100%” të shqetësuar për afërsinë e Loomer me Trump.
“Pavarësisht nga ndonjë pengesë që fushata e Trump i ka vënë asaj, nuk mendoj se po funksionon”, citohet burimi.
Një burim tjetër, megjithatë, i tha gazetës se Loomer nuk ndërhyri në përgatitjet e debatit dhe tha se ajo ishte një person pozitiv për të qëndruar pranë. Loomer nuk iu përgjigj disa kërkesave për koment nga BBC. Por në X, ajo shkoi se po vepron në mënyrë të pavarur për të ndihmuar Trumpin, të cilin ajo e quajti shpresa e fundit e kombit tonë. Gazetarëve të shumtë që më thërrasin dhe më kërkojnë me obsesion të flas me ta sot, përgjigja është jo ka shkruar ajo.
“Unë jam shumë e zënë duke punuar me temat dhe hetimet e mia dhe nuk kam kohë të argëtoj teoritë tuaja konspirative”, tha loomber.
E lindur në Arizona në vitin 1993, gazetarja e vetëquajtur investigative ka punuar si aktiviste dhe komentatore për organizatat përfshirë “Project Veritas” dhe “Infowars” të Alex Jones. Në vitin 2020, ajo kandidoi (me mbështetjen e Trump) si kandidate republikane për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në Florida, por humbi nga demokratja Lois Frankel.
Ajo u përpoq përsëri dy vjet më vonë, kur pa sukses tentoi të rrëzonte përfaqësuesin Daniel Webster në zgjedhjet paraprake republikane në një distrikt tjetër të Floridës. Tashmë, ajo njihet për mbështetjen e saj vokale ndaj Trump dhe për promovimin e një vargu të gjatë teorish konspirative, duke përfshirë pretendimet se Kamala Harris nuk është me ngjyrë dhe se djali i miliarderit George Soros po dërgon mesazhe të fshehta duke bërë thirrje për vrasjen e Trump.
Këto postime e bënë atë të ndalohej nga një numër platformash, duke përfshirë Facebook, Instagram për komente fyese për shoferët myslimanë. Ajo dikur e përshkroi veten si një “islamofobe krenare”. Loomer merr pjesë shpesh në aktivitete në mbështetje të Trump dhe është parë më parë në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago. Vitin e kaluar, New York Times raportoi se Trump kishte shprehur interes për ta punësuar atë për fushatën e tij, duke u tërhequr vetëm pasi ndihmësit e tij kryesorë shprehën shqetësimin se ajo mund të dëmtonte përpjekjet e tij elektorale.
Papa Françesku SHBA- Papa Françesku ka kritikuar ashpër ish-presidentitn Donald Trump dhe Kamala Harris teksa e përshkroi zgjedhje...
ZVICËR- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrsajen e modeles zviceriane, Kristina Joksimoviç nga bashkëshorti i saj...
TURQI- Një raketë e dyshuar ruse goditi një anije mallrash të drejtuar nga Turqia në rrugë për në Ukrainë, af&eum...
Aleksandar Vuçiç BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se politikanët dhe autorite...
KOSOVA- Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me ...
SHBA- Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do t&...
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme p&...
Aleksandar Vuçiç BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditën e sotme ka nisur të njoftojë masat ...
RUSI- Ministria e Brendshme ruse ka vendosur në një listë të personave në kërkim disa gazetarë nga media italiane, gjermane...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimet që vijnë nga Serbia duke thënë se presidenti ...