Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Phenianin më 18-19 qershor për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un. Putin e ka vizituar për herë të fundit këtë vend në vitin 2000. Teksa Perëndimi vazhdon të izolojë Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, analistët kanë vërejtur që Koreja e Veriut është bërë secilën herë e më e vlefshme për Moskën.
Nga këndvështrimi i Koresë së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë nuk kanë qenë gjithmonë aq të ngrohta sikurse në epokën e Bashkimit Sovjetik, mirëpo ky shtet e ka nuhatur mirë nevojën e Moskës për më shumë miq.
Koreja e Veriut, vend komunist, është krijuar në fillim të Luftës së Ftohtë, me përkrahje të Bashkimit Sovjetik. Koreja e Veriut ka luftuar me Korenë e Jugut në periudhën 1950-1953, me ndihmë të konsiderueshme të Kinës dhe Bashkimit Sovjetik.
Koreja e Veriut është varur me dekada prej ndihmës sovjetike dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitet ’90 ka kontribuuar në rritje të shkallës së urisë në Korenë e Veriut. Kim, i cili ka ardhur në pushtet më 2011, ka pasur në fillim marrëdhënie të ftohta me Rusinë dhe Kinën, kur të dyja vendet u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut për kryerje të testimeve bërthamore.
Rusia i është bashkuar Kinës në thirrjet kundër sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut, duke bllokuar kështu nismën e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në mars, Rusia e ka bllokuar edhe vazhdimin e monitorimit të programit verikorean prej një ekipi ekspertësh të OKB-së, të cilët analizojnë nëse Pheniani po vepron në kundërshtim me sanksionet.
Pas testimit të fundit bërthamor më 2017, Kimi ka marrë hapa për të përmirësuar lidhjet me Rusinë dhe e ka takuar Putinin për herë të parë më 2019, në qytetin rus, Vlladivostok. Në shtator të vitit të kaluar, Putin e ka mirëpritur Kimin në hapësirën Vostoçni në Lindje të Largët të Rusisë dhe është zotuar se do t’i ndihmojë Koresë së Veriut që të ndërtojë satelitë, dhe që dy vendet do të shtrijnë bashkëpunimin në shumë fusha.
Duke përmendur rëndësinë e thellimit të lidhjeve, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ka vizituar Phenianin në korrik të vitit 2023 dhe ka marrë pjesë në një paradë ushtarake, në të cilën janë prezantuar edhe raketat e ndaluara balistike.
Prej kur Kim dhe Putin janë takuar vitin e kaluar, është vërejtur një thellim bashkëpunimi dhe vizita më të shpeshta të delegacioneve të specializuara në shumë fusha: bujqësi, kulturë, e deri te ato që merren me kopshte zoologjike.
Koreja e Veriut i ka ofruar mbështetje publike Moskës për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Ky ka qenë një ndër vendet e pakta që njeh pavarësinë e territoreve ukrainase që Rusia i konsideron të vetat, dhe që shpreh mbështetje të hapur për aneksimin e disa pjesëve të Ukrainës nga ana e Moskës. Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende tjera, e kanë akuzuar Korenë e Veriut për transferim të armëve në Rusi, që ajo më pas t’i përdorë në Ukrainë.
Një raketë e nisur në qytetin ukrainas të Harkivit, më 2 janar të këtij viti, ka qenë raketë verikoreane, Hwasong-11, e nisur prej territorit rus, sipas një ekipi monitoruesish të OKB-së. Si Moska, ashtu edhe Pheniani i kanë hedhur poshtë akuzat, mirëpo janë zotuar se do të thellojnë lidhjet ushtarake.
Shoigu u ka thënë mediave ruse vitin e kaluar se Moska është duke diskutuar mundësinë e mbajtjes së një parade të përbashkët ushtarake me Korenë e Veriut.
“Pse jo, ata janë fqinjët tanë. Është një fjalë e urtë ruse që thotë se fqinjët nuk i zgjedh dot dhe është më mirë të jetosh me fqinjët në paqe dhe harmoni”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar ministrin rus.
Më 2022, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë rikthyer udhëtimet me trena, për herë të parë prej ndërprerjes së tyre si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Në tren ka qenë një ngarkesë e pazakonshme: 30 kuaj të racës së pastër. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Rusia i ka rikthyer eksportet e naftës në Korenë e Veriut, për herë të parë qysh prej vitit 2020.
Verikoreanët bëjnë më së shumti tregti me Kinën, mirëpo Rusia është partnere potencialisht e rëndësishme, kanë thënë ekspertët. Moska e ka mohuar se ka shkelur sanksionet e OKB-së kur ka eksportuar naftë në Phenian.
Zyrtarët rusë kanë diskutuar hapur mundësinë e punësimit të 20.000 deri në 50.000 punëtorëve verikoreanë, pavarësisht se rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalojnë praktika të tilla.
Zyrtarët rusë dhe liderët e rajoneve të pushtuara në Ukrainë kanë diskutuar edhe mundësinë e punësimit të punëtorëve verikoreanë, për të ndihmuar në rindërtim të pjesëve të shkatërruara prej luftës.
Marre nga REL
Millosh Vuçeviç SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç tha në Athinë, pas më shumë se një ore ...
Nëndetësja SHBA- 1 vit pasi nëndetësja private Titan shpërtheu me pesë pasagjerë në bord qershorin e kaluar, planet...
GJERMANI- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur ditën e djeshme mes serbëve dhe anglezëve. Siç raportohet një tifoz i ...
MOSKA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut të mart&...
RUSI- NATO-ja është angazhuar në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore në gjendje gatishmër...
TEKSAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas pas disa të shtënave me armë nga një i ri. Bëhet me diej se dy p...
PALESTINË- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan bota duhet të marrë masa kundër Izraelit. Përmes një videokonference ai dh...
foto ilustruese ITALIA- Mbrëmjen e djeshme në detin Jon, 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, një varkë ...
ITALI- Një 52-vjeçar është arrestuar në Itali në ditën e parë të lirisë pas 22 viteve në burg. B...
RUSI- Eksperti ushtarak rus Igor Korotchenko ka thënë kohët e fundit në televizionin shtetëror se Kremlini planifikon të sulmoj&...