Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

RUSI- NATO-ja është angazhuar në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore në gjendje gatishmërie, duke i zhvendosur ato nga depot, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, deklaroi të hënën shefi i aleancës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i tha gazetës së përditshme britanike “The Telegraph” se shtete anëtare po diskutojnë me njëra tjetrën idenë për të përdorur transparencën rreth arsenalit bërthamor të aleancës si hap parandalues.
“Nuk do të flas për detaje operacionale se sa koka të armëve bërthamore duhej të ishin operacionale dhe se cila duhet të mbahen në depo, por duhet të konsultohemi rreth këtyre çështjeve. Dhe saktësisht këtë po bëjmë,” i tha ai gazetës.
“Transparenca na ndihmon të komunikojmë mesazhin e drejtpërdrejtë që ne jemi, natyrisht, një aleancë bërthamore.”
“Qëllimi i NATO-s, natyrisht, është një botë pa armë bërthamore, por përderisa armët bërthamore ekzistojnë, ne do të vazhdojmë të mbesim aleancë bërthamore, ngase në një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore, dhe NATO-ja nuk ka, ajo botë do të jetë botë më e rrezikshme.”
Javën e kaluar Sekretari Stoltenberg tha se armët bërthamore ishin “garancia kryesore e sigurisë” së NATO-s dhe mjet për të ruajtur paqen.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “kjo nuk është asgjë tjetër pos një përshkallëzim tjetër tensioni”.
Më vonë zoti Stoltenberg tha se Rusia po përpiqet të krijojë huti dhe se komentet e tij i referohen modernizimit të arsenalit parandalues bërthamor të NATO-s, përfshirë zëvendësimin e avionëve luftarakë F-16 me F-35 dhe modernizimin e armëve në Evropë, gjëra, që sipas tij, janë bërë të ditura tash sa kohë.
“Rusia gjithnjë përpiqet të krijojë situata për ta fajësuar NATO-n, por realiteti është që NATO-ja është transparente”, u tha ai gazetarëve në Uashington.
Gjatë qëndrimit në Uashington të hënën, Sekretari Stoltenberg tha te mbi 20 shtete anëtare të NATO-s kanë përmbushur objektivat e aleancës ushtarake perëndimore për shpenzime ushtarake këtë vit, një rekord ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë po rrit kërcënimin për një zgjerim të konfliktit në Evropë.
Kjo shifër paraqet një rritje prej katërfish të numrit të shteteve anëtare të NATO-s që po përmbushin obligimet e tyre rreth shpenzimeve ushtarake krahasuar me vitin 2021. Atë vit, para se Presidenti rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën, vetëm gjashtë anëtare të NATO-s kishin përmbushur atë objektiv.
“Evropianët po bëjnë më shumë për sigurinë e tyre kolektive se para disa vitesh,” tha zoti Stoltenberg gjatë një fjalimi në Qendrën ‘Wilson’ para se të takonte Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Anëtarët e NATO-s ranë dakord vitin e kaluar të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të tyre vendor për mbrojtjen. Kjo rritje në shpenzimet për mbrojtjen është reflektim i shqetësimeve rreth luftës në Ukrainë.
Disa vende janë të shqetësuara edhe për shkak të mundësisë së rizgjedhjes së ish Presidentit Donald Trump, i cili i ka përshkruar shumë nga aleatët e NATO-s se po shfrytëzojnë shpenzimet ushtarake amerikane dhe gjatë fushatës ka deklaruar se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektiva e shpenzimeve për çështje të mbrojtjes.
Vizita e Sekretarit Stoltenberg po krijon kontekstin për takimin e rëndësishëm të udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Uashington. Aleanca për mbrojtje të ndërsjellë është rritur në numër dhe në forcë që prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës para dy vitesh, duke pranuar në radhët e saj Suedinë dhe Finlandën.
Pjesa më e madhe e takimit pritet të përqendrohet tek diskutimet se çfarë mund të bëjë NATO dhe qeveritë e shteteve anëtare të saj për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me sulme të pandërprera ajrore dhe tokësore nga Rusia. Deri më tani, këto qeveri u kanë rezistuar thirrjeve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që ta pranojnë shtetin e tij në aleancë përderisa lufta ende po vazhdon.
Sekretari Stoltenberg u përqendrua tek përpjekjet për t’i ndihmuar Ukrainës gjatë kësaj periudhe. Këto përpjekje përfshijnë thjeshtimin e një procesi për anëtarësimin e dikurshëm të Ukrainës në NATO dhe furnizimin me armë dhe trajnim ushtrisë së Ukrainës nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të cilat po i japin Ukrainës aeroplanët F-16 dhe po trajnojnë pilotët ukrainas në Shtetet e Bashkuara për të drejtuar këta avionë luftarakë të avancuar.
“Ideja është t’i afrojmë sa më afër anëtarësimit në mënyrë që kur të vijë koha, kur ka konsensus, të bëhet anëtare menjëherë,” deklaroi zoti Stoltenberg.
Pavarësisht se si përfundon ofensiva e Rusisë, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë do t’ia ndërrojë mendjen zotit Putin që të provojë sërish në të ardhmen që ta pushtojë Ukrainën, tha shefi i NATO-s.
“Kur luftimet përfundojnë, anëtarësimi në NATO” i Ukrainës “do të sigurojë që lufta me të vërtetë do të marrë fund,” tha ai./VOA
TEKSAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas pas disa të shtënave me armë nga një i ri. Bëhet me diej se dy p...
PALESTINË- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan bota duhet të marrë masa kundër Izraelit. Përmes një videokonference ai dh...
foto ilustruese ITALIA- Mbrëmjen e djeshme në detin Jon, 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, një varkë ...
ITALI- Një 52-vjeçar është arrestuar në Itali në ditën e parë të lirisë pas 22 viteve në burg. B...
RUSI- Eksperti ushtarak rus Igor Korotchenko ka thënë kohët e fundit në televizionin shtetëror se Kremlini planifikon të sulmoj&...
SHBA- Më shumë amerikanë se kurrë më parë nuk i pëlqejnë të dy kandidatët presidencialë të partive...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pothuajse çdo herë që shfaqet në publik këto ditë, ai nxit debatet. Por a do të t&eum...
FRANCË- Kryeministri Gabriel Attal tha sot se Partia Rilindja e presidentit francez Emmanuel Macron nuk do të paraqesë kandidatë në z...
Foto ilustruese SHBA- Mungesa e ligjeve për monedhat dixhitale e ka ngadalësuar përhapjen e tyre në Shtetet e Bashkuara. Korrespon...
WASHINGTON-Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzojë 50 milionë dollarë deri në fund të qershorit, me reklama tele...