Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka falënderuar trupat e Koresë së Veriut për luftën kundër forcave ukrainase në rajonin Kurks të Rusisë, pasi më 28 prill Koreja e Veriut konfirmoi për herë të parë se ka dislokuar trupa në Rusi. Në deklaratën e publikuar të hënën nga Kremlini, Putin vlerësoi heroizmin dhe përkushtimin e luftëtarëve koreanoveriorë, të cilët, sipas tij, “krah për krah me luftëtarët rusë mbrojtën atdheun tonë si të ishte i tyre”.
Rusia më 26 prill tha se trupat e saj kanë rimarrë plotësisht rajonin e Kurksut, që forcat ukrainase morën nën kontroll gjatë një operacioni të befasishëm vitin e kaluar. Zyrtarët ukrainas kanë mohuar këtë pretendim. Zyrtarët e inteligjencës të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Ukrainës kanë thënë se Koreja e Veriut dislokoi në Rusi vitin e kaluar 10.000-12.000 trupa, që përbën pjesëmarrjen e parë të madhe të trupave të Phenianit në një konflikt të armatosur që nga përfundimi i Luftës Koreane që u zhvillua në vitet 1950-1953. Por, Koreja e Veriut nuk kishte konfirmuar e as mohuar raportimet për dislokimin e trupave në Rusi deri këtë të hënë.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vendosi të dërgonte trupa në Rusi në bazë të traktatit të mbrojtjes së përbashkët që nënshkroi me Putinin qershorin e vitit 2024, tha përmes një deklarate Komisioni Qendror Ushtarak i Koresë së Veriut. Ky traktat – që konsiderohet se është marrëveshja më e madhe e mbrojtjes mes dy vendeve që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë – kërkon që të dyja shtetet të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse njëri prej tyre sulmohet.
Në deklaratë u citua Kim të ketë thënë se dislokimi kishte për qëllim “shfarosjen dhe çrrënjosjen e pushtuesve neonazistë ukrainas dhe çlirimin e rajonit të Kurskut, në bashkëpunim me forcat e armatosura ruse”.
“Ata që luftuan për drejtësinë janë të gjithë heronj dhe përfaqësues të nderit të atdheut”, tha Kim.
Në deklaratën e Koresë së Veriut nuk u tha se sa trupa janë dërguar se sa prej tyre kanë vdekur. Por, në mars, Koreja e Jugut tha se afër 4.000 ushtarë të Veriut ishin vrarë apo plagosur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Atëbotë, Seuli vlerësoi po ashtu se Pheniani kishte dërguar 3.000 trupa shtesë në Rusi më herët gjatë këtij viti.
Ushtarët e Koresë së Veriut janë të disiplinuar dhe të trajnuar mirë, por vëzhguesit kanë thënë se ata janë cak i lehtë për dronët dhe sulmet me artileri në fushëbetejat në luftën Rusi-Ukrainë, pasi nuk kanë përvojë luftarake dhe nuk e njohin terrenin. Megjithatë, zyrtarët ushtarakë dhe të inteligjencës të Ukrainës kanë vlerësuar se ushtarët e Phenianit kanë fituar përvojë të rëndësishme në fushëbetejë dhe kanë qenë kyç në strategjinë e Rusisë kundër Ukrainës, për të vendosur sa më shumë trupa në betejën për Kurskun./ REL
GJERMANIA- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i konsideron propozimet e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pë...
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzoj&e...
STOKHOLM- Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 9.4...
SHBA- Bashkimi Evropian po e paraqet veten si një strehë të sigurt për akademikët që përballen me shkurtime fondesh në...
TURQI- Një tërmet i ri me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Turqi mbrëmjen e së diel...
VATIKAN- Varrimi i Papa Françeskut bashkoi liderët e botës në Vatikan. Përveç detajeve nga ceremonia mortore e Papës v&...
SHKUP- Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit maqedonas...
ZVICËR- Zvicra regjistroi një rritje të madhe të incidenteve raciste dhe ksenofobike në vitin 2024, veçanërisht ...
VATIKAN- Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selis&e...
VATIKAN- Priftërinjtë e Bazilikës së Santa Maria Maggiore po u kërkojnë pelegrinëve të bëjnë një lutje ...