Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kundër certifikimit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partia në pushtet i kërkoi javën e kaluar PZAP-it që ta shfuqizojë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe.
“Hidhet poshtë e palejuar... ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje... kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohej anulimi i Vendimit të KQZ-së i datës 31.12.2024, dhe urdhërohej KQZ-ja të nxirrte vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e PZAP-it të enjten.
Në fund të muajit të kaluar, PZAP-i e urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe, pasi e pranoi ankesën e partisë serbe ndaj vendimit të fillestar të komisionit për moscertifikimin e saj, duke thënë se kjo parti kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.
LVV-ja e humbi betejën ndaj këtij vendimi edhe në Gjykatën Supreme, e cila më 31 dhjetor e cilësoi ankesën e saj si të palejuar. PZAP-i tha se duke qenë se Gjykata Supreme e ka vërtetuar vendimin e saj më 31 dhjetor, vendimi i saj "duhet të zbatohet dhe për këtë nuk ka nevojë për votim".
Një ditë më parë, KQZ-ja e miratoi përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet, me Listën Serbe pjesë të saj. Përfaqësuesit e partisë në pushtet e kanë arsyetuar kundërshtimin e certifikimit të Listës Serbe duke thënë se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta quajë atë provincë autonome të Serbisë, "Kosova dhe Metohia".
Ndër arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja është edhe fakti se partia serbe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.
Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhje, pasi e konsideron atë "kundërshtarin më të madh".
Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin se procesi i verifikimit të subjekteve politike është “i motivuar politikisht”, duke theksuar se “është e domosdoshme që votuesit, dhe jo trupat politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”.
Para certifikimit të Listës Serbe, më 31 dhjetor nga KQZ-ja, Bashkimi Evropian ka deklaruar se është e nevojshme të sigurohet pjesëmarrja e lirë e të gjithë kandidatëve dhe partive politike të kualifikuara. Lista Serbe u themelua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që atëherë ka pasur mbështetje për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.
Deri më tani, në të gjitha proceset zgjedhore ku ka marrë pjesë, kjo parti ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb, por Misioni Vëzhgues i BE-së, në raportin e saj të vitit 2021, ka përfunduar se Lista Serbe ka “monopolizuar jetën politike ndërmjet serbëve të Kosovës” dhe janë shënuar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./ REL
Gazetari SHBA- Një gazetar i ABC News është sulmuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale , të cilët e quajt...
Foto LONDËR- Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Britania dhe Letonia do të dërgojë 30,000 dronë të...
Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet në lidhje me komentet e presidentit të zgjedhur të SHBA-s&e...
BELGJIKË- Pluhuri i bardhë që u dërgua më 22 nëntor në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo...
UASHINGTON- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të nderohet të enjten me një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit...
foto ilustruese MAL I ZI- Një burrë që mbeti i plagosur nga të shtënat masive në ditën e Vitit të Ri në Mal t...
Lindner GJERMANI- Ish-ministri i Financave i Gjermanisë dhe kreu i FDP, Christian Lindner mori një pjatë me shkumë në fy...
GJERMANI- Prodhuesit gjermanë të automjeteve tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. VW së bashku me ma...
Foto KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se paralajmërimi se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, d...
parlamenti LIBAN- Parlamenti i Libanit filloi seancën e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit të enjten, me synimin për t&e...