Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Vija e parë e luftës së teknologjisë është në Azi. Dy superfuqitë po garojnë për ndikim. Kina nuk e ka të sigurt fitoren, shkruan The Economist. Një përplasje teknologjike mes dy superfuqive është bërë tashmë një dukuri e zakonshme. Së fundmi, Wall Street Journal raportoi se rrjetet amerikane të telekomunikacionit u thyen nga një grup hakerësh kinezë, të njohur me emrin “Salt Typhoon”. Grupi me sa duket donte të merrte njohuri rreth aktivitetit amerikan të përgjimeve.
Mosbesimi i thellë mes dy vendeve ka çuar në një politikë armiqësore ku secili ka shmangur infrastrukturën dixhitale të tjetrit. Qeveria amerikane ka ndalur kompaninë kineze Huawei që të instalojë në Amerikë pajisjet e saj të telekomunikacionit. Kina ka shkurajuar shitjen e serverëve dhe shërbimeve cloud të Silicon Valley, brenda kufijve të saj.
Sidoqoftë, në pjesën më të madhe të botës, infrastruktura amerikane dhe ajo kineze (qendrat e të dhënave, kabllot nënujore dhe telat që mundësojnë internetin), qëndrojnë krah për krah, ndërsa dy shtetet garojnë për pjesën e tregut, fitimet dhe ndikimin gjeopolitik. Gara më e ashpër po zhvillohet në Azi.
Atje, firmat kineze të infrastrukturës dixhitale kanë tashmë një prani domethënëse. Në katër vitet e fundit, rreth 18% e të gjitha kabllove të reja nënujore në mbarë botën janë ndërtuar nga një kompani e vetme kineze. Operacioni cloud i kompanisë Alibaba është aktiv në nëntë shtete aziatike dhe kompania Huawei ka ndërtuar shumë rrjete celulare.
Suksesi i Kinës pasqyron pjesërisht planin e saj qeveritar. Strategjia Dixhitale e Rrugës së Mëndafshit, një nismë e presidentit kinez Xi Jinping, synon mbizotërimin e Kinës në infrastrukturën e internetit në rajon. Këtu ndihmon edhe fakti se kompanitë kineze janë inovative dhe më të lira se ato amerikane, edhe pse disa ndihmohen nga subvencionet e fshehta qeveritare. Sipas një vlerësimi, shërbimet kineze cloud, kushtojnë plot 40% më pak se ato amerikane.
Nëse Kina do të arrinte të mbizotëronte infrastrukturën dixhitale të Azisë, pasojat do të ishin të thella. Partia Komuniste në pushtet dëshiron të caktojë normat që rregullojnë të dhënat dhe internetin.
Kina ka reklamuar vizionin e “sovranitetit të të dhënave”, sipas të cilit, qeveritë duhet të kontrollojnë të dhënat dhe të sigurohen që ato të ruhen në nivel lokal, në mënyrë që asgjë të mos i shpëtojë zotërimit të shtetit. Për më tepër, një infrastrukturë dixhitale e mbizotëruar nga Kina, mund t’i bëjë vendet aziatike të prekshme ndaj rreziqeve të përgjimit dhe sabotimit.
Disa qeveri janë shpërfillëse ndaj këtyre rreziqeve. Por nuk duhet të jenë. Hakerët kinezë kanë vjedhur inteligjencë nga Filipinet në Detin e Kinës Jugore dhe kanë shënjestruar fushën e gazit Kasawari të Malajzisë, e cila ndodhet në ujëra të pretenduara nga Kina.
Kur po ndërtoheshin rrjetet e telekomunikacionit celular në vitet 2000, dy kompani kineze, Huawei dhe ZTE, mposhtën rivalët e tyre amerikanë dhe europianë në Azi. Por kjo nuk do të thotë se kompanitë kineze do të fitojnë betejën për infrastrukturën dixhitale në të ardhmen. Cikli i investimeve ka filluar me vështirësi.
Kompanitë e teknologjisë do të investojnë vetëm disa dhjetëra miliarda dollarë çdo vit në qendrat e të dhënave në Azi. Një studim ka zbuluar se Kina mbizotëron në qendrat kompjuterike cloud në 5 nga 12 shtete aziatike, Amerika kryeson në 5 prej tyre dhe janë kokë më kokë në dy. Disa shtete, përfshirë Indinë, kohët e fundit janë bërë më të kujdesshme ndaj rrezikut të sigurisë që paraqesin firmat kineze.
Për të dalë fitimtare, Amerika duhet të përqendrohet në tri përparësi. Së pari, duhet të tregohet më e ashpër me aleatët e traktatit, të cilët janë bërë tërësisht të varur nga Kina, në veçanti Tajlanda dhe Filipinet.
Kjo e fundit po forcon lidhjet ushtarake me Amerikën, edhe pse infrastruktura e saj dixhitale është e cenueshme. Disa shtete, si Pakistani dhe Kamboxhia i kanë dorëzuar Kinës sovranitetin e tyre dixhital, kështu që janë bërë kauza të humbura.
Së dyti, Amerika duhet të ndërtojë një aleancë aziatike për sigurinë kibernetike dhe Inteligjencën Artificiale. Në vitin 2017, Donald Trump braktisi një marrëveshje tregtare rajonale, Aleancën Trans-Paqësore, e cila, ndër të tjerash, do të kishte rregulluar tregtinë dixhitale.
Rigjallërimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë i pamundur, për shkak të kthesës proteksioniste që ka marrë politika amerikane, por gjithsesi mund të arrihet një marrëveshje më e ngushtë me disa vende, duke u dhënë atyre qasje në teknologjinë amerikane, në këmbim të garancive për mbrojtjen nga infiltrimet kineze.
Së treti, agjencitë e inteligjencës amerikane duhet të hedhin më shumë dritë mbi sulmet kibernetike kineze. Njohuritë e publikut për shkallën e përgjimit dhe hakerimit të Kinës janë të kufizuara. Është koha për të rritur ndërgjegjësimin se infrastruktura e lirë dixhitale kineze, është një problem për ndikimin e Amerikës./ Monitor
SHBA- Gjykata ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për padinë pë...
BEJRUT- Media shtetërore libaneze tha se sulmet ajrore goditën periferitë jugore të Bejrutit në orët e vona të së prem...
SHBA- Me emërimin si shefe kabineti e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Susie Wiles zhvendoset nga një rol përgjithësisht në...
SHBA- Grupi për të drejtat civile NAACP dhe Shtëpia e Bardhë dënuan mesazhet raciste me tekst që i referoheshin skllavëris&...
SERBI- Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e sotme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e s...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të K...
Zelensky dhe Starmer UKRAINË- Qeveria ukrainase beson se marrëdhënia e saj me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ësh...
KOSOVA- Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump duket se ka rikthyer në skenë idenë e shkëmbimit të territoreve...
Princi i Uellsit, William BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit, William e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështir&...
UKRAINA- Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është...