Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t'i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025.
“Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media.
Ai theksoi se po e bën këtë për t’i mbështetur ata që kanë paga më të ulëta dhe për ta ngushtuar hendekun mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë.
“Ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për një njësi. Pra, vlera e një koeficienti mbetet 110 euro. Mirëpo, rritet sasia e koeficienteve për njësi”, shpjegoi ai.
Sipas Ligjin për Pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Niveli shumëzohet me vlerën dhe përcakton pagën. Qeveria do të mbajë takim të mërkurën ku pritet ta miratojë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, për të cilin Kurti tha se shpreson se ai do të gjejë mbështjetje pastaj në Parlament.
Kurti shpjegoi se “duke filluar nga janari i viti të ardhshëm koeficienti do të rritet për 0.5 njësi, pra për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku 2024 edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik 6.6. Ngjashëm edhe për dikë që e ka koeficientin 10.5, në janar i bëhet 11 dhe pastaj 11.5".
Ai tha se do t’i rrisë pagat edhe një herë verën e ardhshme, por vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në shkurt 2025.
“Me fjalë të tjera, pagat për të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga korriku 2025. Kështu, rritjen buxhetore e shpërndajmë proporcionalisht tek ata që kanë paga më të ulëta, duke zvogëluar hendekun mes pagës më të ulët edhe asaj më të lartë”, tha ai.
Ai tregoi se Qeveria e tij ka planifikuar buxhet për shpenzim për vitin e ardhshëm në vlerë mbi 3.6 miliardë euro, që është më shumë se buxheti i vitit të kaluar prej 3.3 miliardë eurosh. Nga kjo rritje do të përfitojnë mësimdhënësit, policët, ushtarët, infermierët dhe zjarrfikësit, të cilëve do t’u rriten pagat për 18 deri 20 për qind, sipas Kurtit.
Për pagat më të larta, tha ai, rritja do të jetë 6-7 për qind. Kjo rritje e paralajmëruar nga ai do t’i kushtojë buxhetit rreth 120 milionë euro në vit, sipas Kurtit. Ky njoftim i Kurtit u bë vetëm rreth dy muaj pasi Qeveria e tij i rriti për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti. Rritja e pensioneve hyri në fuqi në tetor. Ai, gjithashtu, njoftoi në shtator se pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës, do të rriten për 20 për qind nga muaji janar 2025./ REL
Durim Bami DUBAI- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi për herë të dytë i Durim Bamit. Një nga personat më t...
Pronari i Washington Post, Jeff Bezos NEW YORK- Miliardieri dhe pronari i Washington Post, Jeff Bezos të hënën mbrojti vendimin e gazetë...
Themeluesi i TikTok, Zhang Yiming KINA- Popullariteti në rritje global i TikTok ka bërë që bashkëthemeluesi i kompanisë s&eum...
GJEORGJIA- Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Suedia kanë paralajmëruar rishqyrtimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë, duke shprehur krit...
LINDJE E MESME- Hezbollahu njoftoi të martën se Naim Qassem është emëruar lideri i grupit, duke e pasuar liderin e vrarë, Hassan...
Steve Bannon SHBA- Steve Bannon u lirua nga burgu federal të martën, duke dalë vetëm një javë para ditës së zgjedhj...
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë të mart&eu...
SHBA- Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t'u trajnuar në Rusi. "Ne besojmë se DPRK-ja ka dërgu...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën në vend agjencisë së Kombeve t&...
Foto ilustruese GJEORGJI- Ministrat e Jashtëm të 13 vendeve të Bashkimit Evropian dënuan sot shkeljen e normave ndërkomb...