Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
IZRAEL- Izraeli kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën në vend agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA. Ky legjislacion ka mundësi të ndikojë edhe në punën e agjencisë në Gazën e rrënuar nga lufta.
Ligjvënësit, të cilët e përpiluan ligjin, u thirrën mbi përfshirjen e disa pjesëtarëve të stafit të UNRWA-s në sulmin e 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit. Legjislacioni i ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se ai mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e rënduar humanitare në Gazë, ku Izraeli është duke e luftuar tash e një vit Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ndalimi i punës së UNRWA-s në territoret palestineze ose diku tjetër nuk përmendet në këtë ligj. UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Palestinezë, ka dhjetëra mijëra punonjës dhe ofron arsim, shëndetësi dhe ndihmë për miliona palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.
Kjo agjenci ka pasur prej kohësh marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm prej kur filloi lufta në Gazë. Izraeli ka kërkuar vazhdimisht që UNRWA të shpërbëhet. OKB-ja tha në gusht se nëntë punonjës të UNRWA-s mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit dhe si pasojë ata janë shkarkuar.
“Nëse Kombet e Bashkuara nuk janë të gatshme ta pastrojnë këtë organizatë nga terrorizmi, nga aktivistët e Hamasit, atëherë ne duhet të marrim masa për t’u siguruar që ata nuk mund ta dëmtojnë më kurrë popullin tonë”, tha deputetja izraelite Sharren Haskel.
Një zëdhënëse e UNRWA-s tha para votimit se ligji i propozuar do të ishte “fatkeqësi” dhe do të kishte ndikim të rëndësishëm në operacionin humanitar në Gazë dhe në Bregun e okupuar Perëndimor.
“E dimë se përpjekjet e mëparshme që synonin ta zëvendësonin UNRWA-n dhe të ofronin ndihmë humanitare kanë dështuar mjerisht”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e organizatës.
Ligji ka mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në institucionet e UNRWA-s në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi përmes një vendimi që nuk njihet ndërkombëtarisht. Para miratimit të legjislacionit, ministrat e jashtëm nga Franca, Gjermania, Britania, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Australia publikuan një deklaratë duke shprehur “shqetësim të madh”./ REL
Foto ilustruese GJEORGJI- Ministrat e Jashtëm të 13 vendeve të Bashkimit Evropian dënuan sot shkeljen e normave ndërkomb...
Foto ilustruese INDI- Nëntë persona u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident tr...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, por në zgjedhjet presidenciale disa shtete janë...
SHBA- Një burrë që përdori AI për të krijuar imazhe të abuzimit të fëmijëve, duke përdorur fotografi t&...
Foto ilustruese SHBA- Përqendrimi i ndotësve që ngrohin planetin dhe bllokojnë atmosferën ka arritur nivele rekord në vitin 2...
Foto ilustruese SPANJË- Shumë vende të Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që blloku të vërë kufizime për...
Jamshid Sharmad IRAN- Autoritetet iraniane ekzekutuan sot disidentin gjermano-iranian Jamshid Sharmad, i cili u arrestua në vitin 2020. Laj...
Zelenskyy ISLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Islandë të hënën, për të m...
Zelenskyy ISLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Islandë të hënën, për të m...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden votoi sot për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në shtetin e tij të lindjes, New Castle, Delawa...