Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Vendimi duhet të miratohet nga Bundestagu, i cili do të merret me këtë çështje më 6 qershor. Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë për një vit tjetër qëndrimin e Bundeswehr-it në misionin paqeruajtës të KFOR-it për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon. Si më parë, deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të dërgohen për këtë mision. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, tha: "Prej tashmë 25 vjetësh, Bundeswehr-i po kontribuon në mënyrë aktive në stabilizimin dhe sigurimin e paqes në Kosovë." Ai theksoi se kontributi i KFOR-it është i nevojshëm për stabilizimin e sigurisë dhe konsiderohet si një shtyllë kryesore e stabilitetit në rajon."
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Arne Müller, tha se mandati mbetet i pandryshuar. "Ne veprojmë sipas mandatit ekzistues. Kompania gjermane në NATO është në gatishmëri dhe ka marrë kompetenca shtesë, si kontrolli i turmave dhe trazirave." I pyetur për një strategji daljeje nga Kosova, Müller shtoi: "Operacionet e kësaj përmasash diskutohen dhe miratohen gjithmonë nga parlamenti. Ne zbatojmë këtë mandat derisa të vendoset që nuk është më i nevojshëm."
Vendimi duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman
Bundestagu do ta trajtojë këtë vendim të qeverisë më 6 qershor 2024, me një debat 40-minutësh. Pas debatit, kërkesa do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në komisionet përkatëse, të kryesuar nga Komisioni i Jashtëm. Pritet që vendimi, sikurse edhe vitet e mëparshme, të miratohet me shumicë dërrmuese të votave nga tre partitë e koalicionit të qendrës së majtë, SPD, FDP dhe Të gjelbrit, dhe nga grupi më i madh opozitar, CDU/CSU.
Që nga viti 1999, Bundeswehr-i është pjesë e KFOR-it, duke e bërë këtë operacionin më të gjatë në historinë e Ushtrisë Gjermane. Qeveria gjermane e paraqet mandatin çdo vit për rishikim dhe miratim në parlament për të siguruar një proces demokratik dhe transparent. Kostoja e misionit për një vit përllogaritet të jetë rreth 21,8 milionë euro. Në prill, qeveria gjermane forcoi përkohësisht kontributin e saj në KFOR me një kompani shtesë për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës.
Situtata e sigurisë në veri mbetet e brishtë
Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është përkeqësuar që nga viti 2022, me përleshje të dhunshme në Zveçan dhe një sulm paramilitar në Banjskë. Tensionet politike vazhduan edhe në fillim të vitit 2024, përfshirë zgjedhjet e mundshme në komunat veriore dhe rregullimet financiare midis Serbisë dhe Kosovës.
Duke marrë parasysh tensionet, stabilizimi përmes KFOR-it dhe prania e Bundeswehr-it në Kosovë mbeten thelbësore. Në planin afatgjatë, Gjermania synon kalimin e përgjegjësisë së sigurisë tek institucionet kosovare. Deri atëherë, prania e KFOR-it mbetet e nevojshme për të parandaluar konfliktet dhe përshkallëzimet afatshkurtra, thuhet në kërkesën e qeverisë gjermane drejtuar parlamentit.
KFOR-i mbetet garant për sigurinë në rajon
KFOR është krijuar për të garantuar sigurinë në Kosovë dhe mbikëqyrjen e strukturave profesionale, demokratike dhe multi-etnike. Përfshirja e Bundeswehr-it përfshin mbështetjen e zhvillimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (KSF) dhe aktorëve të tjerë në kuadër të reformës së sektorit të sigurisë.
Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbetet baza për KFOR-in, të cilën të dyja vendet dëshirojnë ta vazhdojnë. Politikat e qeverisë gjermane synojnë një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetjen e stabilitetit politik, juridik dhe ekonomik të Kosovës.
Marrë nga DW
Foto ilustruese SHBA- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do të presë të enjten në Uashington Zëvend&e...
RUSI- Rusia po i afrohet me shpejtësi një momenti historik në humbjet e pajisjeve të saj në luftën në Ukrainë, sipas n...
Foto ilustruese KOSOVË- Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në...
Natasha Tomaniç KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci njoftoi ditën e sotme se ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Komun&e...
Macron FRANCË- Agjencia e lajmeve Reuters njofton se presidenti francez Emmanuel Macron ndërhyri personalisht për të bindur kryemi...
HAGË- Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle ka deklaruar se lidhur me gjyki...
SHBA- Një shpërthim i fuqishëm tronditi një zonë në Ohio të SHBA-së duke hedhur në erë pjes&e...
GREQI- Autoritetet arrestuan një 19-vjeçar për shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë dhe dhunën ndaj p...
Trump SHBA- Pasi pothuajse dhjetëra dëshmitarë dhanë dëshmi për 16 ditë dhe avokatët bënë deklaratat e ty...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka paralajmëruar hapjen e urës së Ibrit ...