Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Qindra qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar të enjten në Mitrovicë të Veriut, kundër arrestimit të liderit të partisë, Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviç, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, një ditë më parë.
Ai akuzohet për veprën penale “ngacmim”. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Arsenijeviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë, në bazë të raportimit të Visar Sylës, shefit të kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut.
Në muajt e fundit, Arsenijeviq sfidon pothuajse çdo ditë, me një bilbil, legjitimitetin e Kosovës në atë pjesë, si dhe pushtetin qendror. Ai dhe kolegët e tij partiakë pretendojnë se bëhet fjalë për “aktivizëm politik” dhe protesta paqësore kundër regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është hera e tij e pestë që ndalohet me bilbil në afërsi të zyrtarëve të Kosovës, me arsyetimin se po prish rendin dhe qetësinë publike. Ai ka protestuar me bilbil edhe më 10 shtator, ditën kur Kurti e ka realizuar një vizitë në Mitrovicë të Veriut.
Edhe atëherë, sektori civil shqiptar dhe serb e ka dënuar arrestimin e tij, duke thënë se ai ka protestuar në mënyrë jo të dhunshme. Të tubuarit në protestën e 10 tetorit, të shoqëruar me tingujt e bilbilit, mbanin në duart mbishkrimet: “Bravo EULEX, ju i mësuat mirë”, dhe “A është BE-ja e shqetësuar?”.
Disa organizata joqeveritare, në mesin e tyre Nisma e Re Sociale dhe Aktiv, i kanë dërguar letër Avokatit të Popullit, duke kërkuar reagim të menjëhershëm që zyra e tij të përfshihet në këtë rast. Nënkryetari i Demokracisë Serbe, Stefan Vellkoviq, është zotuar se nuk do ta ndalë aktivizmin politik me bilbil.
“Ne do të vazhdojmë protestën me bilbil, çdo ditë, do të bëjnë protestë paqësore demokratike siç kemi bërë deri tani. Kosova është e jona, aq sa është e shqiptarëve, goranëve, romëve, boshnjakëve dhe komuniteteve dhe popujve të tjerë që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Vellkoviq.
Në protestë janë parë edhe disa përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Ndalimi policor i Arsenijeviqit është dënuar më 9 tetor edhe nga një grup individësh nga sektori civil serb, të cilët kanë vlerësuar se arrestimi i tij - pas një proteste paqësore kundër kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq - është i motivuar politikisht.
Atiq është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet. Ai i ka fituar zgjedhjet në procesin zgjedhor të bojkotuar nga serbët dhe Lista Serbe. Një grup individësh, duke përfshirë Miodrag Milliqeviqin nga organizata joqeveritare Aktiv, Jovana Radosavleviqin nga Iniciativa e Re Sociale, dhe Miodrag Marinkoviqin nga Qendra për Veprime Afirmative Sociale, kanë thënë se aktivizmi politik dhe protesta e Arsenijeviqit kundër zyrtarëve politikë "nuk rrezikon askënd".
“Një veprim i tillë i autoriteteve të Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së fjalës dhe të drejtës për protestë dhe duhet të jetë një paralajmërim për të gjithë shoqërinë kosovare”, është thënë në deklaratë. Aty është kërkuar lirimi i Arsenijeviqit dhe reagimi i menjëhershëm i organizatave ndërkombëtare./REL
Foto ilustruese SERBI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka nisur një tur në rajon, duke ndaluar fillimisht në Tiranë. Të ...
Foto ilustruese ANGLI- Covid -19 mund të jetë një faktor i fortë rreziku për sulmet në zemër dhe goditjet n&eu...
Foto ilustruese UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nisë një turne në kryeqytetet e aleateve evropiane, teksa s...
Foto ilustruese SHBA- Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën moshën 18-vjeçare, janë dhunuar apo jan&e...
Stadiumi SHBA- Uragani Milton mbërrit në zonën e gjirit Tampa të mërkurën mbrëma duke shqyer çatin...
foto ilustruese SHBA- I konsideruar më i fuqishmi i shekullit, uragani Milton ka goditur Floridan. Erërat e forta me shpejtësi mbi 200 km/h ...
Sulm IRAN- Sulmi i tretë nga luftëtarët izraelitë është regjistruar në bazat paraushtarake iraniane n&eum...
Dhenderi SHBA- Një foto e shpërndarë në LinkedIn nga themeluesi i një start-up me bazë në SHBA ësht...
SHBA- Pamje të frikshme janë publikuar në rrjete sociale nga qytetarët e SHBA-së, ku vendi është "pushtuar" nga tornadot e ...
FLORIDA- Një burrë në SHBA i njohur me pseudonimin “Togeri Dan” ka vendosur të mos evakuohet teksa uragani Millton po afr...