Në parkun “Rinia” të qytetit të Elbasanit është vendosur busti i themeluesit të shtetit turk Mustafa Kemal Ataturkut. Skulptori i shumë veprave historike në qytetin e Elbasanit, njëkohësisht edhe i kësaj të fundit tregon më tepër rreth kësaj figure.
“Në 19 maj bëhet 100-vjetori i lidhjes së miqësisë Turqi-Shqipëri. Kur mori pushtetin, se ai është figurë legjendare, ai ktheu sulltanatët në republikë, bëri Turqinë Republikane. Është si ajo ideja e iluministëve të qytetërojmë Turqinë që të na marrin me të mirë”, thotë Vladimir Caridha, skulptor.
Për Ataturkun ka pasur shpesh herë dyshime në lidhje me një origjinë të mundshme të tij nga zona e Librazhdit. Por historianë dhe qytetarë ndajnë vështrime të ndryshme mbi vendosjen e bustit tij në parkun Rinia.
“Për fatin e keq, nuk mora vesh se si edhe përse u vendos, por ta di qyteti i Elbasanit se cili është Ataturku do vijë t’i bëj nderime të mëdha. Është shumë mirë që është vendosur, nuk kam asnjë kontestim. Por vendosja ashtu si në anonimat, pa asnjë lloj lajmërimi, pa asnjë lloj fjale, unë do të isha i pari që do të vija”, shprehet Hyqmet Zane, historian.
Tjetër mendim kanë qytetarët elbasanas për këtë bust. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se është e gabuar vendosja e tij në Elbasan dhe se në vend të tij duhet të jetë një figurë historike e këtij qyteti.
“Nuk është e drejtë, ne kemi figurat tona pa vendosur. As s’i njohim, madje në histori ne i mohojmë, i shajmë figurat tona. Ataturkun s’e njeh njeri”, thotë një qytetar.
Vendosja e bustit të Mustafa Kemal Ataturk në Elbasan erdhi si dhuratë e kryetarit të Bashkisë Maltepe, në Turqi.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
18 Qershor18:00
“Pritshmëri të larta për uljen e tensioneve mes SHBA dhe Kinës”, VOA: Sekretari Blinken fillon takimet në Pekin me zyrtarët atje
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nisi sot takime me zyrtarët kinezë në kuadër të një vizite dy ditore me pritshmë...
BOTA
18 Qershor17:23
Depresioni pas lindjes/ Studim i ri: Zemërimi mund të jetë një nga simptomat kryesore te gratë
Ndërgjegjësimi është rritur ditët e sotme, por ende mbetet i padiagnostikuar ose i patrajtuar për shumicën e grave. Sipas n...
BOTA
18 Qershor16:34
New York Times: Provat sugjerojnë se Rusia shkatërroi digën në Ukrainë
Provat sugjerojnë se shkatërrimi i digës Kahovka në zonën e kontrolluar nga rusët në Ukrainë, është shkaktua...
BOTA
18 Qershor12:06
"Takimi në Bruksel pa kurrëfarë rëndësie", Vuçiç: Policëve nuk u mungon asgjë, s'i ka prekur asnjeri
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç për takimin e thirrur në Bruksel ka thënë se një takim i tillë nuk ka kurrfa...
BOTA
18 Qershor09:25
Shqetësime për varësinë nga droga të ushtarëve rusë të kthyer nga lufta
“Ministria e Mbrojtjes ka një departament për rehabilitimin psikologjik, por nuk po bëhet asnjë punë reale për trajtimin n...
BOTA
18 Qershor07:00
Bilanc tragjik, 16 të vdekur dhe 31 të zhdukur pas shembjes së digës në Ukrainë
Autoritetet ukrainase thanë se 16 persona u vranë dhe 31 të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i...
BOTA
17 Qershor22:49
Thatësira në Spanjë detyron flamingot të largohen
Një thatësirë e zgjatur në ligatinat e njohura jugore të Spanjës i ka detyruar flamingot të çelin zogjtë diku t...
BOTA
17 Qershor19:55
Mirë që kemi Yllin që na zbulon se çfarë po ndodh në dasmën e Arbanës dhe Eduartit...
Ditën e sotme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në Toscana, It...
BOTA
17 Qershor13:00
Asnjë lidhje me Transilvaninë dhe princin rumun, e vërteta si lindi Drakula
Një erë e fortë fryn pasdite në rrugën e shkretë të Tregut të Vjetër, pranë dyqaneve të mbyllura dhe re...