I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, për ta ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika – vendi ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve – ngriti shqetësime ligjore dhe teknike.
Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme.
“Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vjetët e ardhshme”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit.
“Rusia duhet ta marrë këtë mesazh. Ukraina do të ketë burimet financiare që i nevojiten për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.
Costa theksoi se është e mundur të zgjidhen çështjet teknike për të cilat nevojitet sqarim, për ta bërë të mundur përdorimin e aseteve të ngrira ruse, duke nënvizuar se “kjo zgjidhje është e arritshme”.
Bashkimi Evropian i ngriu rreth 200 miliardë euro nga asetet e Bankës Qendrore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.
Deri më tani, BE-ja ka përdorur vetëm interesin e krijuar nga këto fonde për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen kundër Rusisë.
Moska paralajmëroi më 23 tetor se çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e saj është “i pavlefshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe ajo kontraktuale”, si dhe do të “nxisë përgjigje të dhimbshme”.
Blloku evropian e zhvilloi këtë skemë huaje pasi u përball me trysni për të siguruar ndihmë shtesë për Kievin, për shkak se mbështetja amerikane u ngadalësua pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet.
Sipas skemës - për të cilën Komisioni Evropian këmbëngul se nuk do t’i prekë asetet sovrane ruse – Bashkimi Evropian do të merrte hua fonde nga kompania Euroclear.
Pastaj, blloku do t’ia jepte këto para Ukrainës si hua, e cila do të duhej ta shlyente huan vetëm nëse Rusia paguan për dëmet që ka shkaktuar në Ukrainë.
Pjesa më e madhe e aseteve në fjalë ndodhet në Belgjikë, kryeministri i së cilës, Bart De Wever, tha se ende ka disa shqetësime.
De Wever ka këmbëngulur se, për të ecur përpara, Belgjika ka nevojë për garanci të forta nga të gjitha shtetet e tjera të BE-së se do të ndajnë përgjegjësinë, nëse Moska kërkon kompensim.
Ai gjithashtu dëshiron që vendet e tjera të BE-së të premtojnë se do të fillojnë t’i përdorin asetet e ngrira ruse në vendet e tyre.
“Jam vetëm Belgjika e vogël dhe e varfër; e vetmja gjë që mund të bëj është të tregoj ku janë problemet dhe të kërkoj me butësi zgjidhje për problemin thelbësor”, tha De Wever për gazetarë pas samitit.
Ai paralajmëroi se, përderisa këto kushte nuk përmbushen, ai do të bëjë gjithçka që është e mundur “politikisht dhe ligjërisht, për ta ndalur këtë vendim”.
Konkluzionet e samitit, të cilat u miratuan nga të gjitha shtetet anëtare përveç Hungarisë, u zbutën për shkak të kundërshtimeve nga Belgjika.
Teksti përfundimtar nuk përmendi drejtpërdrejt huan, por ftoi Komisionin të paraqesë “opsione për mbështetje financiare” për Ukrainën për vitet 2026 dhe 2027.
Këto opsione do t’iu paraqiten udhëheqësve në samitin e ardhshëm në dhjetor.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë në samit si i ftuar, megjithatë e vlerësoi takimin duke thënë se ai “solli rezultate të mira”.
“Bashkimi Evropian garantoi se ndihma financiare për Ukrainën do të vazhdojë jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në vitin 2027”, tha Zelensky në platformën X.
“Ky është vendim i rëndësishëm unanim. Ne kemi siguruar mbështetje politike për përdorimin maksimal të aseteve të ngrira ruse për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, një nga mbështetësit e kësaj skeme, tha se pret që Komisioni të paraqesë opsione të ndryshme para samitit të ardhshëm të BE-së.
“Ne po rrisim trysninë për ta bërë palën ruse t’i pranojë bisedimet, në mënyrë që armët të heshtin në Ukrainë përfundimisht”, tha Merz.
Bisedimet në BE u zhvilluan një ditë pasi blloku miratoi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy kompanive të mëdha të naftës ruse./ REL
Një operacion në zyrat e stacionit televiziv opozitar TELE1 u krye të premten në mëngjes nga Shërbimi Kundër Terrorizmit n&...
Një person është arrestuar pranë Ambasadës Amerikane në Tokio, pasi u kap me një thikë, duke shkaktuar një incide...
Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se ishte viktimë e një tentative helmimi përmes çokollatave dhe reçelit që...
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance deklaroi se një forcë ndërkombëtare sigurie që ende nuk është formuar do t...
Lituania e ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës e Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kund&eu...
BE-ja e shtyu një vendim për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse për Ukrainën. Por Komisionit të BE-së...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz në samitin e BE-së (23.10.) në Bruksel i bëri thirrje Komisionit të BE-së për t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po i jep fund menjëherë të gjitha negociatave tregtare me Kanadanë, pas publikimit të...
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet preside...
Ministri i Financave i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka shprehur keqardhje, për deklaratat e bëra për Arabinë...