
Për të folur për raportin e OSBE – ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, “raporti i OSBE – ODIHR, është më i ashpër ndër vite””zgjedhjet si më 2021 atëherë të kërcënonte polici sot banditët”, tha deputeti demokrat.
Flavio Qarri: Si e vlerësoni këtë raport?
Oerd Bylykbashi: Ky raport të trishton kur mendon se është 2025 dhe raporti është i këtillë. Një koincidencë edhe në kohë me raportin e viti 2001. Zgjedhjet u bënë me 24 qershor në atë kohë dhe raporti doli me 11 tetor. Pra pati një arsye atëherë se u zgjat shumë. Me përplasje, me hapje , rinumërime etj. Dhe u konsiderua një nga proceset më të këqija zgjedhore, historikisht në Shqipëri, ndoshta më i keqi.
Këto zgjedhjet e 11 majit, I afrohen, janë rrotë në rrotë me ato zgjedhje. Kanë ndryshuar elemente. Në qoftë se në atë kohë ishte policia që kërcënonte, madje edhe rrihte komisionerët e opozitës në qendrat e votimit, e dokumentuar në atë kohë.
Kësaj radhe nuk ishte më policia por ishin grupet kriminale. Është ndryshe, me një polic, është zyrtar shteti, kurse këta të vinin në darkë tek dera e shtëpisë. Është histori tjetër.
Është trishtuese që kjo histori të jetë në 2025. Trishtuese kur Shqipëria është prej kohësh në këtë trajektoren e Integrimit Evropian. Është vënë një datë 2029 dhe kur ti lexon këtë raport, thua po mirë si ka mundësi.
Si mund të pretendojmë ne 2029. Tani të gjithë duhet ta pretendojnë se na bëhet mirë. Nuk mundet që PD të thotë që prit se nuk duhet të ndodhë kjo. PS bllokoi para 30 vitesh integrimin. Në vitin 1995, PS ishte kundër Këshillit të Evropës. Pas ishte kundër anëtarësimit në NATO, kundër liberalizimit të vizave. Pra ka bërë veprime, qartazi me bilbila me të gjitha dhe nuk mundet PD që e çoi Shqipërinë deri tek statusi i vendit kandidat, pak muaj pasi lamë ne pushtetin në rotacion me zgjedhje, u mor ai status, që të thotë jo nuk do të ndodhe. Shqipërisë i bëhet vetëm mirë që të ketë më shumë Evropë si proces në vend. Por kur e mendon dhe shikon atë raport, Çfarë lexojmë. Për herë të parë mua më bënte përshtypje në eksperiencën time 24 vjeçare me zgjedhjet. Unë nuk kam parë asnjëherë një raport paraprak aq të ashpër I cili hapte me gjënë më të rëndë që mund të kishte një palë zgjedhje. Shteti - Partia shtet, prishja e kësaj ndarje, fusha e pabarabartë e lojës që sjell pikërisht kjo dhe që sigurisht kjo ndodh duke përdorur burimet dhe pozicionet e avantazhet e pushtetit. Të gjitha këto të ndaluara më standarde.
Dokumenti i Kopenhagenit i 1990 I OSBE vendos një standard të rëndësishëm për ndarjen e partisë nga shteti. Dhe kjo lidhet me barazinë e votës, me barazinë e garës, barazinë mes kandidatëve e të tjera me radhë, nuk mundet askush të fitojë kundër një partie që është shtet. Kjo ishte partia komuniste në të gjithë Evropën. Pra për këtë arsye u fut si koncept. Tani Çfarë më sjell mua kjo që me jep trishtim. Trishtimi duhet të jetë për të gjithë shqiptarët.
Ne jemi 35 vite mbrapa. Pra jemi kthyer në 35 vite mbrapa në standard. Në 2013 nuk do të kishte rotacion politik nëse do të kishim këtë situatë. E pamundur. Nuk fiton askush kundër shtetit. Shteti ka burime, resurse të jashtëzakonshme që i përdor duke përkëdhelur ose duke goditur me dajak. Dhe detaji i jashtëzakonshëm që më bëri përshtypje në tekst dhe në ato shënimet poshtë me detaje rastesh pafund. Bashkitë të përdorura masivisht. Gishti i nxirrte syrin Ramës./Syri
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Tetor09:52
6 rezoluta dhe debate për SPAK-un, Kuvendi mban sot një maratonë mbledhjesh
Ditën e sotme do të zhvillohen punimet e dy komisioneve parlamentare. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike...
POLITIKE
24 Tetor09:39
‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik
Muajin e kaluar, Shqipëria prezantoi një sistem të inteligjencës artificiale që do të shërbente si ministër në qe...
POLITIKE
23 Tetor22:48
Raporti i OSBE/ 1 e vërtetë dhe shumë fytyrat e zgjedhjeve
Publikimi i raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet vendore të 11 majit ka qenë sot kryefjalë në median shqiptare. Por...
POLITIKE
23 Tetor22:47
Sabotim i SPAK-ut?! Deklarata e pazakontë e Korreshit: Pajisja e AKEP përgjonte oficerët e BKH-së
Javën e kaluar kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paraqiti në Kuvend raportin vjetor për vitin 2024 të i...
POLITIKE
23 Tetor22:41
‘Djalin e kam në Austri, vajza do më iki, ngelëm vetëm’/ Qytetarët e Tiranës hapin zemrën me kandidatin Florjan Binaj (VIDEO)
Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre p&eum...
POLITIKE
23 Tetor22:16
Deputeti: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat celular
Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga SPAK për ...
POLITIKE
23 Tetor22:00
‘Aeroporti i Vlorës, aferë shtetërore’/ Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubia firmosi 140 mln € garanci
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me aferën më të fundit qeveritare,...
POLITIKE
23 Tetor20:49
Celibashi "justifikon" raportin e ODIHR: KQZ dha rezultate por sistemi aktual nuk favorizon partitë e reja
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur për raportin e ODIHR për zgjedhjet, duke u ndalur edhe tek partitë e reja. Celibashi shprehet se sis...
POLITIKE
23 Tetor20:35
Raporti përfundimtar për zgjedhjet, Bylykbashi: ODIHR vë vulën!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputeti Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar t&eum...
POLITIKE
23 Tetor20:22
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e hedh poshtë mundësinë që një ditë të garojë për krye...