Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

SERBI- Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç mund të mos jetë e mjaftueshme për t’iu dhënë fund protestave që kanë përfshirë këtë vend prej incidentit të nëntorit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e shembjes së një cope të madhe betoni kanë vdekur 15 persona.
Ndonëse dorëheqja e Vuçeviç ka qenë ndër kërkesat fillestare të protestuesve, ata e kanë avancuar pozicionin me kalimin e kohës.
Në fillim, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçeviç dhe kryetarit të Novi Sadit, Millan Gjuriq. Edhe Gjuriq ka dhënë dorëheqje më 28 janar.
Pavarësisht këtyre dorëheqjeve, studentët kanë paralajmëruar protesta të reja. Përmes një postimi në Instagram, përfaqësuesit e studentëve kanë thënë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.
Njoftimi për dorëheqje është bërë pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 27 janar, se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar. Kështu, Vuçiq duket se ka tentuar t’i ulë tensionet, ndonëse protestat janë zgjeruar secilën herë e më shumë.
Në natën mes 27 dhe 28 janarit, protestuesit janë përkrahur nga bujqit, të cilët kanë bllokuar me traktorët e tyre rrugë kryesore të kryeqytetit serb, Beogradit. Me kalimin e kohës, zemërimi për vdekjet në Novi Sad është zgjeruar me kërkesa tjera.
Protestuesit kanë thënë se nuk janë të interesuar në politikë dhe nuk i shohin dorëheqjet si problemin kryesor. Ata insistojnë që institucionet serbe të punojnë siç duhet.
“Ne do të dëshironim të jetonim në një shtet ku çdo institucion mund të bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa korrupsion apo presion të jashtëm”, ka thënë studentja universitare, Jana Llomiq në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.
Shumë studentë kanë qëndruar në tenda përgjatë natës.
Ata e kanë mbështetjen e partive opozitare të Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se Qeveria do të dorëzojë kërkesë për votëbesim në parlament më 29 janar. Opozita ka thënë se kjo është kërkesë e vjetër dhe që mbështesin pozicionin e studentëve.
Ata i kanë katër kërkesa kryesore:
Qeveria e ka miratuar në dhjetor rritjen prej 20 për qind në buxhetin e vitit 2025.
Vuçiq ka thënë se të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me rindërtim të stacionit hekurudhor tashmë janë bërë publike. Por, presidenti serb e ka bërë këtë deklaratë edhe më herët dhe është hedhur poshtë nga disa protestues.
“Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata dhe bashkëpunim, por nuk duam që askush të luajë me neve, dhe është e qartë se kjo ka ndodhur për dy muaj”, ka thënë Nikolla Mutavxhiq, student i Juridikut, që ka marrë pjesë në bllokadën 24-orëshe të trafikut në Beograd, më 27 janar.
Vuçiq ka thënë se do të pezullohen edhe akuzat kundër protestuesve dhe që 37 individë po përballen me procedura penale për sulmet ndaj studentëve.
Është e paqartë nëse të gjitha akuzat do të pezullohen, edhe nëse sulmuesit e dyshuar do të përballen me drejtësinë.
Lëvizja e studentëve nuk ka liderë. Ata i marrin vendimet me shumicë votash.
Nuk është e qartë edhe se çfarë do të ndodhë në parlament më 29 janar. Një votëbesim, kur kryeministri veçse ka dhënë dorëheqje, duket vendim pa ndonjë rëndësi, dhe ka pak mundësi që të ulë zemërimin publik.
“Me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet i gjithë kabineti, prandaj në terma praktikë nënkuptohet që e gjithë Qeveria ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Vuçeviq më 28 janar.
Kabineti qeveritar pritet të takohet në pasditen e 28 janarit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, Qeveria do të jetë në pushtet edhe për 30 ditë, derisa të miratohet përbërja e re qeveritare nga parlamenti.
Nëse diçka e tillë nuk ndodh, Vuçiq duhet të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.
Partitë opozitare kanë bërë thirrje për formim të një qeverie të përkohshme, diçka që është hedhur poshtë nga Partia Progresive Serbe e Vuçiç./REL
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua kombit për të njoftuar një riorganizim “urgjent dhe masiv...
Takimi GJERMANI- Liderët politikë të Gjermanisë dhe Danimarkës u takuan të martën në një shfaqje uniteti, nd&e...
Ambasada e SHBA-së në Shkup SHKUP- Ambasada e SHBA-së në Shkup mëngjesin e sotëm ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe o...
SERBIA- Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje pë...
Harta SHBA- Google Maps ka njoftuar se do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës në hart...
Foto ilustruese EVROPË- Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhë...
Çifti VIETNAM- Një grua britanike dhe i fejuari i saj vdiqën pasi kishin pirë pije të kontaminuar në Vietnam. 33-vjeç...
Foto ilustruese SHBA- Shkalla e ngrohjes së oqeanit gjatë 40 viteve të fundit është katërfishuar. Sipas hulumtimit ...
Foto ilustruese SUEDI- Policia suedeze ka arrestuar një burrë pasi tentoi të futej në ambasadën ruse në Stokholm me maki...
SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen nga detyra sot. Ky vendim vjen pas një vale protestash masive ...