BOTA

REL: Çfarë thotë Dodik dhe çfarë thuhet në Kushtetutën e Bosnjës?

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 20:18
REL: Çfarë thotë Dodik dhe çfarë thuhet në

Bosnje dhe Hercegovina është një koloni që nuk zotëron territor, por vetëm kufi.

Gjykata dhe Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës janë antikushtetuese dhe të paligjshme, ndërsa Republika Srpska do t’i marrë përsipër të gjitha kompetencat e transferuara në Bosnje, që nuk janë të përcaktuara drejtpërdrejt me Kushtetutën e shtetit. Këto janë disa nga 21 pretendimet dhe qëndrimet e përcaktuara në një plan, i cili i referohet veprimtarisë së përfaqësuesve të Republikës Srpska në institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe është nënshkruar më 24 prill në Banja Llukë.

Dokumentin e kanë nënshkruar përfaqësuesit e koalicionit qeverisës në Republikën Srpska, të kryesuar nga Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur – parti e Millorad Dodikut – pa praninë e opozitës.

Dokumenti vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Dodikut për ndarjen e Republikës Srpska nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës është Aneksi 4 i Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila njihet edhe si Marrëveshja e Dejtonit, sepse është nënshkruar në atë qytet të SHBA-së, më 21 nëntor, 1995. Kjo marrëveshje i ka dhënë fund luftës në Bosnje.

Marrëveshja e Dejtonit ka 11 anekse që, ndër të tjera, u referohen kufijve ndërmjet dy entiteteve – Republika Srpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës – çështjeve ushtarake, të drejtave të njeriut, çështjes së refugjatëve, forcave policore, korporatave publike dhe mbrojtjes së monumenteve kombëtare. REL-ia ka verifikuar nëse pretendimet e politikanëve në Republikën Srpska kanë bazë në Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Një nga pikat e nënshkruara nga kryetarët e partive në Republikën Srpska thotë se Bosnje dhe Hercegovina nuk zotëron territor të saj dhe se Bosnje dhe Hercegovina ka vetëm kufi të jashtëm.

Në përputhje me nenin 1, paragrafi 3 i Kushtetutës së Bosnjës, entitetet janë pronare të territorit. Sipas Aneksit 2 të Marrëveshjes së Dejtonit, Bosnje dhe Hercegovina nuk zotëron territor, por vetëm kufi të jashtëm.

Askund në këtë nen të Kushtetutës së shtetit nuk thuhet shprehimisht se kush e zotëron territorin. Vetëm theksohet se “Bosnje dhe Hercegovina përbëhet nga dy entitete: Federata e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska”.

Aneksi 2 i Marrëveshjes së Dejtonit trajton çështjet e demarkacionit midis entiteteve, si dhe rolin që do të luajë IFOR-i (Forcat Ushtarake Shumëkombëshe për Zbatimin e Paqes) në procesin e demarkacionit.

Partitë në Republikën Srpska pretendojnë se Bosnje dhe Hercegovina është një koloni që nuk e ka sovranitetin e vet – gjë të cilën e arsyetojnë me ekzistencën e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar (OHR) me dhe praninë e gjyqtarëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.

Ekzistenca e vazhdueshme e OHR-së dhe gjyqtarëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës tregon se Bosnja është nën statusin kolonial dhe pa sovranitetin e vet.

Në Preambulën e Kushtetutës thuhet se nënshkruesit e saj janë “të përkushtuar ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë është themeluar me Aneksin 10 të Marrëveshjes së Dejtonit dhe ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit civil të asaj marrëveshjeje. Përfaqësuesi i Lartë është “autoriteti i fundit në terren” për këtë post. Përbërja, procedurat dhe juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës përcaktohen me nenin 6 të Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Aty thuhet se katër gjyqtarë zgjidhen në Parlamentin e entitetit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, dy në Parlamentin e entitetit Republika Srpska dhe tre zgjidhen nga kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pas konsultimit me Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Këta gjyqtarë nuk duhet të jenë shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës ose të vendeve fqinje.

Në Republikën Srpska duan, gjithashtu, ta shfuqizojnë juridiksionin e organeve gjyqësore në nivel shtetëror, Gjykatës dhe Prokurorisë. Republika Srpska, me një vendim të posaçëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, do të shfuqizojë juridiksionin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës në territorin e Republikës Srpska, si organe antikushtetuese dhe të paligjshme.

Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës thotë se të gjitha funksionet që nuk u janë besuar shprehimisht institucioneve të Bosnjës, u përkasin entiteteve, dhe nuk përmend në mënyrë eksplicite gjyqësorin.

Megjithatë, Kushtetuta përmend mundësinë që Bosnja të marrë “juridiksionin në ato çështje për të cilat dakordohen entitetet” dhe të krijojë institucione shtesë.

Ligji i Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës është shpallur në vitin 2000 nga Wolfgang Petritsch, asokohe Përfaqësues i Lartë i Bosnje dhe Hercegovinës. Ligji është miratuar në Parlamentin shtetëror dy vjet më vonë.

Pas Petritschit, pasardhësi i tij, Paddy Ashdown, ka shpallur Ligjin për Prokurorinë e Bosnjës, në vitin 2002. Ai është miratuar një vit më vonë.

Koalicioni qeverisës në Republikën Srpska ka deklaruar në planin e tij se kompetencat e transferuara në nivelin e Bosnje dhe Hercegovinës nuk përmenden në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Bosnjës.

Republika Srpska do të respektojë sundimin e ligjit sipas nenit 1.2 të Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, t’i zbatojë ligjet dhe aktet e tjera të autoriteteve të Republikës Srpska në përputhje me të gjitha kompetencat e tyre, të cilat nuk janë të përcaktuara shprehimisht me Kushtetutën e Bosnjës si kompetenca që u përkasin institucioneve në nivel të Bosnjës.

Ky nen thotë se Bosnje dhe Hercegovina është “një shtet demokratik që funksionon në përputhje me ligjin dhe mbi bazën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”.

Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës përcakton në mënyrë eksplicite dhjetë kompetenca të institucioneve të Bosnjës – ndër të tjera: politika e jashtme, tregtia e jashtme, politika monetare dhe doganore, financimi i institucioneve, çështjet e migracionit. Shteti i Bosnje dhe Hercegovinës mund të marrë përsipër kompetenca të tjera për të cilat bien dakord entitetet.

Ekziston gjithashtu mundësia që brenda një periudhe gjashtëmujore nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, entitetet i fillojnë negociatat “me synimin për të përfshirë çështje të tjera nën juridiksionin e institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?