BOTA

REL: Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 21:25
REL: Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjithnjë e më shumë qytetarë të Kosovës janë duke u kthyer kah armët e zjarrit - qoftë për rekreacion, qoftë për siguri. Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna për mbajtje armësh është rritur për gati tre mijë. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vend tregojnë se, vetëm gjatë vitit 2024, janë dhënë mbi 10 mijë leje të tilla.

Arsyet që i çojnë qytetarët të armatosen, sipas saj, lidhen me pasionet e tyre për shenjëtari dhe gjah. Por, ekspertët e sigurisë mendojnë ndryshe - pasiguria publike, thonë ata, është ndër faktorët kryesorë. Këtë, në njëfarë mënyre, e konfirmon edhe Besniku, 25-vjeçar nga Prishtina, i cili është në procedura për sigurimin e lejes për armë.

“Është e natyrshme të ndihesh më i sigurt kur ke njohuri për përdorimin e armës dhe e ke me vete”, thotë ai, duke mos dashur të identifikohet më shumë.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të në fund të dhjetorit në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po priste t’i kryente testet psikologjike dhe psikiatrike - të nevojshme për t’u pajisur me leje për armë. Jo larg tij priste edhe një tjetër qytetar, në mesin e të 20-tave, i cili u identifikua vetëm me emrin Leart.

“Do të aplikoj për armë të shkurtër dhe armë të gjatë”, tha ai.

“Kam dëshirë ta mbaj armën... edhe për hobi, por, normalisht, ndihem edhe më i sigurt kur e kam me vete”, shtoi Learti.

Në QKUK thonë se, brenda një jave, mbi 50 persona u nënshtrohen kontrolleve te psikologu, psikiatri, neurologu, oftamologu dhe otorinolaringologu, si dhe analizave biokimike - që të gjitha të nevojshme për të kërkuar lejen e armëmbajtjes.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, thotë se ka vërejtur rritje të interesimit të të rinjve për t’u pajisur me certifikata të tilla shëndetësore. Ai nuk ofron shifra krahasuese, por thotë se nga fundi i shtatorit deri në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, janë lëshuar rreth 500 certifikata shëndetësore, të nevojshme për të aplikuar për lejen e armëmbajtjes, qoftë për herë të parë, apo për vazhdimin e saj.

“Ka persona që nuk i kalojnë testet për shkak të trajtimeve të mëhershme psikiatrike, sëmundjeve psikike, abuzimit me substanca psiko-aktive etj.”, thotë Kutllovci për Radion Evropa e Lirë.

Si shqetësim më vete ai përmend kërkesat e personave më të rinj se 21 vjeç, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore për armëmbajtje me leje.

“... por, natyrisht, ata nuk mund të pajisen me certifikata shëndetësore”, thotë ai.

Raste të personave nën 21 vjeç raporton edhe Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë thuhet se nga prilli deri në dhjetor të vitit të kaluar, kanë qenë 64 persona nga mosha 19 deri në 24 vjeç që janë paraqitur për kontrolle mjekësore, porse nën 21-vjeçarët nuk janë lejuar t’u nënshtrohen atyre.

Gjatë asaj periudhe kohore, në këtë spital thonë se janë lëshuar 1.027 certifikata shëndetësore për armëmbajtje. Trefish më shumë certifikata të tilla gjatë të vitit të kaluar ka lëshuar Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit - saktësisht 3.298. Të moshës 21-23 vjeç kanë qenë 129 përfitues, sipas të dhënave që ka siguruar REL-i nga ky institucion.

Në Spitalin tjetër të Përgjithshëm - atë të Pejës - thonë se gjatë vitit 2024 kanë lëshuar 1.255 certifikata shëndetësore për armëmbajtje. Në mesin e atyre që i kanë siguruar ato, 72 persona kanë qenë deri në 23 vjeç. Certifikata të tilla - mbi 1.100 syresh - ka lëshuar vitin e kaluar edhe Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës.

Zyrtarët e tij konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se 20 për qind e personave që janë pajisur me to, kanë qenë të moshës 22-27 vjeç. Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ndërkaq, numri i certifikatave shëndetësore të lëshuara nga janari deri në fund të dhjetorit, 2024, ka qenë 1.908.

“Në ketë vit kemi pasur edhe të rinj të moshave 21, 22 dhe 23 vjeç. Zakonisht ka dominuar mosha 40 deri mbi 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës konfirmon për Radion Evropa e Lirë së në katër vjetët e fundit u ka dhënë leje për armëmbajtje 35.293 personave. Numri i lejeve të dhëna ka ndryshuar ndër vite - më 2021 ka qenë 7.520, më 2022 ka qenë 7.125, më 2023 ka qenë 10.458 dhe deri në fillim të dhjetorit 2024 ka qenë 10.190.

E pyetur për arsyet e aplikuesve, MPB-ja thotë se ato lidhen kryesisht me shenjëtarinë dhe gjahun dhe se lejet që dominojnë, janë ato për armë gjahu dhe për sporte specifike. Sipas saj, mosha mesatare e atyre që pajisen me to, është rreth 40 vjeç.

Në një deklaratë të mëhershme për REL-in, MPB-ja ka thënë se deri në vitin 2010 ishin rreth 35.000 armë të regjistruara në Administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK dhe se tani “këto armë janë duke u regjistruar gradualisht sipas Ligjit të armëve”.

Policia e Kosovës thotë se, në baza vjetore, konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë të llojeve të ndryshme pa leje. Llogaritet se në duart e qytetarëve të Kosovës janë mbi 230 mijë armë pa leje.

“Në periudhën janar- gusht 2024 janë konfiskuar 1.122 armë dhe 20.653 municione”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dërguar REL-it.

Për armëmbajtje pa leje, Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh gjoba deri në 7.500 euro ose dënim me burgim deri në 10 vjet. Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë në Kosovë, i cili më herët ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Mbrojtjes, thotë se një nga arsyet kryesore që i nxit qytetarët e Kosovës të armatosen, është pasiguria publike.

“Siguria nuk është vetëm aspekt fizik, është mbi të gjitha ndjenjë. Tema e sigurisë është pothuajse e vetmja në Kosovë dhe kjo, normalisht, ndikon në rritjen e ndjenjës së pasigurisë”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se sa ka qenë numri i vrasjeve në Kosovë në vitin 2024. Por, më herët, ky institucion i ka konfirmuar REL-it se në periudhën janar-tetor 2023, janë evidentuar 26 vrasje, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2022 kanë qenë 21.

Në komunikatat e përditshme për media, policia raporton shpesh për dhunë, plagosje, grabitje e vepra të tjera penale. Situatë më e paqëndrueshme e sigurisë, sipas zyrtarëve, është në veriun e Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe e ndikuar nga Beogradi zyrtar./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë