Është rënduar më tej situata pas tërmetit në Afganistan, teksa raportohet se numri i viktimava i ka kaluar 620 jetë të humbura.
Tërmeti 6 ballësh që ra në mesnatë bëri që të humbasin jetën tragjikisht qindra persona, teksa më shumë se 1.500 të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritet këtë të hënë.
Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, me ekipet e shpëtimit që po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja.
Nga raportimet ndërkombëtare mësohet se tre fshatra u shkatërruan plotësisht në provincën Kunar, ndërsa shumë të tjerë pësuan dëme të konsiderueshme.
Tërmeti 6 ballë ra në mesnatë, në një thellësi prej 8 kilometrash, duke shënuar shumë viktima dhe duke shkatërruar shtëpitë prej balte dhe guri në kufi me rajonin Khiber Paktunkva të Pakistanit.