Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të mbajë në punë më pak se 300 anëtarë të stafit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila ka më shumë se 10,000 të punësuar në mbarë botën dhe punon kryesisht në vende të huaja. Agjencia kryesore amerikane që shpërndan ndihma humanitare në nivel ndërkombëtar, me një buxhet rreth 40 miliardë dollarë në vit, është synuar nga programi i ristrukturimit të administratës publike i drejtuar nga Elon Musk.
Programi i pezullimit për 90 ditë filloi të zbatohej pasi Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Katër burime të Reuters thanë se vetëm 294 punonjës të USAID-it do të mbeten në pozicionet e tyre, nga të cilët 12 punojnë në drejtorinë përgjegjëse për Afrikën dhe 8 në drejtorinë përgjegjëse për Azinë.
Gjithashtu John Brian Atwood, i cili shërbeu si drejtues i USAID-it për më shumë se gjashtë vjet, tha se ky vendim është skandaloz që në thelb do të shfuqizojë një agjenci që jep një kontribut vendimtar për mbijetesën e miliona njerëzve ndërkombëtarisht.
“Shumë njerëz nuk do të mbijetojnë nëse shërbimi hiqet, tha Atwood.
Presidenti Trump dhe kreu i një komiteti të ri për “efikasitetin” e qeverisë Musk kanë ngritur akuza të rënda kundër USAID-it, duke e përshkruar atë si një organizatë “kriminale”. Qeveria të martën njoftoi se do të lirojë nga puna të gjithë personelin e agjencisë në mbarë botën. Synimi është që USAID të jetë në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shefi i Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, ka marrë tashmë detyrën e drejtorit në detyrë të USAID.
Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i ndihmës humanitare në nivel botëror. Ndihma për vendet e tjera në përgjithësi arrin në më pak se 1% të buxhetit të Shteteve të Bashkuara, më pak se buxheti që shpenzojnë disa shtete të tjera për këtë qëllim. Programet shëndetësore si ato për ndihmë për t’i dhënë fund poliomielitit dhe një pragrami që ndihmoi në frenimin e epidemisë globale të AIDS-it duke shpëtuar më shumë se 20 milionë jetë në Afrikë, janë mbyllur.
Po ashtu është ndëprerë mbikqyrja dhe vendosja e ekipeve të reagimit të shpejtë për sëmundje ngjitëse siç është Ebola në Ugandë. Qindra miliona dollarë ushqim dhe ilaçe që tashmë janë dërguar nga kompanitë amerikane kanë mbetur në porte për shkak të mbylljes së papritur të agjencisë nga ana e adminsitratës.
Ligjvënësit demokratë dhe të tjerë thonë se ligji përcakton se USAID-i është një agjenci e pavarur dhe nuk mund të mbyllet pa miratimin e Kongresit. Mbështetësit e USAID-it nga të dyja partitë politike thonë se puna e agjencisë jashtë vendit është thelbësore për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë, Kinës dhe dhe rivalëve të tjerë jashtë vendit, si dhe për çimentimin e aleancave dhe partneriteteve.
TURQI- Emiri katërvjeçar ishte në shtëpi me familjen e tij kur dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë jugore më...
GREQI- Disa tërmete të tjera kanë goditur ishullin grek të Santorinit vetëm disa orë pasi autoritetet shpallën gjendjen e j...
SHBA- Kreu i ri i diplomacisë amerikane, Marco Rubio, planifikon të udhëtojë në Izrael dhe shtetet arabe në mes të...
UASHINGTON- Momente kaosi ka ndodhur në një kishë në Uashington kur një burrë në Kishëu ngrit nga ...
UKRAINË- Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bër...
SHBA- Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtar...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbikëqyri të enjten konfiskimin e një avioni të qeverisë së Venezuelës n&e...
foto ilustruese GROENLANDË- Përfaqësues të Groenlandës në Shtetet e Bashkuara janë takuar kohët e fundit me të...
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta ndara me kryen...
BANGLADESH- Protestuesit në Bangladesh kanë vandalizuar dhe djegur shtëpinë e ish-kryeministres Sheikh Hasina. Trazirat u ndezën nga ...