BOTA

Rezultatet e zgjedhjeve brenda BE/ Si mund të luftojnë progresistët e Europës? Një koalicion i humbësve, shpresa e tyre më e mirë

M.B. Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 08:28
Rezultatet e zgjedhjeve brenda BE/ Si mund të luftojnë
Liderët europianë

BRUKSEL- Për qendrën e majtë të Evropës, ishte natë ferri. Liberalët dhe të Gjelbërit e kanë pësuar keq gjersa humbën dhjetëra vende pasi partitë nacionaliste dhe euroskeptike morën gati një të katërtën e vendeve në parlamentin evropian. Socialistët dhe Demokratët e qendrës së majtë (S&D) ranë pak nën totalin e tyre ekzistues falë rezultateve të papritura të forta në Itali dhe Spanjë.

Më keq akoma, Franca, fuqia kryesore e BE-së, ishte dëshmitare e fitoreve të mëdha të së djathtës ekstreme. Kjo e shtyu presidentin, Emmanuel Macron të thërriste zgjedhje të parakohshme duke rrezikuar shumë pasi kjo lëvizje mund t’i hap rrugë Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen të përfshihet në qeveri brenda një muaji. Premtimi i Le Penit që do të mbyllë kufijtë e Francës për emigrantët dhe kundërshtimi i çdo zgjerimi të BE-së drejt lindjes mund të paralizojë vendimet në Bruksel.

Me përjashtim të një mrekullie demokratike, Macron si një president i dobësuar politikisht, do të “bashkëjetonte” me një qeveri armiqësore të së djathtës. Megjithatë, në nivel evropian, ky rezultat i zymtë për progresistët e BE-së mund të japë ende një rezultat pozitiv për prioritetet e tyre kryesore të rezistencës ndaj agresionit rus në Ukrainë, mbajtjes së BE-së në rrugën drejt neutralitetit klimatik dhe bërjes së tranzicionit të gjelbër më të drejtë dhe më të përballueshëm për njerëzit që punojnë nëse i luajnë letrat e tyre si duhet.

Ndërsa të gjitha sytë janë te fitoret e djathtistëve në Paris, Romë, Vjenë dhe Budapest, ndarjet e shumta të brendshme të së djathtës ekstreme dhe refuzimi i deritanishëm i partive kryesore për të bërë kauzë të përbashkët në nivel të BE-së me populistët euroskeptikë, i ofrojnë qendrës dhe qendrës së majtë një rrugë për të kufizuar dëmin. Nëse ata bashkohen dhe nuk e lejojnë veten të zgjidhen individualisht, një koalicion humbësish mund të vendosë kushtet e tyre për rizgjedhjen e presidentes aktuale të qendrës së djathtë, Ursula von der Leyen, si presidente e Komisionit Evropian.

Partia e saj Popullore Evropiane (EPP) do të pretendojë edhe një herë kurorën pasi kryeson aktualisht me 186 vende deri më tani, por duhet të gjejë të paktën 175 vota të tjera nga aleatët për të siguruar mandatin e saj të dytë. Qendra e majtë mund t’i japë ato vota, me një çmim. Sfidat me të cilat përballet Evropa gjatë pesë viteve të ardhshme mbeten të njëjta, lufta në pragun e saj, kërcënimet ndaj demokracisë liberale dhe sundimi i ligjit nga jashtë dhe brenda BE-së, përshpejtimi i ngrohjes globale dhe konkurrenca ekonomike nga Kina dhe Evropa dhe ata thërrasin për veprim përmes një konsensusi centrist, pro-evropian dhe jo paralizimit ose shpërbërjes së BE-së që kërkojnë nacionalistët. Si forca e dytë më e madhe në legjislaturën e re, socialistët duhet të marrin drejtimin dhe t’u ofrojnë liberalëve dhe të Gjelbërve bisedime mbi një platformë të përbashkët politike që ata mund të marrin në negociata me PPE.

Prioritetet e tyre duhet të jenë 1) mos kthim prapa në zbatimin e legjislacionit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane për të arritur emetimet neto zero të karbonit deri në vitin 2050; 2) masa sociale të synuara për të lehtësuar tranzicionin për familjet që nuk mund të përballojnë rinovimin termik, pompat e nxehtësisë ose automjetet elektrike; 3) rregulla të reja për të kushtëzuar të gjitha alokimet buxhetore të BE-së me respektimin e kritereve të sundimit të ligjit dhe demokracisë; 4) mbështetje për huamarrje të mëtejshme kolektive evropiane për të financuar investimet kryesore të mbrojtjes, përshtatjes klimatike dhe infrastrukturës digjitale; 5) mbështetje për ndihmën ushtarake dhe rindërtuese për Ukrainën dhe hapjen e menjëhershme të negociatave të zgjerimit të BE-së me Ukrainën dhe Moldavinë.

Von der Leyen, një kristiandemokrate gjermane, do të jetë nën presionin e disa prej mbështetësve të saj në PPE për të ngadalësuar tranzicionin e gjelbër për t’u dhënë fermerëve dhe industrive me energji intensive më shumë kohë për t’u përshtatur dhe potencialisht për të larguar legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit. Ajo mund të gjente aleatë për këtë nismë mes nacionalistëve të grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), të udhëhequr nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Por, aleanca me ECR nuk do t’i jepte Von der Leyenit një shumicë të sigurt. Përveç kësaj, çdo aleancë e tillë do të hidhte në erë grupin liberal, Renew Europe, me eurodeputetët e Macronit të sigurt që do të largoheshin nga ajo.

Meloni me “Vëllezërit e Italisë” që çimentuan dominimin e tyre në vend, do të kërkonte me siguri lëshime për çështjen e migracionit, duke shkuar përtej paktit të migracionit të BE-së, i cili u vulos para zgjedhjeve, por nuk është ende në fuqi. Qeveria e saj është një nga 15, përfshirë Poloninë dhe Danimarkën e udhëhequr nga socialdemokratët, që kanë kërkuar propozime të reja nga komisioni për të lejuar largimin e migrantëve të parregullt në “vendet e treta të sigurta”, ku kërkesat e tyre për azil do të përpunohen nga zyrtarët evropianë. Marrëveshja e Italisë, për të dërguar disa azilkërkues në një kamp në Shqipëri, shihet si pilot projekt.

Kjo çështje mund të jetë më e vështira për t’u gëlltitur për qendrën e majtë në negociatat me PPE-në, por ajo pasqyron armiqësinë e përhapur të votuesve ndaj migrimit të pakontrolluar që rriti votën për të djathtën e fortë në të gjithë Evropën në këto zgjedhje, përfshirë nga ish-votuesit e majtë. Pavarësisht flirtit të saj parazgjedhor me Melonin, Von der Leyen nuk e ka rrugën e shtruar për një mandat të dytë me një koalicion të djathtë. Ajo ka nevojë për socialistët. Kjo i jep bllokut të dënuar të qendrës së majtë një levë thelbësore nëse mund të ngërthejë të Gjelbrit dhe liberalët.

Të Gjelbrit kanë qenë partnerë të rinj me ndikim në qeveri, veçanërisht në Gjermani, Suedi, Spanjë dhe Francë, por në Bruksel ata kanë qenë prej kohësh më rehat duke vepruar si një opozitë e nivelit të lartë moral, megjithëse votuan për shumicën e legjislacionit të Marrëveshjes së Gjelbër. Duke humbur pothuajse një të tretën e vendeve të tyre mes një reagimi të ashpër të votuesve kundër kostos dhe kufizimeve të politikave të mbrojtjes së klimës, ekologët do të bënin mirë të bashkoheshin me koalicionin nëse duan të ruajnë ndikimin. Është ironike që gjashtë vjet pasi adoleshentja suedeze, Greta Thunberg nisi lëvizjen protestuese rinore të “Fridays for Future” kundër mungesës së veprimeve për krizën klimatike, më shumë votues të rinj duket se kanë zgjedhur të djathtën ekstreme sesa të Gjelbrit.

Sa i përket grupit liberal Renew, ata do të duhet të përballen me kontradiktat e tyre të shumta pas humbjeve të mëdha në këto zgjedhje. “Dirigjistët” që shpenzojnë shumë në Francë, liberalët e qeverisë së vogël dhe të kursyer në Gjermani, nuk kanë më shumë të përbashkëta, sidomos që nga momenti kur partia liberale VVD holandeze iu bashkua një koalicioni qeverisës të krijuar nga poltikani i djathtë anti-islamik, Geert Wilders. Ata janë të bashkuar vetëm nga dëshira e tyre për të luajtur rolin kryesor në politikën evropiane, me paratë dhe fuqinë që sjell. Pra, të gjithë humbësit kanë një interes të bashkohen për të shmangur më të keqen. Qentë mund të lehin, por karvani duhet të vazhdojë rrugën e tij. / The Guardian

liderët europianë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan