
Tregjet globale të energjisë mbeten nën presionin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Këtë të premte, bursa e Londrës shënoi një rritje për naftën Brent me 1%, duke u kuotuar në 96 dollarë e 88 cent për fuçi.
Edhe në bursën e Nju Jorkut, nafta bruto u rrit me 0.8%, duke arritur në 98 dollarë e 65 cent.
Rritja erdhi pas raportimeve nga agjencia shtetërore saudite e lajmeve, sipas të cilës sulmet në infrastrukturën energjetike kanë reduktuar prodhimin me 600 mijë fuçi në ditë.
Pavarësisht rritjes ditore, kjo mbetet java me rënien më të madhe që prej qershorit të vitit të kaluar. Ekspertët ia atribuojnë këtë ndryshim armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, si dhe gatishmërisë së Izraelit për të nisur bisedime direkte me Libanin.
Megjithatë, pika më kritike mbetet Ngushtica e Hormuzit. Trafiku i anijeve aktualisht është nën 10% të vëllimit normal. Teherani ka paralajmëruar mjetet lundruese të qëndrojnë brenda ujërave territoriale, ndërsa kërkon tarifa kalimi për anijet në këmbim të një marrëveshjeje paqeje, propozim ky që është kundërshtuar nga liderët perëndimorë dhe Kombet e Bashkuara.
Bilanci i 6 javëve konflikt mbetet i rëndë për sektorin e energjisë. Sipas të dhënave, rreth 50 asete infrastrukturore në Gjirin Persik janë dëmtuar nga sulmet me dronë dhe raketa, duke nxjerrë jashtë funksionit një kapacitet rafinimi prej 2.4 milionë fuçi në ditë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Prill15:56
Komisionerja Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se Komisioni Evropian ende po vlerëson nëse Serbia i përmbush kushtet për “pag...
Piranjat News
BOTA
10 Prill13:44
Melania Trump mohon lidhjen me Epstein, i kërkon Kongresit të mbajë seancë dëgjimore me të mbijetuarit
Zonja e Parë Melania Trump mbajti të enjten një deklaratë duke mohuar çdo miqësi apo marrëdhënie me J...
BOTA
10 Prill13:43
Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime
Në ditën e fundit të pushimeve të Pashkëve, stjuardët dhe stjuardesat eLufthansa-s janë thirrur në grevë.
&...
BOTA
10 Prill13:40
Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dronë iranianë në...
BOTA
10 Prill13:22
Nga humbja e nënës te sfidat familjare: Rrëfimi emocional i Ivanka Trump
Ivanka Trump ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe emocional gjatë një interviste në podkastin “Diary of a CEO&rdquo...
BOTA
10 Prill12:02
Parashikimi: Ja çfarë pritet për sezonin e uraganeve në Atlantik për vitin 2026
Më pak stuhi se zakonisht mund të formohen gjatë sezonit të uraganeve në Atlantik të vitit 2026, thonë studiuesit, pasi mod...
BOTA
10 Prill11:51
Njihuni me vendin ku çmimet e benzinës janë në stratosferë dhe ja cila është arsyeja
Një qark i qetë dhe rural në Kaliforni ka çmimet më të larta të benzinës në vend dhe përveç luft&eu...
BOTA
10 Prill11:50
Trump i kërkon JD Vance zgjidhje për luftën me Iranin, zëvendëspresidenti niset për negociata në Pakistan
Donald Trump i ka kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance të gjejë një mënyrë për të nxjerrë SHBA-në ...
BOTA
10 Prill11:48
Ekuipazhi i Artemis II vëren diçka “qesharake” në sipërfaqen hënore
Një foto e një krateri gjigant hënor e marrë nga astronautët e Artemis II tregon se “njeriu në Hënë&rd...
BOTA
10 Prill10:56
Negociatat me SHBA-në, “Wall Street Journal”: Delegacioni iranian mbërrin në Islamabad
Delegacioni iranian ka mbërritur në Islamabad, në kuadër të bisedimeve për armëpushim me Shtetet e Bashkuara, raportoi Wall...