“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
KOSOVË- Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) ka thënë të hënën se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi nga 1 maji, në pritje të marrjes së vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.
“Vendimi për rritje do të merret nga mesi i këtij muaji, ndërsa tarifat e reja do nisin të aplikohen nga data 1 maj të këtij viti,” tha Petrit Pepaj nga ZRRE-ja gjatë një takimi me gazetarë.
Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke nxitur reagime dhe protesta.
Bordi i ZRRE-së pritet të marrë vendim për çmimin e rrymës më 11 prill. Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të shtunën në kryeqytet. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve "Kosova A" dhe "Kosova B". Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./REL
SHBA- Shkencëtarët kanë zhvilluar një kopje 3D të lëkurës së njeriut me qeliza të gjalla, të cilat ata besoj...
MAL I ZI- Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyr&e...
VJENË- Gjatë punimeve të rinovimit në një fushë futbolli në Vjenë tetorin e kaluar, u zbulua një varr m...
GJERMANI- Kohët e fundit, zyrtari gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius i Social Demokratëve, politikani më popullor gjerman për ...
KINA- Pekini ka shtuar 11 kompani të tjera amerikane në listën e zezë të Ministrisë Kineze të Tregtisë....
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump përsëriti dje se nuk do të përjashtonte mundësinë e transferimit të shtetasve ...
foto ilustruese STRASBURG- Dhjetëra çiklistë serbë janë duke i bërë 1.300 kilometra rrugë drejt Parlamentit Evro...
foto ilustruese SHBA- Dy fëmijë kanë vdekur deri tani në Teksa nga fruthi, ku shpërthimi i kësaj sëmundjeje ka çu...
SHBA- Elon Musk mund të japë dorëheqjen si këshilltar zyrtar i Trump. Çfarë mbetet nga një prej eksperimenteve më t&...
GJERMANI- Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit Për her&eum...