Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, i ka uruar qytetarët e Serbisë me rastin e ditës së shtetësisë dhe ka shprehur pritjet që dy shtetet të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit më 15 shkurt, Rubio theksoi se dy shtetet ndajnë “një histori të gjatë dhe të rëndësishme, të përshkruar nga miqësia dhe respekti reciprok”.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të ndërtojnë mbi këto lidhje të forta, teksa ne punojmë së bashku për të zgjeruar tregtinë dhe investimet dhe për të forcuar prosperitetin ekonomik për dy vendet tona. Ne vlerësojmë partneritetin me Serbinë në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në mbarë Ballkanin Perëndimor dhe mezi presim të thellojmë bashkëpunimin tonë në vitin e ardshëm”, u tha në deklaratën e sekretarit Rubio.
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në janar zhvilluan një bisedë në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos. Pas atij takimi, Vuçiq deklaroi se përpara Serbisë janë vendosur “dy kushte formale” për nisjen e Dialogut Strategjik me SHBA-në.
Një nga këto kushte, sipas tij, lidhet me energjetikën, dhe tjera ka natyrë politike. Që nga atëherë, as Beogradi e as Uashingtoni nuk janë prononcuar mbi këto kushte.
Dialogu Strategjik, që SHBA-ja e zhvillon me dhjetëra vende të botës me qëllim që të thellojë bashkëpunimin, përfshin një gamë të gjerë fushash, duke nisur nga ekonomia, siguria dhe politika e jashtme.
Reduktimi i varësisë energjetike të Ballkanit Perëndimor nga Rusia është përfshirë në mesin e objektivave të Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, i miratuar në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.
Në të njëjtin akt, si qëllim përmendet edhe reduktimi i ndikimit kinez në rajon.
Përparimi i menjëhershëm në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës është përcaktuar gjithashtu si një nga synimet e Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump, e nënshkroi më 19 dhjetor, shkruan Rel.
Sipas këtij akti, SHBA-ja mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që bazohet në njohje të ndërsjellë.
Në gusht të vitit 2025 ishte njoftuar se do të niste Dialogu Strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së, por deri më tani ky proces nuk ka filluar.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Shkurt22:06
“E thera si derr”, i moshuari dëshmi shokuese për vrasjen e të vëllait me thikë. Një palë çelësa çuan në krimin fatal
“E thera si derr”, thuhet se i tha policisë 64-vjeçari që vrau vëllanë e tij 67-vjeçar në shtëpinë ...
BOTA
15 Shkurt21:23
Përmbytje dhe stuhi godasin Evropën Perëndimore! 16 të vdekur në Portugali
Stuhitë e njëpasnjëshme që goditën bregdetet e Evropës Perëndimore në ditët e fundit kanë shkaktuar shkatë...
BOTA
15 Shkurt21:13
“Të taksojmë të pasurit”, politikania e majtë filmohet me Audi 100 mijë eurosh (VIDEO)
"Të flasësh majtas, të jetosh djathtas" është një shprehje vërtet budallaqe, por megjithatë përmban një bë...
BOTA
15 Shkurt20:23
Turmat ultra-ortodokse ndjekin ushtaret femra izraelite, përleshje me forcat e rendit (VIDEO)
Policia izraelite të dielën (15 shkurt) shpëtoi dy ushtare femra nga qyteti kryesisht ultraortodoks i Bnei Brak, mes një turme të zem&e...
BOTA
15 Shkurt19:50
FOTO/ Kjo është bretkosa, helmi i së cilës vrau opozitarin rus. Pse është kaq vdekjeprurëse
Kremlini i Vladimir Putinit "ka pasur në zotërim" toksinën vdekjeprurëse të bretkosës që u gjet në trupin e liderit t&...
BOTA
15 Shkurt19:17
Dhurata luksoze, seks dhe shantazh. Si po ua djeg karrierën financuesi satanik figurave të famshme dhe roli i shërbimit sekret rus
Ndërsa Princi Andrew i Britanisë po hetohet nëse i ka dhënë Jeffrey Epstein dokumente shtetërore tepër sekrete, Norvegjia p...
BOTA
15 Shkurt18:52
Presioni ndaj Iranit, imazhet satelitore tregojnë luftë-anijen amerikane në brigjet e Omanit
Imazhet satelitore treguan aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln, pranë brigjeve të Omanit të dielën (15 shkurt).
Reuters k...
BOTA
15 Shkurt18:47
Rubio: SHBA-të nuk kanë plane për t’u larguar nga NATO
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për t'u larguar nga NATO.
Sipas Ukrinform, ai e tha k...
BOTA
15 Shkurt18:45
Sekretari i Shtetit i SHBA, takohet me kryeministrin dhe presidentin sllovak për bisedime
Udhëheqësit më të lartë të Sllovakisë, presidenti Peter Pellegrini dhe kryeministri Robert Fico, u takuan me Sekretarin e Sht...