Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

RUSI- Zyrtarët rusë kërcënuan të shtunën Perëndimin me një përshkallëzim të pakontrolluar të luftës, si dhe Ukrainën se do të shkatërrojnë Kievin. Komentet vijnë ndërsa udhëheqësit perëndimorë diskutuan nëse do të lejojnë Ukrainën të përdorte armët për sulme më në thellësi të territorit rus.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të premten vonë në mbrëmje se plani i tij për të arritur fitoren varej nga vendimi i Uashingtonit, çka dukshëm i refererohej kërkesës së bërë prej kohësh nga Kievi për të marrë autorizim nga vendet e NATO-s, për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së zotit Zelenskiy, shkruante në aplikacionin e mesazheve 'Telegram' të shtunën se: "Duhen vendime të forta. Terrori mund të ndalet duke shkatërruar objektet ushtarake në origjinë".
Kievi ka thënë se sulme të tilla janë jetike për përpjekjet e vendit për të kufizuar aftësinë e Moskës për të sulmuar Ukrainën, por deri më tani aleatët kanë hezituar ta lejojnë një gjë të tillë, nga droja për një përshkallëzim të konfliktit e mes dyshimeve në efikasitetin e këtyre sulmeve.
Ndërsa mbi këtë çështje nuk është marrë ende asnjë vendim zyrtar, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pretendoi se vendimi ishte marrë tashmë dhe se i ishte komunikuar Kievit. Ai shtoi se Moska do të duhej të përgjigjej me veprimet e saj.
"Vendimi është marrë, u është dhënë liri e plotë për të vepruar, kështu që ne jemi gati për gjithçka", kishte thënë zoti Ryabkov sipas agjencisë ruse të lajmeve 'RIA'.
"Ne do të reagojmë në një mënyrë që nuk do të jetë aspak e këndshme", shtonte ai.
Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, tha se Perëndimi po vinte në provë durimin e Rusisë, duke shtuar se ai, nuk ishte i pakufishëm.
Zoti Medvedev tha se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, që zoti Zelenskiy e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm që po ngadalëson përparimin e Rusisë, i ka krijuar tashmë Moskës baza ligjore, për të përdorur arsenalin e saj bërthamor.
Zoti Medvedev tha se Moska ose mund të përdorë në fund armët bërthamore, ose disa nga armët e saj të reja, jo-bërthamore, por vdekjeprurëse, për një sulm në shkallë të gjerë.
"Dhe me kaq do të merrte fund. Çka do të mbetej do të ishte një vend i shkrirë, një re gjigante gri, në vend të 'nënës së qyteteve ruse", shkruante ai në 'Telegram', duke iu referuar Kievit.
Duke iu drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, zyrtari ukrainas Yermak tha se: "Kërcënimet me zë të lartë të regjimit të Putinit dëshmojnë vetëm se ai ka frikë se terrori i tij mund të marrë fund"./ VOA
KOSOVA- Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë...
SHBA- Një vepër arti ikonike është rikthyer në ekspozitë në Institutin e Artit të Çikagos pas pesë vjet&eu...
SHBA- Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luftë me Perëndimin n&eu...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë javën e ardhshme nj&eum...
EUROPA- Duke ulur kontrollin shtetëror dhe duke lejuar më shumë investime private, tregjet e energjisë në EQL mund të bëhen...
GREQIA- Greqia paraqiti masa për të rritur normën e ulët të lindshmërisë, duke filluar nga kuponë dhe përfitime p...
SHBA- Sipas organizatës ‘Feeding America’, që shpërndan ushqime për të varfërit, amerikanët hedhin rreth 41 mil...
GJERMANI- Gjermania ka rënë dakord të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe gjysmë...
Aleksandar Vuçiç BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë fjalimit të tij ditën e sotme tha se ...
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë politikë të re për Ukrainën dhe përdorimin e raketave me...