Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

EUROPA- Duke ulur kontrollin shtetëror dhe duke lejuar më shumë investime private, tregjet e energjisë në EQL mund të bëhen më konkurruese, transparente dhe efikase. Me politikat e tanishme të energjisë nuk mund të shfrytëzohet dot potenciali i plotë i aktorëve të sektorit privat (investitorëve, bizneseve dhe konsumatorëve), për të trajtuar në mënyrë efektive problemin e ndryshimeve klimatike në Europën Qendrore dhe Lindore, sipas një raporti të ri që shqyrton shtatë tregje të lira: Poloni, Bullgari, Rumani, Çeki, Sllovaki, Hungari dhe Ukrainë.
Raporti i quajtur “Energjizimi i sektorit të energjisë në Europën Qendrore-Lindore”, i koordinuar nga Instituti i Ndërmarrjeve të Varshavës, thekson se tregjet konkurruese të energjisë elektrike, dekarbonizohen 66% më shpejt se ato jokonkurruese.
Pavarësisht kësaj, rajoni i EQL-së ende nuk e ka shfrytëzuar plotësisht potencialin e tregut. Studiuesit kanë spikatur 40 barriera të ndryshme që pengojnë konkurrencën, rrisin kostot e biznesit dhe pengojnë investimet private, duke ngadalësuar dekarbonizimin në këto vende.
Liria ekonomike ndryshon në të gjithë rajonin e EQL-së. Çekia renditet më lart, me një treg relativisht të liberalizuar, më pak pengesa për hyrjen e investimeve dhe një rregullore më transparente. Sidoqoftë, edhe këtu, mbeten pengesa të rëndësishme. Për shembull, përfundimi i një projekti të fermave të erës kërkon të paktën shtatë vjet, për shkak të vonesave burokratike.
Rumania, me pengesa të moderuara, ka një klimë investimi përgjithësisht të volitshme. Ndërsa Hungaria është më pak e lirë ekonomikisht, karakterizohet nga kontrolli i fortë i qeverisë dhe ndryshimet e shpeshta legjislative, gjë që krijon një mjedis të paqëndrueshëm për investitorët. Bullgaria përballet me sfida thelbësore, duke përfshirë burokracinë e lartë dhe paqëndrueshmërinë rregullatore, gjë që pengon investimet private.
Në Poloni, tregu i energjisë është i shtetëzuar, ku kompanitë shtetërore prodhojnë rreth 70% të energjisë së vendit, duke penguar investimet private. Fuqia e madhe e zotëruar nga zyrtarët qeveritarë, gjithashtu bllokon investimet private në kapacitete të reja energjetike, siç janë Reaktorët e Vegjël Modularë, që prodhojnë energji bërthamore.
Anasjelltas, Ukraina ka bërë një përparim të dukshëm në pakësimin e burokracisë, veçanërisht pas pushtimit rus në vitin 2022. Vendi ka zbatuar procedura të dixhitalizuara, ka pakësuar inspektimet dhe ka mundësuar përjashtime tatimore për projekte të rëndësishme investimesh, duke mbështetur aktivitetin ekonomik dhe duke përmirësuar teknologjitë e pastra.
Një sfidë e përbashkët për të gjitha vendet e EQL-së është infrastruktura. Rajoni përbën vetëm 13% të kapacitetit të lidhjes së brendshme infrastrukturore të BE-së, pavarësisht se aty ndodhet 28,64% e popullsisë së BE-së, dhe përbën 15% të PBB-së së bllokut dhe 17% të kërkesës për energji elektrike.
Modernizimi i rrjetit dhe lidhjeve, janë thelbësore për të lehtësuar tranzicionin e energjisë. Raporti gjithashtu sheh me sy kritik ndikimin e politikave të BE-së për klimën, në tregjet e energjisë në EQL. Edhe pse BE-ja nxit hapjen dhe integrimin e tregut, ajo gjithashtu lejon programe që shtrembërojnë tregun, si Sistemi i Tregtimit të Emetimeve (ETS) dhe Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).
Raporti mbështet një “Pakt për Lirinë” midis vendeve të EQL-së, për të integruar politikat e tyre ekonomike me tregun e energjisë, duke e vështruar Europën Qendrore dhe Lindore si një zonë të veçantë të përbashkët ekonomike. Raporti argumenton se ky kuadër do të harmonizonte rregulloret dhe zgjidhjet e taksave, duke nxitur një ekosistem energjik më koherent dhe të ndërlidhur, për mbi 110 milionë njerëz dhe duke ulur emetimet e karbonit.
Këshilla të tjera kryesore nga raporti përfshijnë heqjen e pengesave ndaj investimeve duke thjeshtuar kornizat rregullatore dhe pakësimin e burokracisë për të tërhequr investitorët privatë dhe krijimin e stimujve financiarë, duke zhvilluar mjete financiare për të kanalizuar kapitalin në kërkim-zhvillim dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike. Raporti gjithashtu këshillon heqjen e përshkallëzuar të subvencioneve që do të zbusnin shtrembërimet e tregut dhe do të nxisnin konkurrencën e ndershme, si dhe një rivlerësim të politikës klimatike të BE-së për të rregulluar normat e TVSH-së dhe për të zvogëluar barrën e konsumatorëve.
Më shumë kapital privat do të çojë në çmime më të ulëta të energjisë
Nevojiten rreth 100 miliardë dollarë në vit në kërkimin dhe zhvillimin e energjisë së pastër, për të zbutur efektet negative të ndryshimeve klimatike, dhe kapitali privat mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi, thuhet në raport. Edhe në kushtet e tanishme të pafavorshme, 77% e kompanive në rajonin e EQL-së po investojnë në zhvillimin e biznesit, ku kapitali privat përbën gati 70% të investimeve në burimet e ripërtëritshme. Kjo nxjerr në pah potencialin e politikave të orientuara nga tregu për të tërhequr më shumë kapital privat, duke çuar në uljen e çmimeve të energjisë dhe zbutjen e varfërisë, një çështje e rëndësishme në rajon.
“Duke ulur kontrollin shtetëror dhe duke lejuar më shumë investime private, tregjet mund të bëhen më konkurruese, transparente dhe efikase”, përfundon raporti.
“Kjo mund të çojë në përmirësimin e infrastrukturës, nxitjen e risisë dhe në një sektor energjie më elastik”. / Monitor
GREQIA- Greqia paraqiti masa për të rritur normën e ulët të lindshmërisë, duke filluar nga kuponë dhe përfitime p...
SHBA- Sipas organizatës ‘Feeding America’, që shpërndan ushqime për të varfërit, amerikanët hedhin rreth 41 mil...
GJERMANI- Gjermania ka rënë dakord të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe gjysmë...
Aleksandar Vuçiç BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë fjalimit të tij ditën e sotme tha se ...
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë politikë të re për Ukrainën dhe përdorimin e raketave me...
SHBA- Prania e Laura Loomer, një prej teoricieneve të konspiracionit të së djathtës në fushatën e fushatën e Donald Tr...
Papa Françesku SHBA- Papa Françesku ka kritikuar ashpër ish-presidentitn Donald Trump dhe Kamala Harris teksa e përshkroi zgjedhje...
ZVICËR- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrsajen e modeles zviceriane, Kristina Joksimoviç nga bashkëshorti i saj...
TURQI- Një raketë e dyshuar ruse goditi një anije mallrash të drejtuar nga Turqia në rrugë për në Ukrainë, af&eum...
Aleksandar Vuçiç BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se politikanët dhe autorite...