Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
RUSI- Rusia njoftoi të mërkurën se po e ndjek me kujdes zhvillimet në Siri dhe se është në kontakt me “ata që po kontrollojnë aktualisht situatën”, siç u shpreh. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nënvizoi nevojën e Rusisë për të garantuar sigurinë e mjediseve diplomatike dhe bazave të saj ushtarake në Siri, ku ishin dislokuar prej vitesh trupat ruse, në mbështetje të ushtrisë së Sirisë, në luftën civile.
Deklaratat e zëdhënësit Peskov u bënë disa ditë pasi rebelët sirianë hynë në Damask dhe çuan në rrëzimin nga pushteti të Presidentit Bashar -al Assad. Assadi u largua në Rusi, ku sipas autoriteteve atje, iu dha azil. Rënia e Asadit i dha gjithashtu një goditje interesave të Iranit në rajon, duke mbyllur një territor ku mund të vepronin milicitë iraniane si dhe ndërprerë një rrugë tokësore për dërgimin e armëve drejt grupit militant Hezbollah në Liban, që mbështetet prej Teheranit.
Të mërkurën, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei hodhi poshtë idenë e dobësimit të rrjetit iranian në rajon, i cili përfshin mbështetjen për militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, milicitë në Irak dhe militantët Houthi në Jemen.
Po ashtu, ai tha se ajo që ndodhi në Siri ishte rezultat i një plani mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe se gjithashtu një "shtet fqinj" i Sirisë kishte luajtur rol në rrëzimin e Assadit. Ai nuk e përmendi emrin e vendit fqinj, por Turqia, vend kufitar me Sirinë, ka qenë mbështetëse kryesore e grupeve që kundërshtonin Assadin.
Ndërsa sirianët po punojnë për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre, Papa Françesku tha të mërkurën se shpresonte për një zgjidhje politike që nxit "qëndrueshmërinë dhe bashkimin vendit".
"Lutem që populli sirian të jetojë në paqe dhe siguri në tokën e tij të dashur dhe që fetë e ndryshme të ecin së bashku në miqësi dhe me respekt të ndërsjellë, për të mirën e atij kombi të goditur nga kaq shumë vite lufte", u shpreh Papa Françesku.
Një ditë pasi njoftoi se ishte zgjedhur për të drejtuar një qeveri të përkohshme, Mohammed al-Bashir u bëri thirrje sirianëve që janë larguar nga vendi, që të kthehen në atdhe.
Gjatë një interviste me gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ kryeministri i përkohshëm tha se kthimi në atdhe i miliona refugjatëve siriane ishte një përparësi kryesore dhe se talenti dhe përvoja e tyre do të “bëjë të mundur lulëzimin e vendit”, siç u shpreh al-Bashir.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 5 milionë refugjatë sirianë jetojnë në vendet fqinje.
Një ditë më parë, i dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë Geir Pederson tha se nuk duhet nxituar për të riatdhesuar refugjatët sirianë pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit. Ai e cilësoi gjendjen humanitare në Siri, si “katastrofike” ndërsa ekonominë e vendit “në kolaps”./ VOA
RUSI- Bashkimi Evropian lëshoi të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë, duke synuar "flotën hije" të cister...
SERBI- Qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd më ...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Al...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me raportuesin p&...
Lajçak SHKUP- Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Shku...
Varri SIRI- Varri i Hafez al- Assad i vendosur në qytetin Kardaha në veriperëndim të Sirisë ësht&eum...
Foto ilustruese GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka kërkuar të mërkurën votëbesim në Parlament për ja...
Foto ilustruese ANGLI- Gruaja e presidenti sirian, Asma al-Assad e kaloi gjysmën e jetës së saj në Mbretërinë ...
foto ilustruese HAGË- Rreth 99 vende po marrin pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të D...
donald trump SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presidentit Ba...