Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
MOSKË- Teksa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dy fuqitë kanë kontrollin e armëve lart në agjendën e tyre.
Kremlini u tha gazetarëve më 7 mars se është i hapur për dialog dhe diskutime të gjera me SHBA-në lidhur me arsenalet e tyre bërthamore pasi presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një thirrje të përgjithshme për fuqitë e tjera bërthamore që të pakësojnë stoqet e tyre.
“Dialogu mes Rusisë dhe SHBA-në mbi kontrollin e armëve është i domosdoshëm, veçmas sa i përket stabilitetit strategjik”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kjo është përgjigje ndaj komenteve të bëra një ditë më parë nga Trumpi, i cili u zotua se do ta bëjë qëllim të mandatit të tij të dytë presidencial çarmatosjen bërthamore, i cili po synon të përmirësojë raportet SHBA-Rusi dhe të hartojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.
Deklaratat nga Kremlini po ashtu u bën në kohën kur Uashingtoni po përgatitet të takohet me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite javën e ardhshme lidhur me arritjen e një marrëveshjeje, pasi zhvilluan bisedime të ngjashme me Rusinë në shkurt.
“Do të ishte mirë nëse të gjithë do të asgjësonin armët e tyre bërthamore”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale më 6 mars. “E di që Rusia dhe ne kemi më së shumti [armë bërthamore]. Për katër apo pesë vjet, Kina do të ketë numrin e njëjtë të armëve. Do të ishte mirë nëse ne do të çarmatoseshim sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur”.
Përderisa Trump foli në mënyrë specifike për stoqet bërthamore të Kinës, Rusisë dhe SHBA-së – që kanë numrin më të madh të armëve bërthamore në botë – Peskov tha se diskutimi po ashtu duhet të përfshijë fuqitë bërthamore evropiane, Britaninë dhe Francën, veçanërisht duke pasur parasysh deklaratat e bëra së fundi nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Udhëheqësi francez ka deklaruar se është i gatshëm të zgjerojë ombrellën bërthamore të shtetit të tij për shtete të tjera evropiane.
Kremlini ka kritikuar këtë ofertë të bërë nga Macroni, duke thënë se përmban “tone të shantazhit bërthamor” dhe se Franca po kërkon që të marrë “udhëheqjen bërthamore në Evropë”.
Deklarata e Trumpit për kontrollin e armëve bërthamore janë në vazhdimësi të deklaratave të bëra në shkurt, kur ai tha se dëshiron që të rinisë bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën si pjesë e një procesi ku të tri shtetet do të përgjysmonin buxhetet e tyre për mbrojtje.
Rusia dhe SHBA-ja janë fuqitë më të mëdha bërthamore në botë me mbi 5.000 koka bërthamore që ka secila, ndërkaq Kina besohet se ka rreth 500. Franca ka 290 koka bërthamore, ndërkaq Britania 225.
Rusia kishte pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për kontrollin e armëve bërthamore me SHBA-në të njohur si New START gjatë administratës paraprake amerikane të demokratit Joe Biden./REL
SHKUP- Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar më 7 mars lidhur me mungesën, për siç tha, t&e...
KINË- Kina u zotua sot (të premten) se do t’u kundërpërgjigjet tarifave të administratës Trump, të cilat Pekini i qua...
KOSOVË- Në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë, ka disa muaj që Jehona jeton me qira. Ajo mban dy punë p&eum...
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi të premten se po punohet për të bërë të mundur që të gjithë burrat...
SHBA- Presidenti Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainën. ...
UKRAINË- Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën k...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet. ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sulm...
RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Presidentitn rus Vladimir Putin ka konfirmuar se do...
BRAZIL- Ndryshimet klimatike në vendet që kultivojnë banane do të përbëjnë një kërcënim p&eu...