Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër, Violand Braçellari u shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...

SHBA- Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel në takimin e tyre të rregullt pranveror. Sikurse edhe takimi i ministrave të Mbrojtjes në shkurt, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar nga përfaqësuesi amerikan. Atëherë pjesëmarrës ishte sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe kësaj radhe është sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Kur Rubios fillimisht iu dha roli në administratën e re të presidentit Donald Trump, shumica e evropianëve u gëzuan. Ai shihej si një “transaltantist” i zjarrtë. Tani, sipas diplomatëve në NATO me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, ka një lloj nervozizmi. Ndërsa disa thonë “ai ende na kupton ne dhe aleancën”, ata pyesin se sa ndikim ka realisht ai brenda Qeverisë amerikane dhe çfarë do të thotë ai kur bëhet fjalë për Ukrainën, Rusinë dhe Kinën. Megjithatë, dy gjëra janë të qarta.
Ashtu si Hegseth, Rubio do të këmbëngulë në mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe të ketë në shumë hise sa i përket ndarjes së barrës. Dhe, sikurse në shkurt, aleatët do të shpresojnë se SHBA-ja do të rikonfirmojë angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe nenit 5 të traktatit, që ka të bëjë me mbrojtjen e ndërsjellë. Pasi që takimet e vetme të tjera të NATO-s para samitit të qershorit janë takime joformale të ministrave të Jashtëm që do të mbahen në Turqi në mesin e majit dhe të Mbrojtjes në fillim të qershorit, takimi i kësaj jave shërben, në shumë mënyra, si provë gjenerale për samitin e Hagës që do të mbahet më 24-26 qershor.
Qëllimi i atij takimi është i qartë: Të mbajë të bashkuar aleancën, duke rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kërkon që të çdo aleat të zotohet se do të shpenzojë të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin.
Kjo nismë synon të gjatë samitit ta qetësojë presidentin amerikan, Donald Trump, por disa aleatë evropianë do të hezitojnë që të zotohen shpejt për shpenzime të mëdha në mbrojtje, duke pasur parasysh se po përballen me rritje të ngadalshme ekonomike dhe me rritje të deficitit buxhetor. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që duhet vëzhguar gjatë takimit ministror është sesioni i dedikuar raporteve NATO-BE, ku blloku evropian do të përfaqësohet nga shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas.
Rubio e injoroi Kallasin kur ajo vizitoi SHBA-në më herët gjatë këtij viti dhe të gjithë diplomatët e BE-së me të cilët ka biseduar REL-i e pranuan se Uashingtoni nuk e sheh BE-në si një bashkëbiseduese serioze. Po ashtu, ka shumë tension, sidomos kur bëhet fjalë për propozimin e fundit të Komisionit Evropian mbi shpenzimet për mbrojtjen: një hua e mundshme prej 150 milionë eurosh për shtetet anëtare të BE-së për të blerë armë, por jo nga vendet jashtë Evropës. SHBA-ja është veçmas e shqetësuar ndaj çdo lëvizje që mund ta nxjerrë atë nga loja në rast se ka një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë.
Por, shqetësimi më i madh, natyrisht është marrëdhënia në tregti, që po përkeqësohet. Vetëm një ditë para takimit të NATO-s, SHBA-ja pritet të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj të gjitha importeve të automjeteve, një lëvizje që do të godasë shumë shtetet sikurse Gjermania. Kjo vjen pas taksës ekzistuese amerikane për çelikun dhe aluminin evropian, taksë ndaj të cilës Brukseli planifikon të kundërpërgjigjet me masa hakmarrëse më 13 prill.
Një tjetër i ftuar në takimin ministror është ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha. Pritet që ai të japë informacione të përditësuara sa i përket situatës në fushëbetejë, por sërish, Rubio do të jetë ai që do të jetë në qendër të vëmendjes. A do të rrisë SHBA-ja presionin ndaj Rusisë në rast se marrëveshjet për armëpushim, sa i përket infrastrukturës dhe trafikut në Detin e Zi, nuk respektohen?
Ndërkohë, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas, NSATU, do të vazhdojë të operojë. Deri më tani, gjithçka po vazhdon si më parë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim as sa i përket pozicionit të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s.
Ajo që ka ndryshuar, megjithatë, është se SHBA-ja më nuk e kryeson Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si Grupi Ramshtajn, i cili koordinon mbështetjen ushtarake për Kievin. Mbretëria e Bashkuar e ka drejtuar takimin e fundit të grupit të mbajtur në shkurt, dhe takimi i radhës, i planifikuar për 11 prill, mund të bashkëdrejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Pritet që Londra dhe Parisi po ashtu të vazhdojnë të punojnë, të paktën në margjinat e samitit ministror, mbi një forcë të mundshme sigurie në Ukrainë, në rast se një armëpushim i përhershëm hyn në fuqi. Megjithatë, detajet sikurse numri i trupave, shteteve pjesëmarrëse dhe mandati i saktë aktualisht mbeten të paqarta.
Ajo që po bëhet gjithnjë më e qartë është se puna mbi një strategji të re të NATO-s për Rusinë ka ngecur. Strategjia – e cila përcakton se si aleanca duhet të angazhohet me Moskën në të ardhmen – ishte paraparë të miratohej në samitin e Hagës. Por, Uashingtoni ka lënë të kuptohet se dëshiron të shmangë “zemërime” të mundshme në rrugën drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes dhe një dokument i tillë strategjik mund ta bëjë pikërisht këtë.
Ministrat e Jashtëm të katër partnerëve të NATO-s nga rajoni i Azi-Paqësorit – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – po ashtu do të marrin pjesë në një sesion me kërkesën e SHBA-së. Përderisa administrata amerikane e sheh Pekinin si rival, kritikat e saj publike ndaj Kinës deri më tani kanë qenë relativisht të përmbajtura. Në këtë sesion, ministrat do të jenë të interesuar të dëgjojnë pikëpamjet e Rubios mbi mënyrat se si t’iu qasen një sërë çështjesh që janë të lidhura me Kinën./ REL
IZRAEL- Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të martën pretendimin e forcave të armatosura izraelite ...
ARABIA SAUDITE- Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të vizitojë Arabinë Saudite në maj. Siç raportohet Trump n&eu...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian (BE) ka një plan të fortë për t’u kundë...
SHBA- Chuck Grassley, një nga politikanët republikanë më me ndikim dhe një aleat i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ...
SHBA- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të cilëve së bash...
MYANMAR- Një mrekulli është regjistruar në Mianmar ku një grua 63-vjeçare u shpëtua 91 orë pas tërmetit të...
EVROPË- Shitjet e automjeteve elektrike Tesla ranë në mars në shumë vende evropiane, pjesërisht për shkak se shum...
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur akt dhune të papranueshëm sulmin në Postën e Kosovës n&...
putin, dodik RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur liderin e kërkuar të serbëve etnikë të Bosnjës, Milorad Dodik, n&...
foto ilustruese LITUANI- Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur...