Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
ZVICËR- Në dokumentin përfundimtar të samitit të paqes për Ukrainën në Zvicër mbi 90 vendet pjesëmarrëse nuk arritën të kenë unanimitet. Kryesisht mbetet e diskutueshme çështja se si të përfshihet Rusia në këtë proces. Për dy ditë me radhë në fundjavë në Zvicër u diskutua për të ardhmen e Ukrainës. Rreth 100 shtetet pjesëmarrëse u mblodhën për të diskutuar në afërsi të Lucernës. Samiti u mbyll të dielën (16.06.2024) me një deklaratë përfundimtare, në të cilën 80 nga 93 pjesëmarrësit u shprehën, që "integriteti territorial" i vendit të sulmuar nga Rusia të jetë baza e një marrëveshjeje të paqes.
Në deklaratën e samitit Rusia bëhet përgjegjëse për luftën në Ukrainë, ku ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime. Këtë dokument nuk donin ta nënshkruanin ndër të tjera Brazili, Arabia-Saudite, India, Afrika e Jugut, Tajlanda, Indonezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesërisht këto shtete vazhdojnë bashkëpunimin me Rusinë në të ashtuquajturin grupi Brics dhe pavarësisht sulmit ndaj Ukrainës ruajnë raporte miqësore me Moskën. Në draftin për deklaratën përfundimtare kjo morr në konsideratë, ndaj Rusia nuk dënohet shprehimisht për sulmin e saj.
Sipas kancelarit të Austrisë Karl Nehammer fakti që disa shtete refuzuan ta nënshkruajnë dokumentin ka të bëjë vetëm me disa hollësi mbi terma të caktuara diplomatike. Por baza e përgjithshme e deklaratës nuk cënohet prej kësaj, tha Nehammer. "Ndaj nuk jam fort i shqetësuar, që dokumenti nuk u nënshkrua nga të gjithë", tha Nehammer. Ekziston dëshira për një konferencë pasuese për Ukrainën. Por është ende herët, për ta thënë, se si do të jetë formati i saj dhe nëse mund të jetë edhe Rusia pjesëmarrëse. Presidentja e Zvicrës Viola Amherd e vlerësoi deklaratën përfundimtare të samitit si një "sinjal të qartë ndaj njerëzve në Ukrainë dhe të gjithëve, që janë prekur direkt nga pasojat e luftës: Një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka vullnetin për të vënë në lëvizje ndryshimin."
"Jemi në rrugë të mbarë"
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj në ditën e parë të punimeve e vlerësoi si sukses samitin. "Eshtë një sukses i përbashkët i të gjithë atyre, që besojnë, se një botë e bashkuar, kombet e bashkuara, janë më të fortë se sulmuesi." Në mbyllje ai duke iu drejtuar pjesëmarrësve tha, se shpreson tani për rezultate të shpejta.
Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, konferenca në përgjithësi ka sjellë përparime. "Ne jemi në rrugë të mbarë." Dokumenti përfundimtar është i plotë dhe "i ekuilibruar", tha ai. Kuleba theksoi, se Ukraina nuk do të lihet vetëm, që Rusia të flasë me gjuhën ultimative. Përpara fillimit të konferencës për Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin i paraqiti kushte qeverisë në Kiev për bisedimet e paqes.
Paqja ende larg - Si do të vazhdohet më tej me Rusinë?
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi, se duhet të bëhen përpjekje për të gjetur kuadrin dhe një plan ecurie për një paqe të qendrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Ukrainë. Përfaqësues të disa vendeve kritikuan, që Rusia nuk ishte e ftuar në konferencë. Edhe kancelari gjerman tha, se është e vërtetë që paqja në Ukrainë nuk mund të arrihet pa përfshirë Rusinë në proces. Ministri i Jashtëm i Arabisë-Saudite princi Faisal bin Farhan Al-Sau tha, se bisedimet bindëse kërkojnë kompromise të vështira. Arabia-Saudite bashkë me Turqinë mund të konsiderohen si organizatoret e mundshme të konferencës pasuese.
Qëllimi i konferencës ishte, që të iniciohet një proces paqeje, në të cilin afatgjatë duhet të përfshihet edhe Rusia. Këtë radhë Moska nuk ishte ftuar dhe as nuk pati shprehur dëshirë për të marrë pjesë në konferencë.
Marre nga DW
Foto ilustruese KOSOVË- Masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa nga...
Foto ilustruese AMERIKË- Ndikimi gjithnjë e më i madh i Kinës në Amerikën Latine po nxjerr tani anët e errëta. Peki...
Foto ilustruese KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Gjakovë-Klinë....
Foto ilustruese BJELLORUSI- Prej kur lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, e ka shpallur veten sërish fitues në zgjedhjet e kontestu...
Gjermani GJERMANI- Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pas...
Time Kadrijaj KOSOVË- Serbia mbrëmjen e sotme po zhvillon ndeshjen e parë për këtë Europian ndërsa përball&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e shpallura nga ushtria izraelite të dielën se do të ndaloj...
Danilo Vuçiç GJERMANI- Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë është regjistrua ditën e so...
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite tha të dielën se do të mbajë pauza të përditshme taktike në aktivitetet e veta...
TIFOZET GJERMANI- Mbrëmjen e sotme do të zbarkojnë në fushën e blertë dy ekipet e grupit C, Anglia dhe Serbia ku do të z...