BOTA

SBASHK dorëzon peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale

I.A Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 13:32

SBASHK dorëzon peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat

KOSOVË- Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ia ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit të Kosovës një peticion që kërkon ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale që financohen nga shteti. Peticioni është nënshkruar nga 20.606 qytetarë. SBASHK-u synon që përmes kësaj nisme të adresohen disa nga sfidat me të cilat përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensione, duke kërkuar që të ketë ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se është i sigurt që kurdo që të shkojë në Parlament këto ndryshime do të miratohen, pasi tha se kanë marrë mbështetjen nga grupet parlamentare në pushtet dhe opozitë.

“Pjesë e këtij projektligjit tonë është që edhe Qeveria dhe Parlamenti t’i njohin edhe vitet 2000, 2001 e deri në korrikun e vitit 2002 si kontribut-dhënës, pra deri në momentin kur filloi së funksionuari Trusti Pensional”, tha ai për gazetarët.

Ai tha se po synohet që këta persona, që shënjestrojnë këto ndryshime, të marrin pensione të punës e jo pensione të pleqërisë, duke shtuar se vetëm në sektorin e arsimit ka mijëra të pensionuar që do të përfitonin nga ndryshime të tilla.

Ndryshimi në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti është kërkesë e kamotshme e sindikalistëve në Kosovë.

Më 2022, sindikalistët madje kishim mbajtur protesta për të kërkuar ndryshimin e një neni të këtij ligji, përmes së cilit kërkohet që përfituesit të kenë 15 vjet kontribute pensionale para 1 janarit të vitit 1999.

Ky ligj kishte pësuar ndryshime më 5 korrik 2023, duke krijuar një skemë të re pensionale për personat që nuk e kishin plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh për të përfituar nga pensioni kontribut-pagues.

Me krijimin e kësaj skeme të re pensionale përfitojnë njerëzit që ishin larguar nga puna pas datës 1 janar të vitit 1989, si rezultat i masave të dhunshme.

Sipas këtij projektligji, lartësia e pensionit parcial kontribut-pagues për secilin nivel përcaktohet duke marrë për bazë numrin e viteve të kontributeve të paguara.

Jasharaj nga SBASHK-u tha se pavarësisht se u bënë ndryshime në këtë ligj, një nen i këtij ligji prek punëtorët e arsimit dhe sektorëve të tjerë që kanë punuar gjatë viteve ’90. Ai tha se disa persona nuk kanë përfituar nga pensioni kontribut-pagues pasi nuk e kanë arritur stazhin prej 15 vjetësh për disa ditë, apo disa javë.

“Fatkeqësisht me ndryshimet në skemat pensionale që u bënë, deputetët mbase të entuziazmuar nga lajmi se do t’iu njihen vitet e 90-ta të gjithëve, pra edhe atyre të dëbuar nga puna, e kanë bërë një nen që i godet dhe prek vitet ’90 që janë të garantuara në ligjin bazik, neni 8, pika 6. Ne jemi të sigurt që deputetët do ta përmirësojnë këtë”, tha ai.

Në pikën 6 të nenit 8 të Ligjit për skema pensionale thuhet se u njihet “stazhi i punës për pension kontribut-dhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës”.

Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti zbatohet që nga viti 2014.

Pensionet në Kosovë sillen nga 100 deri në 265 euro. Fondi Pensional, ku të gjithë të punësuarit kishin kontribuar deri më 1999, është përvetësuar nga Serbia. Sipas Shoqatës së Pensionistëve, në periudhën kur në mënyrë joligjore është marrë Fondi Pensional nga ana e Serbisë, numri i pensionistëve ishte llogaritur të jetë më shumë se 89 mijë. Sipas vlerësimeve të përafërta, thuhet se shuma e Fondit Pensional të Kosovës arrin vlerën deri në 2 miliardë euro./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan