Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.
Vuçiç, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Takimet vijnë një ditë pasi protestues serbë në Zveçan, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës u përplasën me ushtarë të KFOR-it.
Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët. Protestuesit në këtë komunë, ashtu si edhe në dy të tjera, Zubin Potok dhe Leposaviq, protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.
Protestat janë duke vazhduar edhe sot. Mbrëmjen e së hënës, Vuçiç u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos përplasen me NATO-n.
Qeveria e Kosovës ka fajësuar Beogradin për “dirigjimin e turmës ekstremiste” në veri të shtetit. Por, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës dhe “të mos fshihen pas narrativëve të rremë”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Maj09:00
KFOR "i bie" të dy palëve: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri
Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar n&eum...
BOTA
30 Maj08:00
FOTO/ Serbët që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk
Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë kom...
BOTA
29 Maj22:00
Kirby: Antagonizmi i BE-së dhe SHBA-ve mund të ketë pasoja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin
Antagonizimi politik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mund të ketë pasja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin, thot&e...
BOTA
29 Maj21:00
Protestuesit serbë përplasen me KFOR-in në veriun e Kosovës
Grupe qytetarësh serbë që u mblodhën të hënën para zyrave të komunave veriore për të penguar hyrjen e kryeta...
BOTA
29 Maj19:40
Trazirat në veri të Kosovës, 30 gazetarë mbesin të bllokuar
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se 30 gazetarë janë të...
BOTA
29 Maj19:00
"Ka snajper në godina, serbët në shënjestër"/ Mediat serbe TRONDITIN me pamjet e publikuara: Në dritaren e ndërtesës...
Situata vazhdon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës. Media serbe Kurir.rs kanë publikuar foto nga godina e komun&e...
BOTA
29 Maj17:00
Zyrtarisht emoji më i përdorur në rrjetin social Twitter është...
Shumë prej nesh preferojnë që gjatë bisedave në telefon me njerëzit ose në rrjetet sociale të përdorin edhe emoji...
BOTA
29 Maj15:39
Ka nënën e sëmurë, Hashim Thaçi ka ardhur në Kosovë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, i arrestuar nga Gjykata Speciale, ka ardhur për një vizitë të shkurtër në Ko...
BOTA
29 Maj13:00
E rëndë në Greqi, në gjendje të dehur, 61-vjeçari rreh për vdekje nënën 86-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 61-vjeçar ka rrahur për vdekje nënë e tij 86-vjeçare.
8...
BOTA
29 Maj10:35
Lufta CIVILE në Sudan/ Raporti i OKB-së: 30 foshnja të sapolindura humbën jetën në spitale
SUDAN- Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se të paktën 30 foshnja të ...