Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...

Zyra e Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se Podgorica mbetet e përkushtuar ndaj “marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë” dhe bashkëpunimit në rajon, pasi Serbia konfirmoi blerjen e raketave kineze CM‑400AKG me aftësi sulmuese.
Në një përgjigje për portalin malazez, Vijesti, zyra e Millatoviqit deklaroi se Mali i Zi ka besim dhe bashkëpunim me të gjitha vendet në rajon, duke theksuar se këto janë parakushte të rëndësishme për “paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm”.
Sipas deklaratës, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO në vitin 2017 “e ka forcuar sigurinë” e këtij vendi dhe një gjë e tillë mbetet themeli i sistemit të tij të mbrojtjes.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi javën e kaluar se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina, CM‑400AKG, duke u bërë vendi i parë në Evropë që i posedon ato.
Ky veprim ndezi alarmin në rajon, sepse objektivat e këtyre raketave, me fuqi të madhe shkatërruese, mund të jenë disa qindra kilometra larg.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se me këtë blerje, Serbia shpërfaqi tendencat hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për blerjen e raketave kineze nga Serbia, ndërsa presidenti kroat, Zoran Millanoviq, tha se nuk e kupton “përse Serbia furnizohet me armë sulmuese”, duke përmendur edhe shqetësimet për prishjen e mundshme të sigurisë rajonale.
Vuçiq tha se Serbia “nuk po përgatitej për sulm”, por pretendoi se vendet fqinje, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, janë duke krijuar një aleancë ushtarake, të cilën Beogradi e sheh si kërcënim. Tri vendet i hodhën poshtë këto pretendime.
Bashkimi Evropian, ku Serbia synon të anëtarësohet, tha se rruga e saj evropiane kërkon “zgjedhje të qarta strategjike”, përfshirë shmangien e varësive që nuk janë në përputhje me integrimin evropian. NATO-ja, partnere e së cilës është Serbia, nuk reagoi ende./REL
Një histori që duket thuajse e pamundur. Ndonëse zyrtarisht ishte në arrest shtëpie, një 50-vjeçar dyshohet se ka hyr&eu...
Një luftanije e Marinës Amerikane, e cila besohet se po transporton mijëra marinsa dhe marinarë drejt Lindjes së Mesme, po afrohet n&...
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, është vrarë në një sulm ajror t&...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të martën se shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, është vrarë në...
Bank of America ka rënë dakord për zgjidhjen e një padie të ngritur në emër të viktimave të Jeffrey Eps...
Qeveria e Kubës tha, se po heton një “shkëputje të plotë” të rrjetit elektrik të vendit. Kjo ndodh ndërkoh...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se beson se do të kishte “nderin” të merrte Kubën, duke shmangur specifikimin e asaj q...
Izraeli ka ndërmarrë një sulm ajror gjatë natës në territorin iranian, duke shënjestruar kreun e Këshillit të Sig...
Një situatë alarmante shëndetësore po zhvillohet në Kent të Anglisë, ku një shpërthim i meningjitit të tipit...
Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rritje në tregjet aziatike në orët e para të mëngjesit, të ndikua...