Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SHBA- Dhjetëra qytetarë dhe banorë të përhershëm të Shteteve të Bashkuara janë të burgosur padrejtësisht në mbarë botën. Nëse konfirmohet si i emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e të dërguarit të posaçëm për pengjet, Adam Boehler do të jetë i ngarkuar me detyrën e lirimit të tyre. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit kjo do të jetë një sfidë e madhe për Boehler.
Adam Boehler është diplomuar nga Fakulteti prestigjioz Wharton i Universitetit të Pensilvanisë, është themelues dhe partner menaxhues i firmës së investimeve të kujdesit shëndetësor ‘Rubicon’ dhe ekspert i Lindjes së Mesme. Nëse konfirmohet nga Senati, ai do të marrë postin e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për çështjet e pengjeve, në rang ambasadori.
45-vjeçari Boehler është një figurë e njohur në qeverinë amerikane. Ai shërbeu në administratën e fundit të Trump, përfshirë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe ishte shefi i parë ekzekutiv i Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar. Në atë rol, Boehler shoqëroi ish-këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner në udhëtime diplomatike.
"Ne erdhëm këtu sepse pamë përkushtimin tuaj për të bërë ndryshime dhe për shkak të besimit tonë në fuqinë e rajonit."
Boehler ishte gjithashtu pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjeve të Abrahamit, që ndihmuan në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa vendeve arabe. Nëse konfirmohet nga Kongresi, Boehler do të drejtojë Zyrën e të dërguarit të posaçëm presidencial për Çështjet e Pengjeve, e cila punon me qeverinë dhe sektorin privat për të siguruar lirimin e amerikanëve të mbajtur peng apo të ndaluar padrejtësisht jashtë vendit.
Në intervista, Boehler ka folur për qasjen e ashpër që do të ndjekë administrata e re Trump, duke thënë se vendet duhet të lirojnë pengjet amerikane ose "ne do të ndërmarrim masa". Rusia, Kina, Kuba dhe Afganistani janë ndër vendet, ku shumë qytetarë dhe banorë të përhershëm të Shteteve të Bashkuara, mbahen nga autoritetet shtetërore ose grupe jo-shtetërore, thuhet në raportin e Fondacionit Foley.
Organizatat jofitimprurëse si “Hostage Aid Worldwide” mirëpritën emërimin e Boehler për çështjen e pengjeve dhe thonë se nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse për këtë çështje.
“Nëse kjo çështje nuk trajtohet në mënyrë efektive, ne mund të përballemi me një rritje të mëtejshme të këtij problemi dhe potencialisht kthimin e tij në një mjet lufte, siç po e shohim tani”, thotë Ali Arab nga organizata “Hostage Aid Worldwide”, e cila merret me ndihmën për pengjet.
Organizata “Hostage Aid Worldwide” aktualisht është në terren në Siri në kërkim të ish gazetarit dhe ish marinsit Austin Tice, i cili është mbajtur në burg për më shumë se 12 vjet.
“Një nga sfidat kryesore në Damask është se me kalimin e kohës po shtohen kufizimet për qasje në ndërtesat e burgjeve. Jemi të detyruar të përdorim metoda të ndryshme për të hyrë në ndërtesat e burgjeve”, thotë Nizar Zaka nga organizata “Hostage Aid Worldwide”
Një kërkesë kryesore e organizatave jofitimprurëse për të dërguarin e posaçëm për pengjet është komunikimi më i mirë me familjet dhe partnerët e shoqërisë civile më procesin e kthimit të sigurt të amerikanëve në shtëpi./VOA
Melania dhe Donald Trump SHBA- Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos n...
Hamas GAZA- Brigada Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar se zbatimi i armëpushimit do të varet nga p&e...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti ditën e sotme një ditë tepër emocionale për shkak të...
Trump SHBA- Më shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe nj&e...
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet izraelite të liruar nga Hamasi janë tashmë në territorin izraelit. Në Uashin...
Foto ilustruese SHBA- Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin nj&...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të shtyrë...
Trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në...
Foto ilustruese KOSOVË- NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të...
kandidatet KOSOVË- Kërkesë e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, por, mesa duket, jo mjaftueshëm popullore p&eum...