Tre viktima nga stuhitë dhe përmbytjet në Francë, qindra banorë evakuohen nga banesat
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...

SHBA- Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen në rritje të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë në Ukrainë një “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit, në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Shtetet e Bashkuara, të hënën.
Pheniani ka dërguar mijëra trupa për të ndihmuar trupat ruse. Ukraina njoftoi të hënën se luftëtarët e saj kishin vrarë ose plagosur të paktën 30 ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin rus, Kursk.
“Mbështetja e drejtpërdrejtë e Koresë së Veriut për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës shënon një zgjerim të rrezikshëm të konfliktit, me pasoja të rënda për sigurinë evropiane dhe indo-paqësore”, thuhet në deklaratë.
Ministrat e Jashtëm të Australisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesi i lartë i bllokut evropian për politikë të jashtme e nënshkruan deklaratën.
Ata thanë gjithashtu se ishin “thellësisht të shqetësuar për çdo mbështetje politike, ushtarake ose ekonomike që Rusia mund t'i ofrojë programeve për krijimin e armëve të paligjshme të Koresës së Veriut, duke përfshirë armët e shkatërrimit në masë”.
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Ekspertët thonë se Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë komuniste, të armatosur me armë bërthamore, ka prirje të kërkojë dhe marrë teknologji të avancuar nga Moska dhe përfitojë përvojë luftarake për trupat e tij.
Nënshkruesit e deklaratës thanë se ata “dënojnë me gjuhën më të ashpër bashkëpunimin ushtarak në rritje” duke përfshirë “dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për shfrytëzim në fushën e betejës kundër Ukrainës”.
Ata shtuan se eksporti i raketave balistike, predhave të artilerisë dhe materialeve të tjera ushtarake nga Pheniani në Rusi, si dhe trajnimi nga Moska i ushtarëve koreano-veriorë “paraqesin shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndërpresë menjëherë të gjithë ndihmën për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë tërheqjen e trupave të saj”, thuhet në deklaratë. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e kanë akuzuar Veriun për dërgimin e më shumë se 10,000 ushtarëve./VOA
Kamala Harris SHBA- Ndihmësit e Partisë Demokratike kanë filluar të nxjerrin ide për një rikthim politik të Kamala ...
MBRETËRI E BASHKUAR- Komisioni Evropian po e çon qeverinë britanike në gjykatë për shkeljet e dyshuara të ...
SERBIA- Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazet...
FRANCË- Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punën këtë javë, për formimin e një kabineti të ri; p&e...
SHBA- Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz tha të dielë...
Trump SHBA- Donald Trump ka thënë se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy “duhet të bëjnë një marrëveshje”...
vendngjarja SHBA- Të paktën 3 persona janë vrarë pas një të shtëna në një shkollë në Madison, të...
vendngjarje SHBA- Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e kësaj të hëne në shkollën e krishterë...
Netanyahu-Trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump thotë se ka pasur një “bisedë shumë të mirë...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia është ende në bisedime me palën siriane për statusin e baz...