Mike Pence
Një gjykatë federale apeli i hapi rrugën dëshmisë së ish-nënpresidentit, Mike Pence para një jurie të madhe që po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit te zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar dëshminë.
Nuk është ende e qartë se kur do të paraqitet Pence para jurisë së madhe, e cila prej muajsh po heton ngjarjet, që i paraprinë sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin.
Por dëshmia e zotit Pence, që vjen ndërsa ai konsideron mundësinë e kandidimit për garën presidenciale të vitit 2024-ës, do të ishte një moment kyç në hetim, duke u dhënë prokurorëve fakte nga një prej zyrtarëve më të lartë, të përfshirë drejtpërdrejtë në zhvillimet e asaj dite. Urdhri i trupit gjykues prej tre anëtarësh i Gjykatës së Apelit të Uashingtonit, nuk është bërë publik dhe asnjëra nga palët nuk përmendet me emër në procesverbalet gjyqësore të publikuara në internet.
Por apelimi për çështjen u bë vetëm disa ditë pasi një gjykatës i një gjykate më të ulët kishte vendosur që zoti Pence të dëshmonte, me gjithë kundërshtimet nga ekipi i Trump. Një avokat i Pence dhe një zëdhënës i zotit Trump nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment dhe një zëdhënës i prokurorit të posaçëm të Departamentit të Drejtësisë Jack Smith, që drejton hetimet, refuzoi të komentonte.
Vendimi i Apelit u mor nga gjyqtari Gregory Katsas, i emëruar nga ish-presidenti Trump, dhe gjyqtarët Patricia Millett dhe Gregory Wilkins, të dy të emëruar nga ish-presidenti Barack Obama. Ish-nënpresidenti Pence u thirr për të dëshmuar në fillim të këtij viti, por avokatët e zotit Trump kundërshtuan, duke përdorur si argument privilegjin ekzekutiv. Pence ka folur gjerësisht lidhur me presionin nga ish-presidenti Trump për të refuzuar fitoren e zotit Biden në ditët para 6 janarit.
Si nënpresident, Pence, kishte rolin ceremonial të drejtonte seancën e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga Kongresi, por nuk kishte kompetencë të ushtronte ndikim tek rezultatet, pavarësisht pretendimit të Trump për të kundërtën. Ish-nënpresidenti ka thënë se Trump vuri në rrezik familjen e tij dhe të gjithë të tjerët që ishin në Kapitol atë ditë dhe se historia do ta mbajë ish presidentin "përgjegjës".
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 Prill15:00
Shkrimtarja dëshmon në gjyq: Donald Trump më përdhunoi
NJU JORK– Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luks...
BOTA
27 Prill12:39
The Economist: E ardhmja e SHBA-së qëndron mbi supet e Biden
Në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA, Joe Biden do të përballet me kandidatin republikan, i cili ndoshta do të jet...
BOTA
27 Prill10:51
VIDEO/ Zbulohet gjendja e Erdogan pasi ndërpreu intervistën LIVE
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i anuloi aktivitetet e fushatës të kësaj të mërkure me këshillën e mjekëve. Kjo p...
BOTA
27 Prill10:50
Zyrtari i KiE-së: Anëtarësimi i Kosovës mund të zgjasë deri në dy vjet
KOSOVË- Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës përcolli të hënën kandidaturën e Kosovës për...
BOTA
27 Prill10:48
Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ I riu mund të ketë ende akses në informacione të klasifikuara, thirrja: Mos e lironi nga burgu
SHBA- Jack Teixeira, 21-vjeçari që publikoi një sërë dokumentesh të klasifikuara të Pentagonit dyshohet se ka ende akses ...
BOTA
26 Prill22:30
Tjetër tragjedi në det, të paktën 55 emigrantë u mbytën në brigjet e Libisë
"Të paktën 55 emigrantë u mbytën në një anije tragjike të mbytur në Libi të martën."
Lajmi u njoftua në...
BOTA
26 Prill22:18
Pritë medias në Kherson, plagoset gazetari italian, vritet përkthyesi i tij ukrainas
Një gazetar ukrainas që punonte me gazetën italiane La Repubblica u vra nga goditja me snajper në jug të Ukrainës dhe një k...
BOTA
26 Prill21:50
Në Kroaci arritën 19 të plagosur ukrainas
Në Kroaci kanë arritur 19 persona të plagosur, të shoqëruar nga familjarët e tyre nga Ukraina. Atyre u është siguruar ...
BOTA
26 Prill21:30
Analiza e VOA: Zgjedhjet presidenciale amerikane: Kush po garon e kush jo?
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi më 25 prill se do të garojë për një mandat të dytë presidencial, teksa shum&e...
BOTA
26 Prill19:20
Parlamenti Evropian: Rusia shfrytëzon Serbinë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor
Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjet e Huaja i Parlamentit Evropian, tha të mërkurën se Rusia shfrytëzon ndikimin e saj...