Sot protesta e tetë në Tiranë, thirrja e fortë: Shqipëria nuk shitet. Rama të japë dorëheqje!
Vijon vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kan&...
Vijon vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kan&...
Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar për të dytën ditë radhazi një tubim ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për të denoncuar pamjet skandaloze në qytetin e Vlorës, ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë p&e...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë në një pikë kritike në negociatat e tyre për të përfunduar fazën e parë t...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masës e sigurimit arrest në burg të dhënë më herët në munges&e...
Podcasti i Vëllezërve Veshaj është zhvendosur mbrëmjen e djeshme në bregdetin e Vlorës, ku të ftuar ishin ish-futbollist...
Futbolli shqiptar dhe kosovar është zgjuar me një lajm të rëndë. Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka humbur jetën t...
Banorë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar gjendjen e spitalit të qytetit dhe mun...
Përmes avokatit të tij, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë publike lidhur me mëny...
Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjet e Huaja i Parlamentit Evropian, tha të mërkurën se Rusia shfrytëzon ndikimin e saj në Serbi në përpjekje për të ndërhyrë në shtetet fqinje dhe të ndikojë negativisht në orientimin euroatlantik të rajonit. Kjo ndërhyrjes sipas raportit ushtrohet “në Bosnje nëpërmjet Republikës Serbe, në Mal të Zi duke shfrytëzuar ndjenjat pro serbe si dhe Kishën Ortodokse serbe dhe në Kosovë duke shfrytëzuar dhe nxitur mosmarrëveshjet ekzistuese në veriun e Kosovës”.
Rusia, thuhet më tej, ka ende ndikim të dukshëm në Ballkanin Perëndimor, me fuqinë për të ndërhyrë në përpjekjet rajonale për pajtim, integrim dhe reforma drejt demokratizimit.
Në raportin që u mbështet nga 27 përfaqësues në Komisionin për Ndërhyrjet e Huaja, ndërsa pati një votë kundër dhe një abstenim, thuhet mes tjerash se përpjekjet ruse për të ushtruar ndikim mbi Ballkanin Perëndimor, duhet parë si pjesë e një strategjie më të gjerë për të promovuar autoritarizmin në Evropë.
Në raport thuhet se mesazhi pro-rus përhapet përmes mediave në pronësi serbe dhe hungareze në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shprehet shqetësimi me “gjetjet e fundit se Serbia është vendi më i cenueshëm ndaj ndikimit të huaj negativ në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nga Rusia dhe Kina, dhe se Serbia ende nuk ka zbatuar sanksionet kundër Rusisë dhe nuk është harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”.
Në kundërshtim të qartë me sanksionet perëndimore, Serbia, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është bërë një strehë e sigurt për disa kompani ruse që kërkojnë të shmangin sanksionet e vendosura nga BE-ja, thuhet në raport në cilin theksohet se që nga korriku i vitit 2022 zyrat e RT (ish Russia Today) janë hapur në Beograd dhe ka nisur shërbimin e lajmeve në internet edhe në serbisht.
Komiteti “dënon veçanërisht ashpër hapjen e një zyre të RT-së në Beograd dhe hapjen e shërbimit të saj të lajmeve në internet në serbisht, duke lejuar kështu këtë aktor malinj të përhapë dezinformatat e tij në të gjithë rajonin”, ndërsa kërkon, që “autoritetet serbe që të harmonizohen me vendimin e Këshillit Evropian për pezullimin e veprimtarive të transmetimit” të mediave ruse Sputnik dhe RT.
Raporti vë re se Ballkani Perëndimor është një zonë e konkurrencës strategjike dhe gjeopolitike dhe disa nga vendet e tij janë të prira drejt destabilizimit, duke kërcënuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kontinentit. Vendet e treta thuhet më tej “po i shfrytëzojnë këto dobësi, duke përfshirë investimet strategjike dhe fushatat dezinformuese, duke pasur parasysh se siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e vendeve që synojnë anëtarësimin në BE janë të lidhura ngushtë me sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë demokratike të vetë Bashkimit Evropian”.
Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Ndonëse synon integrimin në BE, ajo ruan lidhje të ngushta me Rusinë, në radhë të parë për shkak mbështetjes së Kremlinit për refuzimin e Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ai dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike "të gjatë dhe ...
Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë, për herë të parë, në një takim global të...
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është i burgosur, thotë se kundër tij ka nisur një hetim i ri, këtë her&...
Para gjysmë viti serbët nga veriu i Kosovës u tërhoqën nga policia dhe drejtësia e Kosovës dhe tani për shkak të ...
SHBA- Një hap historik në tabelën politike të shahut është bërë nga republikanët pasi përdorën për...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka emëruar Pavel Ryabikin, ish-ministër i Industrisë Strategjike, si ambasador t&eum...
Vetëm disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni tjetër plastik, Christina Asten Gurkani, modelja e OnlyFans dhe vajza e cila i ngjaso...
RUSI- Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë, atletët rusë janë duke shpresuar që do t&eum...
BRITANI E MADHE- Ekspertët kanë arritur një ‘hap të rëndësishëm përpara’ në kërkimin pë...
MAQEDONI E VERIUT- Fatmata quhet emigrantja 23-vjeçare e cila vdiq të mërkurën e kaluar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia pë...