Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

SHBA- Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 30 shtator se Izraeli ka njoftuar SHBA-në se është aktualisht duke kryer disa operacione të kufizuara që kanë në shënjestër Hezbollahun brenda Libanit fqinj. Hezbollahu është një grup militant dhe një parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të Libanit jugor.
“Kjo është ajo që na kanë informuar se janë duke kryer për momentin, operacione të kufizuara që synojnë infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”, u tha gazetarëve Miller.
Më herët gjatë ditës, Izraeli paralajmëroi se mund të dërgojë trupa për ta luftuar Hezbollahun, me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, që deklaroi se do të përdorim të gjitha mjetet që mund të nevojiten... nga ajri, nga deti dhe në tokë. Këto komente u bënë në të njëjtën ditë kur ushtria izraelite shpalli disa pjesë të kufirit të saj verior me Libanin si zonë të mbyllur ushtarake, në një veprim që mund të jetë sinjal për një pushtim tokësor të Libanit.
Urdhri kufizon hyrjen dhe daljen nga komunitetet vetëm për forcat ushtarake. Qytetet përfshijnë Metulan, Misgav Amin dhe Kfar Giladin. Ky urdhër nuk do të thotë domosdoshmërisht se trupat izraelite do ta pushtojnë Libanin menjëherë, pasi që një zonë mund të shpallet zonë e mbyllura ushtarake edhe nëse zbulohet ndonjë kërcënim.
Megjithatë, ushtria izraelite ka përforcuar rëndë forcat përgjatë kufirit me Libanin në ditët e fundit, dhe komandantët kanë thënë se janë të gatshëm të dërgojnë forca nëse qeveria jep urdhrin. Hezbollahu filloi sulme me intensitet të ulët ndaj trupave izraelite një ditë pasi aleati i tij palestinez, Hamasi - grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja nisi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në luftën në Rripin e Gazës.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka vende në parlamentin libanez. Përplasjet në kufi janë përshkallëzuar shpejt këtë muaj, me Izraelin që ka kryer sulme të shumta në kufi dhe brenda territorit libanez, duke vrarë qindra njerëz, përfshirë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi një paralajmërim ndaj Iranit të hënën, vetëm disa ditë pasi një sulm ajror në jug të Bejrutit vrau liderin e grupit libanez Hezbollah, i cili mbështetet nga Teherani. Netanyahu tha se nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme ku Izraeli nuk mund të arrijë. Lideri i përkohshëm i Hezbollahut premtoi se grupi do të vazhdojë luftën pas vdekjes së liderit të tij të kahmotshëm, Hassan Nasrallah.
Izraeli gjithashtu ka vrarë disa komandantë të tjerë të lartë të grupit në ditët e fundit. Naim Kassem, në një deklaratë të transmetuar, tha se nëse Izraeli nis një ofensivë tokësore, luftëtarët e Hezbollahut janë të gatshëm. Ai shtoi se komandantët e vrarë tashmë janë zëvendësuar. Një sulm ajror të hënën në orët e para goditi një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit në atë që ishte hera e parë që kryeqyteti libanez goditet në gati një vit konflikti.
Videot tregonin ambulanca dhe turma të mbledhura pranë ndërtesës në një rrugë të frekuentuar tregtare. Ende nuk është raportuar për përplasje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut në Liban. Herën e fundit që këta dy armiq u përfshinë në luftë tokësore ishte gjatë një lufte njëmujore në vitin 2006./REL
LIBAN- Të shtëna të rënda artilerie janë dëgjuar në Libanin jugor, mes frikës për një operacion të mund...
LIBAN- Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hënën dhe pritet që të vazhdojnë t&eum...
Foto ilustruese SHBA- Vetëm këtë vit, rreth 8 milionë të rinj mbushin moshën 18 vjeçare, duke fituar të drejt&eum...
SHBA- Dy motra binjake të adoptuara nga familje të ndryshme kur ishin vetëm pesë muajshe, janë ribashkuar së fundmi në SHBA...
Foto ilustruese ITALI- Ndryshimet klimatike kanë detyruar Italinë dhe Zvicrën të rishikojnë kufijt&e...
Ryan Wesley Routh SHBA- Një burrë që, sipas autoriteteve, kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të ish-presidentit a...
GJERMANI- Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjerman...
Foto ilustruese EKUADOR- Shtatë persona janë vrarë në provincën Guayas të Ekuadorit, ku bandat rivale po luftojnë p...
Foto ilustruese SERBI- Partitë opozitare në Serbi do të mbështesnin një politikë “autoktone” të serbëve...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Pesë puonjës të Bashkisë Rrogozhinë janë vënë në pranga pasi akuzohen p...