Helmimi i 60 studentëve/ Skënder Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Siguris&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Siguris&...
Aktivisti dhe analisti i të dhënave Eden Kollçinaku ka ngritur pikëpyetje mbi rritjen e numrit të ndjekësve në faqen e kr...
Ekonomia shqiptare po vijon të orientohet gjithnjë e më shumë drejt importeve, ndërsa sektori prodhues dhe eksportues mbetet në ...
“Babai ynë humbi jetën para syve tanë, ndërsa askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar.” Me këto fjalë të ...
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj dhe i gjetur pas më shumë se dy javësh ...
Gjatë një prononcimi të fundit për mediat, debati mes përfaqësuesit të mazhorancës socialiste, Taulant Balla, dhe gaze...
Vijon jehona e eliminimit të Turqisë nga Kupa e Botës 2026. Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s riluajtjen e ndeshjes së h...
Me Kupën e Botës FIFA 2026 në kulmin e saj, po shohim disa nga lojtarët më të mirë në planet duke luftuar p&...
Inteligjenca letoneze po paralajmëron se Rusia po përgatit provokime të mundshme kundër shteteve baltike ose Polonisë, duke...
Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor,...

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një paralajmërim të qartë ndaj aleatëve evropianë të NATO-s, duke kërkuar që ata të marrin pjesën kryesore të barrës së mbrojtjes konvencionale të Aleancës deri në vitin 2027. Në të kundërt, Uashingtoni ka sinjalizuar se mund të tërhiqet nga disa mekanizma të bashkëpunimit mbrojtës brenda NATO-s.
Sipas burimeve të Reuters, mesazhi është përcjellë këtë javë gjatë një takimi në Pentagon, mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe delegacioneve evropiane. Zyrtarët amerikanë theksuan se Evropa nuk ka përmbushur ende pritshmëritë për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, pavarësisht shtimit të buxheteve të mbrojtjes pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Nëse Evropa nuk arrin të përmbushë afatin e vendosur, SHBA-të mund të kufizojnë rolin e tyre në koordinimin e mbrojtjes brenda NATO-s, çka do të ndryshonte ndjeshëm ekuilibrat e sigurisë në kontinent.
Burimet theksojnë se afati i vitit 2027 përfshin përgjegjësi që variojnë nga inteligjenca dhe raketat, deri te kapacitetet konvencionale jo-bërthamore, përfshirë trupat dhe pajisjet ushtarake. Megjithatë, zyrtarët amerikanë nuk kanë sqaruar se si do të matet progresi i Evropës në këtë drejtim.
Një pjesë e analistëve e lidhin këtë kërkesë me qëndrimet e administratës Trump, e cila ka bërë të qartë se kërkon një shpërndarje më të drejtë të barrës së sigurisë.
Nga ana tjetër, disa zyrtarë evropianë e konsiderojnë afatin deri në vitin 2027 të parealizueshëm, duke argumentuar se kontinenti nuk ka ende kapacitetet industriale, teknike dhe logjistike për të zëvendësuar rolin e SHBA-së në një periudhë kaq të shkurtër.
Përveç burimeve financiare, Evropa përballet me vonesat në prodhimin e armëve dhe mungesën e sistemeve të avancuara të inteligjencës dhe zbulimit, të cilat janë aktualisht në pronësi të Shteteve të Bashkuara dhe kanë qenë vendimtare në luftën e Ukrainës.
Ky paralajmërim i ri i Uashingtonit shihet si një sinjal presioni ndaj aleatëve evropianë, për të rritur investimet dhe përgjegjësinë në mbrojtjen e kontinentit, në një kohë kur rendja drejt vetëpërgjegjësisë ushtarake po shihet si e pashmangshme për NATO-n pas vitit 2027.
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kanada. Sipas Inst...
Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë tre vjeç, u vranë në një sulm në një hotel n&eum...
Me një postim në platformën Truth Social, Donald Trump zbuloi se ka marrë një telefonatë nga Cristiano Ronaldo. Në postimi...
Një sulm me dron në qytetin Kalogi, në rajonin e Kordofanit Jugor të Sudanit, ka goditur një çerdhe duke vrarë të pa...
Të hënën, presidenti i saj Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Fri...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në &Cc...
Qeveria kanadeze njoftoi se ka hequr Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin. Gjithashtu ata hoqën edhe Hayat Tahrir a...
Për dy vjet, gjatë kohës së luftës në Gaza, të gjitha festimet publike të Krishtlindjeve në Betelehem, në Br...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në jug të ishullit të Kretës, ku nj&eum...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qendrën historike të qytetit të Corleones, ku një grua vrau vajzën e saj me aftësi ...