Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çelikut dhe aluminit në 25 për qind më 12 mars, duke premtuar se tarifa do të ndihmojë krijimin e vendeve të punës në fabrikat në SHBA, në një kohë kur kërcënimet e tij me tarifa kanë tronditur tregun global.
Bashkimi Evropian tha se do të përgjigjet ndaj hyrjes në fuqi të tarifave amerikane me kundërmasa. Trump hoqi të gjitha përjashtimet e bëra nga tarifat e vendosura nga ai më 2018 ndaj metaleve, duke rritur po ashtu tarifat për aluminin nga 10 në 25 për qind.
Ndaras, Trump ka vendosur tarifa të veçanta ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dhe po ashtu ka thënë se ka në plan që të vendosë tarifa ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, Brazili dhe Koreja e Jugut me qëllim që të vendosë taksa “reciproke” që do të hyjnë në fuqi më 2 prill.
Trump u tha udhëheqësve të biznesit gjatë një tryeze diskutimi të martën se tarifat po bëjnë që kompanitë të investojnë në fabrikat amerikane.
Po të martën, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 50 për qind ndaj çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, por vendosi që kjo masë të jetë në 25 për qind pasi provinca e Ontarios hoqi dorë nga planet për të vendosur një tarifë shtesë ndaj energjisë elektrike që shet në Miçigan, Minesota dhe Nju Jork.
BE-ja, ndërkaq, më 12 mars njoftoi për kundërmasa që tha se do të hyjnë në fuqi më 1 prill, pas njoftimit të Trumpit për tarifa prej 25 për qind ndaj të gjitha importeve të çelikut dhe aluminit.
“Teksa SHBA-ja po vendos tarifa në vlerë prej 28 miliardë dollarësh, ne po përgjigjemi me kundërmasa në vlerë prej 26 miliardë eurosh [28 miliardë dollarë]”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate.
KE-ja menaxhon konfliktet tregtare dhe komerciale në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së.
“Ne gjithmonë mbesim të hapur për negociata. Ne besojmë fuqishëm që në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët që të rëndojmë ekonomitë tona me tarifa”, tha von der Leyen.
KE-ja tha se nga kundërmasat do të goditen produktet e çelikut dhe aluminit, por edhe të tekstilit, prodhimet e lëkurës, pajisjet shtëpiake, produktet të plastikës dhe drurit. Produktet bujqësore do të preken po ashtu, përfshirë shpendët, mishi i viçit, disa produkte deti, frutat e thata, vezët, sheqeri dhe perimet.
Më 2018, gjatë mandatit të parë presidencial, Trump kishte vendosur tarifa ndaj aluminit dhe çelikut, por ato humbën efektin për shkak të përjashtimeve të bëra.
Pasi Kanadaja dhe Meksika ishin pajtuar me kërkesën e tij për rishikimin e një marrëveshjeje tregtare të Amerikës së Veriut më 2020, këto dy shtete shmangën taksa ndaj importeve të metaleve. Partnerët e tjerë tregtarë të SHBA-së kishin kuota për import të cilat zëvendësuan tarifat. Po ashtu, gjatë mandatit të parë të Trumpit, u lejua që kompanitë amerikane të kërkonin përjashtime nga tarifat, nëse, për shembull, nuk mund të gjenin sasinë e nevojshme të çelikut te prodhuesit vendas.
Përderisa tarifat e Trumpit mund të ndihmojnë fabrikat e çelikut dhe aluminit në SHBA, ato mund të rrisin çmimet për prodhuesit që i përdorin metalet si lëndë të parë.
Trump i sheh tarifat si një mënyrë për të rritur fabrikat vendase dhe Shtëpia e Bardhë ka theksuar se Volvo, Volkswagen dhe Honda po e shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të pranisë së tyre në SHBA. Megjithatë, mundësia e çmimeve më të larta, shitjeve më të ulëta dhe fitimeve më të vogla mund të bëjë që disa kompani të hezitojnë që të investojnë në objekte të reja prodhimi./REL
foto ilustruese SARAJEVË- Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë është tensionuar shumë së fundmi për shkak t&...
takimi KIEV- Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë&nbs...
RUSI- Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutuar një plan p&e...
SHBA- Kërcënimi i Presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe çelikut kan...
pamje nga amazon BRAZIL- Një autostradë e re me katër korsi që rrafshon dhjetëra mijëra hektarë pyje të mbrojtur t&...
foto ilustruese SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi të martën një plan afatshkurtër p&e...
Foto ilustruese SHBA - Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndë...
SHBA- Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) kanë filluar një shkatërri...
SHBA- Siç thotë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, topi është tani në fushën e Rusisë. Ky është një...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se Bashkimi Evropian mirëpre...