“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TURQI - Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë. Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në zjarrin shkatërrues në një hotel të njohur me 234 vizitorë. Shumë të tjerë u plagosën.
Të mbijetuarit e hotelit zakonisht të mirëfrekuentuar përshkruajnë skena dramatike paniku nga nata e zjarrit: shumë vetë nuk gjenin dot rrugën e daljes nëpër korridoret e mbushura me tym, ndërsa të tjerë u hodhën nga dritaret të dëshpëruar. Disa raportojnë se njerëzit në katet e sipërme madje bënin litarë të improvizuar nga çarçafët nga kati i 11-të për të shpëtuar në thellësi.
Pyetje dhe hetime të hapura
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. Hetimet aktualisht janë fokusuar tek mangësitë në mbrojtjen nga zjarri të hotelit, dhe nëse ato kanë luajtur rol për katastrofën. Po verifikohet kontrollohet, nëse janë respektuar masat e parashikuara të sigurisë. Dëshmitarët okularë raportuan mungesën e sistemeve të alarmit për zjarr, shkallëve të posaçme në rast zjarri dhe mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit.
Hoteli, një ndërtesë shumëkatëshe me fasadë druri në një kodër të pjerrët, është një destinacion i preferuar për turistët vendas. Ekspertët pyesin se pse nuk ka pasur qendër zjarrfikësish në zonën përreth dhe pse shërbimeve të para të emergjencës iu deshën tre çerek ore për të arritur në vendin e zjarrit.
Akuza të rënda nga opozita
Mbetet gjithashtu e paqartë se cili autoritet ishte përgjegjës për inspektimin e fundit të sigurisë nga zjarri në hotel dhe kush e ka lëshuar për herë të fundit licencën e funksionimit. Kryebashkiaku i Bolu, Tanju Özcan nga partia opozitare CHP, hedh poshtë përgjegjësinë e qytetit dhe tregon me gisht Ministrinë e Turizmit. Ministri i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, nga ana tjetër, fajëson zjarrfikësit lokal.
Kurse partia opozitare, CHP akuzon qeverinë për lehtësimin e rregulloreve të sigurisë nga zjarri në vitin 2012. Ajo kritikon gjithashtu mungesën e një sistemi spërkatës në hotel, i cili mund të kishte ngadalësuar përhapjen e zjarrit. Sipas rregulloreve aktuale të sigurisë nga zjarri nga viti 2007, një sistem spërkatës është i detyrueshëm në hotelet e kësaj madhësie.
Ali Mahir Basarir, nënkryetar i grupit parlamentar të CHP-së, sheh një problem tjetër: konfliktin e interesit për Ministrin e Turizmit, i cili është edhe pronar i operatorit të madh turistik ETS. Ky operator turistik e ka vlerësuar shumë pozitivisht hotelin në fjalë. Basariri kërkon dorëheqjen e ministrit. Në këtë kontekst ka shpërthyer edhe një debat tjetër në Turqi, që lidhet më shumë me faktin që disa ministra turq vazhdojnë të ndjekin interesa biznesi duke mbajtur poste politike.
Të dyja palët përgjegjëse
Disa qendra profesioniste dhe ekspertët që kanë komentuar fatkeqësinë nga zjarri në Bolu pajtohen në një pikë: padyshim kishte mangësi serioze në mbrojtjen nga zjarri të hotelit ose monitorimin e tij. Sipas vlerësimit të tyre, me masat e duhura, tragjedi të tilla mund të shmangen. Kurse numrin e lartë të vdekjeve ato e lidhin me dështimin masiv të autoriteteve.
Erol Percin nga Dhoma Turke e Inxhinierëve dhe Arkitektëve në Bolu theksoi në një intervistë për DW: "Nëse të gjithë të përfshirët do të kishin marrë përgjegjësinë e tyre dhe do të respektonin rregulloret, sot nuk do të flisnim për 76 vdekje, por vetëm për humbje ekonomike”. (Shën. red. Në momentin e intervistës, numri i vdekjeve ishte 76.)
Fatkeqësisht, katastrofa e zjarrit në Bolu nuk është një rast i izoluar. Turqia është goditur vazhdimisht nga fatkeqësi të rënda në të kaluarën, kjo shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë. Të martën, pak pas zjarrit në Bolu, një shpërthim ndodhi edhe në një resort skish në qytetin qendror të Anadollit, Sivas, ku mbetën të plagosur katër persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Pranverën e kaluar, një zjarr në klubin e natës Masquerade në Stamboll u mori jetën 29 personave. Sipas ekspertëve, defektet të rëndësishme në ndërtim luajtën një rol vendimtar në tërmetin shkatërrues të shkurtit 2023./DW
Donald Trump SHBA - Peshkopi Mariann Budde drejtoi një ditë më parë shërbimin kombëtar të lutjes të ndjekur nga Pre...
ARABIA- Agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite raportoi se princi i kurorës i vendit synon të investojë qindra miliarda n&eu...
DAVOS- Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, është duke i shpeshtuar thirrjet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, pr...
SHBA- Presidenti Donald Trump shpalli të mërkurën lëvizjen Houthi të Jemenit, të njohur zyrtarisht si Ansar Allah si "organizat&...
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, ...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të ...
Donald Trump SHBA - Deri tani nuk ka pasur ndonjë veprim të madh lidhur me raportet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, edhe pas marr...
Kuvendi në Malin e Zi MAL I ZI - Opozita në Mal të Zi ka deklaruar, se se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës s&eum...
Zjarri Turqi TURQI - Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se...
Donald Trump SHBA - Politikat e emigracionit të Donald Trump ka të ngjarë të ndikojnë në debatin e politikave të migraci...